Blloku Të Kripura

Na duan më shumë nga sa duam veten

Postuar në 13 Korrik, 2016 22:54

Edi Rama u tha “Jo”(e detyruan) amerikanëve për armët kimike dhe sot është miku i tyre në Tiranë.

Lulzim Basha po u thotë “jo” për reformën në drejtësi dhe i zhgënjeu keq.

Shumë të paparashikueshme prioritetet e SHBA: Kush e priste që shqiptarët të vlenin kaq shumë! 

Merr përgjigje dilema kombëtare se përse Spartak Ngjela nuk shkruajti pas vizitës së Nuland

Postuar në 11 Korrik, 2016 18:09

Ka shumë dyshime, madje është shqetësim kombëtar pyetja se përse sot nuk shkroi një status në Facebook Spartak Ngjela. Anglosaksoni par exellence i oborrit socialist. Mendimet janë disa, por sipas disa dëshmitarëve që e shohin sa herë avokatin duke u vërdallosur në Bllok, ai është dëgjuar të ketë thënë me zë të lartë, e duke u parë nga xhami i një lokali para të cilit kalonte: Karthago delenda est. Thuhet se ka bërë edhe një selfie kur e tha këtë.

Të porosisësh veten për të thënë "budallallëqe"

Postuar në 08 Korrik, 2016 13:18

Dikur, në kohët kur Lëvizja Socialiste për Integrim, sapo kishte dalë nga shpërgejtë e PS-së, Petrit Vasili, alter egoja e Ilir Metës në parti, do të komentonte kështu gjatë një debati televiziv disa qëndrime të Pandeli Majkos. “Ky më kujton Shvejkun që thoshte ‘ç’më duhet mua se çfarë them unë’”. Replika e gazetarit: “Po flisni për ish-kryeministrin e Shqipërisë.

"Unë mendoj ta bëjmë Liqenin e Tiranës si Shkopeti". "Po ku do ta ndërtosh Hec këtu?" "Ça heci mor babe! E kam fjalën për parkim". Gonxhe: "Ujin e heq unë se kam përvojë"

Postuar në 07 Korrik, 2016 15:13

Qeveria luan në mbrojtje

Postuar në 07 Korrik, 2016 14:13

Lul Basha poston këtë foto pas takimit Lu-Bregu. Mendohet se është shantazh për spurdhjakët që duan ta votojnë reformën në drejtësi jashtë vendimeve të partisë

Postuar në 06 Korrik, 2016 17:34

Vitet e rinisë dhe të "rrezikut anglo-amerikan për Shqipërinë"/ Ky djathtas është autori i reformës në drejtësi, versioni remix Donald Lu - Partia Socialiste

Postuar në 06 Korrik, 2016 11:26

Me fjalë proteste do ta shprehnim: Na çanë bythën deri dje me propagandën e Shqipërisë që lulëzon, na çajnë bythën sot si miq të Amerikës e fjalë e fundit e demokracisë.

Kryemimistri që përpiqet të duket si kuriozitet i përhershëm. "Sfidon" edhe kureshtjen e ligjshme për indigjenët

Postuar në 06 Korrik, 2016 11:14

Një kavalier opozitar për “Ditën e Edit”

Postuar në 04 Korrik, 2016 22:25

Sot është pavarësia e ShBA-së, por edhe ditëlindja e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Për një popull si ne mbetet dilemë se çfarë duhet të konsiderojmë “gëzim” apo ngjarje më parë: Pavarësinë e ShBA-së, apo ditëlindjen e Edi Ramës.

"Edi, ç'është ky muhabeti i grabitjes në aeroport? E kanë edhe gazetat në Turqi" "Budallallëqe! Unë e kam fajin që Trump po ecën mirë në fushatë? Thonë ngaqë ka shumë lekë..."

Postuar në 02 Korrik, 2016 16:10

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Të Kripura