Blloku Të Kripura
"Hë avokat se ti ua gjen anën: çfarë do t'u themi atyre që thonë se 7 ligjet shqyrtohen pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese"? "Po e thjeshtë: E do Dajë Semi. Pra qofte, më fal, ligje nga Daja". "Ah të keqen! Ti je juristi i drejtimit të duhur"
U miratua Reforma në Drejtësi - Pushim të hënën. Këtë se parashikonte dot as CIA
Na u tha se "reformën e do 91% e popullit". Po çfarë konkretisht?
Sot është zhvilluar një protestë. Emisioni "Stop" ka pyetur njerëzit e pranishëm se për çfarë po protestojnë dhe nga përgjigjet kupton se fjala është për reformën në drejtësi. D.m.th ajo nuk përjashtohet si temë e protestës. Na është thënë se 91% e popullit do reformën. Me siguri që ata aty nuk janë i gjithë populli, por populli ama janë. Ndaj do patur kujdes me këto përqindjet se me sa shihet e dëgjohet populli, ky që proteston, e di se përse është aty, po nuk e di mirë çfarë është reforma në drejtësi.
Inkubacioni mediatik i politikanëve të dorës së dytë
Nëse ka dy politikanë që media i ka mbështetur gjithë kohës, këta janë Eduard Selami dhe Ben Blushi. I pari, u trajtua si një lloj viktime morale e Sali Berishës, si një njeri që nuk bën kompromise dhe u deportua larg Shqipërisë.