Blloku Të Kripura
Ekskluzive/Del në botim libri Shënime për opozitën
Burime nga Drejtoria e Komunikimit në Kryeministri bëjnë me dije për “Të Kripura” se së shpejti del në qarkullim vepra e radhës e z. Edi Rama, “Shënime për opozitën”. Titulli krijon tingëllime të ngjashme me librin “Shënime për Kinën” të Enver Hoxhës, por është lënë i tillë meqenëse aty ka edhe kritika, por edhe vëzhgime për opozitën.
Policia i heq mbrojtjen ambasadorit të OSBE-së. Borchard ka njoftuar zyrtarisht se nuk ka frikë nga Turpi
Ekskluzive/"Dy botë", film dokumentar në Gjermani për protestën e 11 majit
Video: Rama humbi bastin dhe hipi te kali i Skënderbeut
Deputeti i ri i opozitës, Kujtim Gjuzi, ka rrëfyer në emisionin “Të Paekspozuarit” disa momente të njohjes personale me kryeministrin Edi Rama. Sipas tij z. Rama është një njeri që ka si parim kopjimin: Ai është copy paste. Kam dëshmitarë
Kështu shprehet ndër të tjera Gjuzi, ndërkohë që ka shtuar se Rama ka humbur dikur një bast dhe hipi për pasojë në kalin e Skënderbeut në sheshin qendror të Tiranës. Zoti Gjuzi deklaron se ka dëshmitarë për këtë gjë duke shtuar se Rama iku me vrap dhe nuk qerasi.
Shqiptari(qytetar) dhe Qeni
Po të kafshoi qeni, i zoti do marrë gjobë ose do shkojë në burg. Qeveria ka menduar më në fund të trajtojë ligjërisht një problem që nuk di si ta quash. Emri më i përshtatshëm është: Punë shqiposh.
Misteri që mund ta zbërthejë vetëm Bollino
A ka ndonjë gjë misterioze Shqipëria? Ku i dihet, por disa të fshehta edhe janë. P.sh ka njerëz që besojnë se në Tomorr ka një të fshehtë misterioze, apo mistike. Mister thuhet se është ta zëmë thesari i Ali Pashait, apo ka elementë misteri vetëvrasja e Mehmet Shehut.
Në media thuhet shpesh kështu për të bërë efekt: Vizita misterioze e…
Pse na streson Shqipëria
Sondazhi “Gallup 2019 Global Emotions” ka gjetur se 59% e grekëve kishin përjetuar stres gjatë 24 orëve të fundit, nivel ky më i larti në botë. Në vend të dytë vjen Shqipëria me 55%, pasuar nga Qiproja, Italia dhe Portugalia.
Për grekët mund të hamendësojmë se janë të stresuar për shkak të krizës që nuk mbaron, në Itali sepse ka një akumulim të gjatë emotiv me politikën, Qiproja dhe Portugalia për arsye që nuk i gjejmë dot.
Po Shqipëria?
A do vijnë humoristët e Shqipërisë në pushtet?
Satirë politike në kombinim me përhapjen në kohë rele dhe globale. Ja një realitet që po trondit themelet e establishment politik dhe ekonomik në mbarë botën. Komedianët – ata që të bëjnë të qeshësh duke menduar – janë shndërruar në pika referimi jo vetëm për të ankoruar kritikën e asaj që përndryshe nuk thuhet, por edhe për shpresën për ndryshim.
Qeverisja si Jerry Springer Show
Si ju duket Edi? E kemi fjalën për Edi Ramën, kryeministrin. Ja një pyetje që nuk ka të bëjë vetëm me përshtypjet mbi këtë 18 vjeçar me rreth 40 e ca vjet përvojë, por edhe mbi mënyrën sesi ekrani na e prezanton atë.
Ky ka qenë president i Republikës, mban "syze satelitore"
Pak kohë më parë, ish presidenti Bamir Topi, ka bërë të ditur, madhështinë dhe sidomos veçantinë e syzeve të diellit, që ai disponon. Në një intervistë në mes të ullishtes së banesës së tij, ish presidenti Topi, i ka deklaruar gazetares Bieta Sulo, se këto syze të rralla i shkojnë shumë formatit të tij. Mendohet se syzet e Bamir Topit janë prodhim limited edition (prodhim i limituar). Në të gjithë botën janë bërë vetëm njëqind syze të tilla. Në Ballkan, këto syze, pëveç Bamir Topit, i disponon edhe Tom Doshi dhe Nikola Gruevski.