Blloku Të Kripura
Veliaj përgatit manipulimin e zgjedhjeve lokale. Krijohet Rrethi i Babagjyshit
Bashkia e Tiranës ka njoftuar sot krijimin e Rrethit të Babagjyshit. Sipas njoftimit, rrethi është një nismë për të mbledhur dëshirat e fëmijëve të kryeqytetit për Vitin e Ri, si një mënyrë për të pasuruar vizionin e Tiranës së ardhmes. Kryebashkiaku Veliaj është shprehur me këshilltarët e Bashkisë se:
Nuk ka mënyrë më të mirë për të kuptuar Tiranën që duhet të ndërtojmë sesa ëndrrat dhe dëshirat e fëmijëve
Për Hajër...Ajër Shqipërisë!
Air Albania u ngrit në qiell. E çau hapësirën shqiptare dhe e bëri sefte duke drejtuar hundën nga Stambolli. Në bordin e tij, kazanlerët më të mirë të Tiranës, të zgjedhur si pajë e martesës së lumtur të krahëve të Lasgushit me lartësitë.
Për ata që nuk e kuptojnë me kazanlerë, apo kazanllirë, kuptojmë gazetarët, të zgjedhur me kujdes – mbi kriter qytetarie mesa duket apo edhe klaustrofobie - të cilët e kanë pranuar statusin e tyre sipas etiketave që fal pa doganë Timonieri.
Hashim Thaçi kërcënon shqiptarët: O Kosovën, ose do ndaj sërish flokët me vizë në mes
Deklaratën presidenti i Kosovës, e ka bërë gjatë një diskutimi me analistë në studion e RTK. Ai ka shtuar se për këtë angazhim të ri dhe themelor për imazhin publik të Republikës ka mbështetjen direkte nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.
Nga Fshati në Qytet
Top Story, Wake Up, Top Show. Anglishtja e përuruar si gjetje oksidentale e Top-Channel, apo thënë shqip, Më të Mirit të Krejtve, pasurohet së fundmi me një tjetër emision: Open. Open është top versioni i Studio e Hapur që gazetarja Eni Vasili çon në këtë televizion, duke sugjeruar kështu një zëvendësim dinjitoz verbal për Top-Story, mandej për Të Paekspozuarit, të dy emigrantë në territore periferike.
Blendi Fevziu largohet nga Shqipëria. Ja letra e lamtumirës…
Të dashur miq, lexues dhe qytetarë!
Dëshiroj të ndaj me Ju lajmin e largimit tim nga Shqipëria dhe për pasojë edhe nga profesioni i gazetarit. Normalisht ikjet janë çështje personale – kështu është edhe në rastin tim – por unë mendoj se kam një detyrim ndaj të gjithëve për të njoftuar përfundimin e raportit tonë të gjatë gazetar – lexues-spektator – i ftuar.
Veliaj në Peshtan/Premton korsi për gomerët dhe fond për familjet që nuk u pjellin mushkat
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ndodhet në Peshtan të Tepelenës. Lajmi bëhet i ditur nga një faqe në Facebook që mban emrin Peshtani e që publikon disa foto. Peshtani është një fshat piktoresk në grykën e Këlcyrës dhe sipas burimeve të redaksisë së “Të Kripura” Veliaj ka propozuar që në fshat të ndërtohen korsi të posaçme për gomerët.
Ta kuptojmë drejt politikën e jashtme: Importojmë plehëra, eksportojmë shqiptarë
Politika shqiptare, ajo e jashtme të paktën, duhet kuptuar fare thjesht. Të paktën kjo që ndiqet nga qeveria e timonit me busull drejt Perëndimit.
2.5% e shqiptarëve pijnë kokainë. Kush nga qeveria bën pjesë te kjo pakicë e nderuar?
Edhe policia greke e pranoi gabimin. Mesa duket kemi një rast të një qytetari që ka dhënë Zekat të mirë
Skandal/Presidenti Ilir Meta bën kurban për LSI-në në Kulmak tre deshë
Kreu i shtetit ka qenë në Tomorr ku festohet festa e Abaz Aliut. Ndonëse përfaqëson unitetin e popullit, Meta thuhet se ka therur tre deshë për LSI-në, duke thënë ca fjalë yshtjeje më parë.
