Blloku Të Kripura
Repertori i kryeministrit – Kinostudio “Shqipëria e Re”
Së fundmi kryeministri ka nisur një praktikë të re komunikimi për rregullimin e imazhit të vet: diskutimin në rrjete sociale me komentues spontanë.
Natyisht komentet krijohen nga postimet e kryeministrit, i cili mandej përzgjedh se kujt do t’i përgjigjet dhe për çfarë do të përgjigjet.
George Soros kërkon strehim politik në Shqipëri
Sfida antikorrupsion: Qytetari dixhital, Erjon Braçe apo sinjalizuesit?
Zyra e BE-së në Tiranë ia ka bërë të qartë qeverisë Rama se ajo po monitoron me rreptësi të madhe denoncimin e korrupsiuonit në radhët e saj. Tani që ligji për sinjalizuesit në administratën publike është miratuar, Romana Vlahutin ka theksuar se qeveria është e detyruar të arrijë normën denoncuese të Qytetarit Dixhital, i cili ka kontribute në krijimin e një perceptimi të saktë mbi batërdinë që bëhet në këtë vend me pasurinë publike.
Amerika ka rënë brenda me Saliun
A ka ndonjë shqiptar që nuk do të dijë se cilat janë objektivat e SHBA-së në Ballkan dhe në Shqipëri? Me siguri që jo, nuk ka. Por ja që e vërteta qëndron para syve dhe njeriu humbet fillin duke kërkuar gjetkë.
Zbardhen profecitë e Shën Kozmait për përplasjen mes Edi Ramës dhe Donald Trump
““Një marrëveshje do të thyhet dhe fytyra e mbuluar me mjaltë e qumësht do të shtrihet në tokë”.
Për disa kjo ka të bëjë me Izraelin, që në Bibël cilësohej si “vendi i qumështit dhe mjaltit” (Bibla, Numrat, 13, 27-29). Kjo do të thotë se fitorja e Trump mund të sjellë edhe fundin e Izraelit si shtet.
Mirë në Shqipëri zgjedhjet i fikso Amerika, po në Amerikë kush i fikso? Ça bëhet kshu mer jahu?!
"Lëre ca kohë këtë muhabetin e aleancës shqiptaro-amerikane. Më mirë shiko për ndonjë analizë për dollarin"!
Rreziku i fitores së Trump, qeveria shqiptare zhvendoset në Bunk'Art në datat 8 – 9 dhe 10 nëntor
Afrimi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA e bën edhe më eminent kërcënimin e Donald Trump ndaj qytetërimit perëndimor. Fitorja e republikanit nuk është më aq e pamundur, ndaj establishmenti politik botëror, ai demokratik, po përgatitet për më te keqen. Mësohet se në planet e emergjencës bën pjesë edhe qeveria e Tiranës, si një nga shtyllat e këtij qytetërimi, ndaj së cilës është sugjeruar kalimi në protokollet e mbrojtjes maksimale më 8 nëntor. Një ditë që nuk i ndahet historisë së këtij vendi. Në këtë kuadër, qeveria shqiptare ka miratuar me hollësi këtë plan masash: