Blloku Të Kripura

Letra e nxënësve të fillores: Xhaxhi Edi! I thuaj Babagjyshit të na sjellë një si ai oxhaku në klasë!

Postuar në 08 Janar, 2019 17:41

Xhaxhi Edi! 

Jemi bërë bashkë dhe po të shkruajmë nga klasa jonë. Po rrimë afër me njëri-tjetrin sepse është ftohtë, shumë ftohtë. Në klasën tonë nuk rrihet pa xhup. 

Kjo është letra e parë. Për të gjithë ne të klasës. Njëri tha se do donte që letrën e parë t’ia niste një vajze të klasës, një tjetër se donte që të mos shkruajë letra, por të ketë telefon si babi e të shkruajë aty, me taç. Kurse disa thanë se letra e parë duhet për Babagjyshin e Vitit të Ri. 
 
Por mësuesja na tha: 

20 artistët më ndikues të vitit 2018...Mungon Edi Rama!!!

Postuar në 03 Janar, 2019 13:31

Në mesin e dhjetorit të vitit 2018, Artsy, një platformë e njohur oline për zbulimin dhe mbledhjen e veprave të artit, publikoi një listë të atyre që i quan artistët më ndikues të vitit 2018. Në hyrje të shkrimit sqarohen edhe kriteret mbi të cilat është bërë kjo përzgjedhje që në përgjithësi merr në konsideratë inovacionin.

Lajm i mirë për ministrat e shkarkuar, Abi Bank ofron kredi të butë

Postuar në 29 Dhjetor, 2018 11:22

Proza gazetareske e Bollinos për Lalin dhe drerët e bluzës

Postuar në 23 Dhjetor, 2018 23:23

Njihuni me gazetarinë parashikuese. E prezanton media e Carlo Bollinos, shqiptarja.com. Sipas kësaj gazete, Ajola – e ka fjalën për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, të cilës i shkruan vetëm emrin – ka publikuar një foto në Instagram.  Gazetari/ja përdor ekstrapolimin për të na bindur se fotoja do të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Pasi çdo foto e çiftit të parë të Tiranës komentohet gjerësisht.

Video/Tallje me dialogun e improvizuar të kryeministrit me "studentët"

Postuar në 12 Dhjetor, 2018 11:43

Marin Mema padit kryeministrin Edi Rama

Postuar në 03 Dhjetor, 2018 02:11

Gazetari pretendon se Kryeministri ka kopjuar dhe vjedhur pjesë të idesë, realizimit dhe përmbajtjes së emisionit "Shqipëria e tjetër" në trajtimin e temave të varfërisë. 

Thjesht, më banal dhe më frikacak se Ahmeti

Postuar në 30 Nëntor, 2018 13:38

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një video montazh ku ironizohet raporti mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Mediat pranë tij e përcjellin me ngazëllim këtë gjë. 

Propozimi: Taksë qarkullimi brenda Tiranës. Do të mbulohet si "fond solidariteti"

Postuar në 28 Nëntor, 2018 19:04

Një tjetër tarifë apo taksë  për ata që hyjnë në Tiranë.  Sipas burimeve nga kabineti i z. Rama, bëhet e ditur se është duke u shqyrtuar vendosja e tarifave simbolike për kalimet e automjeteve në urat e Lanës në Tiranë. Tarifa po mendohet të mbahet gjatë pagesës së detyrimeve për automjetet, por një ide ëstë që ajo mund të paguhet edhe në parkingjet në kryeqytet, të cilat kanë vendndodhje gjeografike që e bën të detyrueshëm kalimin e tyre nga një urë.

Më solli Fatosi, gënjeva, fitova, jam rehat

Postuar në 25 Nëntor, 2018 21:54

Me propozimin e Ridvan Bodes për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Edi Rama ka hequr edhe copën e fundit të maskës që mbante deri më sot. Ai ia ka dalë  të gënjejë shumëkënd, dëshmi kjo e nivelit të inteligjencës së shoqërisë, e moralit të saj dhe e faktit tronditës se ne shqiptarët nuk e begenisim Shqipërinë.

Skandali, kalimi në Unazën e Madhe do jetë me pagesë

Postuar në 23 Nëntor, 2018 13:45

Pagesa do të vihet edhe për kalimin në Unazën e Madhe të Tiranës. Për këtë arsye kanë nisur punimet rehabilituese në rrugën "Tre dëshmorët", rruga alternative e Unazës që del në Kombinat.

Shaptilografisti

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Të Kripura