Blloku Shkenca

Anija kozmike amerikane OSIRIS-REx kryen ulje të suksesshme në asteroidin Bennu

Postuar në 21 Tetor, 2020 03:27

Anija kozmike amerikane OSIRIS-Rex(Origins, Spectral Interpretation, Resource Identification, Security, Regolith Explorer – Sonda eksploruese e Regoliteve, sigurimit, identifikimit të burimeve dhe interpretimit spektral dhe të origjinës) është ulur për 10 sekonda në sipërfaqen e asteroidit Bennu.

Voyager 2 rikonfirmon: Densiteti jashtë sistemit diellor, më i lartë sesa brenda tij

Postuar në 20 Tetor, 2020 21:48

Hapësira ndëryjore përtej sietemit tonë diellor është më e dendur sesa ajo në sistemin tonë. Të dhënat befasuese vijnë nga sonda Voyager 2, e cila kaloi perimetrin kufitar që është nën ndikimin e Diellit në nëtor të vitit 2018. Në të vërtetë ky informacion është rikonfirmim i atij të dërguar nga sonda Voyager 1 që hyri në hapësirë ndërhyjore në vitin 2012 dhe bëri gjurmimin në një drejtim dhe rajon tjetër.

Sindroma Inflamatore Multisistemike te fëmijët për shkak të CoVid-19

Postuar në 20 Tetor, 2020 14:55

Shkencëtarët në SHBA kanë hedhur dritë mbi komplikimet afatgjata dhe shumëdrejtimëshe që CoVid-19 mund të ketë te disa fëmijë të infektuar. Në dallim me muaj më parë kur në Itali dhe Britaninë e Madhe këto komplikime u klasifikuan si zhvillimi i Sindromës së Kavasakit, sot mendimi është se kemi të bëjmëme Sindromën Inflamatore Multisistemike.

Një Nobel për "vrimat e zeza"

Postuar në 19 Tetor, 2020 00:31

 

Astrofizikanti gjerman Reinhard Genzel pak ditë më parë mori Çmimin Nobel në Fizikë. Në një intervistë për “Der Spiegel”, ai flet për mënyrën se si e zbuloi vrimën e zezë në qendër të Rrugës së Qumështit.

...

Studimi: Ka 1.8 miliardë pemë në Sahara dhe Sahel

Postuar në 16 Tetor, 2020 15:43

Një studim i ri novator i imazheve satelitore me rezolucion të lartë ka zbuluar se, ndryshe nga sa mund të mendohet, ka të paktën 1.8 miliardë pemë në shkretëtirat Sahel dhe Sahara.

Një ekip prej 24 shkencëtarësh nga e gjithë Evropa, SHBA dhe Afrika zbuluan se zona është çuditërisht e mbushur me bimë, çka do të thotë se do të duhet të rishikojmë atë që dinim për dy shkretëtirat kryesore të botës dhe madje edhe politikën publike për shpyllëzimet.

Shpërthimi i Tunguskës, teoria e re: Një asteroid hyri dhe doli nga atmosfera

Postuar në 15 Tetor, 2020 16:42

Një ekip studiesish nga Universiteti Federal Siberian në Rusi ka dalë së fundmi me një shpjegim të ri për atë që njihet si Shpërthimi i Tunguskës, ndodhur në qershor të vitit 1908. Daniil Khrenikov, kreu i studimit sugjerojnë se shpërthimi që pati pasoja të mëdha në zonë, u provokua nga një asteroid me përmbajtje hekuri, i përmasave 200 m në diametër që kaloi tangencialisht në atmosferë dhe mandej doli në hapësirë. Kjo për shkak të këndit të hyrjes. 

Zbulohet aktivizuesi i magnezit në qelizat njerëzore

Postuar në 09 Tetor, 2020 01:36

Kërkues nga universiteti i San Antonios në Teksas të SHBA kanë zbuluar se çfarë e aktivizon magnezin në qelizat njerëzore. Zbulimi konsiderohet se i jep përgjigje një misteri 100-vjeçar, i tillë për shkak se përbërësi në fjalë merr pjesë, apo ka rëndësi për shumë procese jetësore në organizëm. Sipas kërkuesve, përgjegjës për aktivizimin e joneve të magnezit në qeliza është një metabolizues i quajtur Laktate, niveli i të cilës rritet në gjak gjatë ushtrimeve intensive dhe gjatë kohës që trupi preket nga disa sëmundje si ato të zemrës, diabeti, sepsis apo kanceri.

Ndryshimet klimaterike, lulet po ndryshojnë ngjyrën

Postuar në 03 Tetor, 2020 17:15

Një studim i ri i publikuar në Current Biology hipotetizon se në 75 vitet e fundit pigmenti i luleve ka ndryshuar. Për shkak të ndryshimeve klimaterike, pigmenti ultraviolet është rritur në përgjigje të rritjes së temperaturave të përgjithshme dhe hollimit të shtresës së ozonit.

Fabula e CoVid-19 nuk ndalet/Zbulohet edhe një lidhje genetike përgjegjëse nga Neandertalët!!!

Postuar në 02 Tetor, 2020 02:07

Fabula e koronavirusit duket se nuk do të sosë ndonjëherë dhe në këtë garë fantazie shkenca ka rolin e vet. Deri më sot janë dëgjuar gjithfarë teorisht për sëmundjen pandemike, por studies nga Suedia dhe Gjermania pohojnë një gjë krejt të papritur pas një krahasimi fare të pazakontë.

Perspektivë e "re" imunologjike: Si të tolerohet CoVid-19, jo si të luftohet!

Postuar në 29 Shtator, 2020 17:18

"Avvenire" publikon sot një “gjetje” të tre mikrobiologëve italianë, Andrea Crisanti, Stefano Piccolo dhe Fulvio Ursini për asimptomatikët e pandemisë që ka mbërthyer botën. Asimptomatikët janë persona të infektuar pa simptoma dhe shqetësime dhe janë madje shumica. Çështja është se çfarë i dallon ata nga të tjerët?

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Shkenca