Blloku Shkenca
Pse disa sëmuren rëndë dhe disa Jo? Përgjigja zbulon kompleksitetin e CoVid-19
Duket se shkencëtarët po i afrohen përherë e më shumë përgjigjes se përse CoVid-19 si sëmundje e shkaktuar nga virusi SARS Cov-2, diskriminon pacientët që prek. Pra pse në disa njerëz ai manifestohet në simptoma të rënda deri në humbje jete dhe pse në disa të tjerë kalon pa shenja fare. Përgjigja sigurisht qëndron tek imuniteti, por interpretimi se sistemi imunitar godet veten në disa raste nuk shpjegon shumëçka.
100 mijë vjet konflikt mes Homo sapiensit dhe Neandertalit për Europën dhe Azinë
Rreth 600 000 vjet më parë, njerëzimi u nda më dysh. Një grup qëndroi në Afrikë, për të evoluar në atë që jemi ne sot. Grupi tjetër u drejtua përmes tokës në Azi, më pas në Europë për t’u bërë Homo neanderthalensis – Neandertalët. Ata nuk ishin paraardhësit tanë, por një specie motër, që evoluoi paralel me ne.
Zbulohet shkaku i mpiksjes së gjakut te pacientët me Covid-19
Mpiksjet e gjakut janë hasur shpesh te pacientët me infeksion të rëndë COVID-19. Një studim i ri ka zbuluar mekanizmin që mund t’i nxisë ato në pothuajse gjysmën e pacientëve.
Arkeologët turq pretendojnë se kanë zbuluar skeletin e Fermerit të Parë të Anatolisë Perëndimore
Arkeologët në Turqi pretendojnë se kanë zbuluar skeleton e atij që e quajnë Fermeri i Parë në Anatolinë Perëndimore. Gërmimet janë kryer në një zonë të quajtur Bahçelievler pranë Bilecik dhe mendohet se daton 8 500 vjet më parë. Skeleti i përket një mashkulli të moshës 14-15 vjeç dhe sipas profesorit Erkan Fidan ai është më i vjetri i gjetur në Anatolinë Perëndimore që i përket periudhës së Neolititi-Gurit të Ri.
Vitaminat A,E dhe D reduktojnë problemet e frymëmarrjes
Ata që marrin sasi të mëdha të vitaminës A, E dhe D mund të kenë më pak probleme të frymëmarrjes në moshë të rritur apo të avancuar. Në këtë përfundim kanë dalë një grup studiuesish, të cilët kanë analizuar të dhënat e një vëzhgimi afatgjatë në nivel kombëtar në Britani. Konkluzionet janë botuar në revistën “BMJ Nutrition Prevention&Health”.
Zbulohet aktivitet i pazakontë sizmik në nëntokën e Europës Veriore
Studiuesit e NASA-s, Akademisë Mbretërore Holandeze të Shkencave dhe Byrosë së Minierave Nevada kanë zbuluar aktivitet sizmik nën një rajon të Evropës Veriore. Ky aktivitet është më i fuqishëm se sa mendonin shkencëtarët më parë. Zona në fjalë nis në rajonin Eifel të Gjermanisë dhe përfshin pjesë të Belgjikës, Holandës, Francës dhe Luksemburgut.
Dëmtimet në tru, të zakonshme te pacientët e prekur nga CoVid-19
COVID-19 prish funksionin normal të trurit të pacientët e infektuar. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit në Kolegjin e Mjekësisë Baylor, pasi rishikuan 84 studime që përfshijnë më shumë se 600 pacientë të diagnostikuar me COVID-19. Mosha mesatare ishte 61 vjeç: dy të tretat e pacientëve ishin burra, ndërsa një e treta ishin gra. Autorët e studimit ekzaminuan rezultatet e elektroencefalogramëve të pacientëve - të njohur si EEG, dhe zbuluan se anomalitë e trurit në pacientët me COVID-19 ishin "të zakonshme".
Anija kozmike amerikane OSIRIS-REx kryen ulje të suksesshme në asteroidin Bennu
Anija kozmike amerikane OSIRIS-Rex(Origins, Spectral Interpretation, Resource Identification, Security, Regolith Explorer – Sonda eksploruese e Regoliteve, sigurimit, identifikimit të burimeve dhe interpretimit spektral dhe të origjinës) është ulur për 10 sekonda në sipërfaqen e asteroidit Bennu.
Voyager 2 rikonfirmon: Densiteti jashtë sistemit diellor, më i lartë sesa brenda tij
Hapësira ndëryjore përtej sietemit tonë diellor është më e dendur sesa ajo në sistemin tonë. Të dhënat befasuese vijnë nga sonda Voyager 2, e cila kaloi perimetrin kufitar që është nën ndikimin e Diellit në nëtor të vitit 2018. Në të vërtetë ky informacion është rikonfirmim i atij të dërguar nga sonda Voyager 1 që hyri në hapësirë ndërhyjore në vitin 2012 dhe bëri gjurmimin në një drejtim dhe rajon tjetër.
Sindroma Inflamatore Multisistemike te fëmijët për shkak të CoVid-19
Shkencëtarët në SHBA kanë hedhur dritë mbi komplikimet afatgjata dhe shumëdrejtimëshe që CoVid-19 mund të ketë te disa fëmijë të infektuar. Në dallim me muaj më parë kur në Itali dhe Britaninë e Madhe këto komplikime u klasifikuan si zhvillimi i Sindromës së Kavasakit, sot mendimi është se kemi të bëjmëme Sindromën Inflamatore Multisistemike.