Blloku Të Kripura

Çudia shqiptare/Pasagjerët që kalojnë nga Rinasi do paguajnë për autobuzin që i çon në terminal

Postuar në 21 Gusht, 2019 14:01

Deri sot veshët e qytetarëve shqiptarë kishin dëgjuar fjalën koncesion të përsëritej papushim thuajse për çdo shërbim publik. Por koncesion brenda koncesionit është ndoshta hera e parë.

Është fjala për shërbimin e transportit të brendshëm në aeroportin e Rinasit që çon pasagjerët nga avioni në terminal dhe anasjelltas. Deri më sot siç e dimë, ky shërbim është falas dhe mendohet se përfshihet në kontratën e menaxhimit të aeroportit, por tashmë kjo do t’u faturohet klientëve dhe pasagjerëve që hyjnë apo dalin në Shqipëri përmes Rinasit.

Aleanca e socialistëve me mediat kundër Rilindjes. Në pikëpyetje karriera e Taulant Ballës

Postuar në 10 Gusht, 2019 02:00

Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Partisë Socialiste u verifikuan dy zhvillime që kaluan për u raportuar në media. 

Së pari ishte debati mes kryetarit të saj Edi Rama me ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për çështjen e votimeve të 30 qershorit. Kryeministri është ankuar për pjesëmarrjen e ulët në Tiranë dhe në Shkodër por ky qëndrim është lexuar nga Bushati si goditje për të. 

Merkatua mediatike/Reis Çiço lë Klanin. Berisha hap emisionin e vet në median e Frangajt

Postuar në 08 Gusht, 2019 14:31

Marketingut mediatik të kësaj vere duket se i është shtuar një jackpot I fituar nga Tv Klan. Burime të besueshme bëjnë të ditur për “Të Kripura” se folësi i vjetër i këtij televizioni, gazetari I njohur Reis Çiço do të largohet nga ekrani i Tv Klan për t’i lënë vendin një zëvendësuesi krejt të pamundur në çdo imagjinatë. 

Propozimi i Veliajt/Bonus 10 mijë lekë për bebet meshkuj që do quhen Veting

Postuar në 05 Korrik, 2019 02:24

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur të ndjekë politika sociale në mandatin e dytë që janë të prekshme për njerëzit. Burime për redaksinë e “Të Kripura”, bëjnë me dije se Veliaj ka propozuar dhe drejtoria juridike në Bashki po bën gati draft vendimin për bonusin e bebeve.

Shpjegimi i 30 qershorit/Lali, ose një votë mbi koefiçentin e pështirosjes

Postuar në 04 Korrik, 2019 22:28

Lali, thonë se je shumë i mërzitur. Se je bërë verem si i thonë andej nga Jugu, helm. Thonë se ke marrë vetëm nja 100 mijë vota dhe se të tjerat t’i rregulloi Denari I KQZ-së. Thonë…se zyrtarisht ti ke marrë shumë vota. Ke thyer edhe rekordin madje. Por ti me firmat në procesverbale ia ke marrë dorën tani.

E akuzuan si ushtar të Sorosit, kryeministri Rama tallet me Trump dhe trumpistët e Tiranës

Postuar në 03 Korrik, 2019 15:11

Shkruan sot kryeministri Edi Rama në rrjetin social tuter:

Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter

Fake news dhe fake logjika e vullnetarëve të ambasadës amerikane

Postuar në 30 Qershor, 2019 01:16

 

Mathew Palmer shkarkohet. 

Ky “lajm” u përhap me shpejtësi në disa media online, pasuar mandej nga gjyqi politik i gazetarëve “seriozë” që ia ngopën “lajmin” të shndërruar në status “fake” Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Për ca e ca bota është katrore: shpjegohet me Kryemadhin dhe Bashën. 

“Historia” është më e thjeshtë se kaq: “lajmi” bashkë me fotomontazhin e postimit tuiter të Mike Pompeo u realizua në Paint për t’u postuar në rubrikën “Të Kripura” në ResPublica, një rubrikë humoristike. 

Bye bye Mathew! Bye Bye listë e zezë!

Postuar në 29 Qershor, 2019 20:31

Gastriti i të vërtetave që piqen në Diell

Postuar në 27 Qershor, 2019 19:32

Tashmë që presidenti i Republikës u zbyth dhe dekretoi një datë tetori për zgjedhjet, është e udhës, por edhe engledisëse për të shtyrë vapën duke aluduar se çfarë e shtyu në këtë vendim. Në këtë ulje të parakohshme pantallonash.

Ideja e parë që të vjen në mend është ajo që ngjan edhe më e vërteta: ky brumë është. Njeri i pusisë, i bandës dhe që i jep vetes më shumë rëndësi se ç’ka. Pas Ilir Metës është një histori politiko-ekonomike që kushtëzon vendimmarrjen. Plus ky ndoshta ngatërron veten me revolucione dhe demokraci duke mbajtur ca llastiqe në xhep.  

Oferta nga Beogradi/Vuçiç siguron Edi Ramën për strehim politik në Serbi

Postuar në 27 Qershor, 2019 00:38

Burime nga ambasada shqiptare në Beograd bëjnë me dije se presidenti serb Aleksander Vuçiç i ka dërguar me iniciativë të vet, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama garancitë shtetërore për strehim politik, apo strehim të përkohshëm, të drejtë kalimi tranzit në Serbi në çdo kohë. Burimet thonë se qeveria shqiptare nuk ka kthyer asnjë përgjigje, duke krijuar paqartësi mbi arsyen e kësaj oferte nga Beogradi, kur dihet fare mirë se destinacioni i parë i kryeministrit Rama është Turqia. Bëhet e ditur se z. Rama dhe z. Vuçiç kanë miqësi personale.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Të Kripura