Blloku Shkenca

Megavullkani i Alaskës që i dha goditjen përfundimtare Republikës Romake 

Postuar në 24 Qershor, 2020 13:01

 

Për shekuj me radhë, hija e një vullkani ka qëndruar mbi rënien e Republikës Romake. Historianët e lashtë flasin për zhdukjen e mistershme të Diellit pas vrasjes së Jul Çezarit në vitin 44 para Krishtit, që u pasua nga një peridhë moti të ftohtë dhe pa prodhim bujqësor. Tani, një ekip shkencëtarësh dhe historianësh ka zbuluar se një nga shpërthimet më të mëdha të njohura në histori ishte ai i vitit 43 para Krishtit — çka potencialisht çoi në dy vjet mot të pazakontë dhe uri, ndërsa republika u shpërbë dhe mori formë perandoria.

Zbulim arkeologjik monumental pranë Stonhenge në Britaninë e Madhe

Postuar në 23 Qershor, 2020 01:05

Arkeologët në Britaninë e Madhe deklarojnë se kanë zbuluar strukturën më të madhe neolitike në vend, e cila ndodhet pranë Stonhenge, një prej strukturave më të njohura arkeologjike në botë.

Kompleksi në fjalë konsiston në një rreth të krijuar nga vendosja e kolonave të ngulura thellë në tokë që shkon në 2 km në diametër. Sipas arkeologëve kompleksi në fjalë kishte për synim orientimin e njerëzve që shkonin drejt Mureve Durrington, një zonë që konsiderohej e shenjtë që ndodhet saktësisht në qendër të rrethit.

Bisha e fjetur. Vullkanet e Napolit

Postuar në 22 Qershor, 2020 19:59

  

Zhdukja permiano-triasike u provokua nga djegia e vazhdueshme e qymyrit

Postuar në 17 Qershor, 2020 14:12

Djegia në sasi të mëdha dhe në mënyrë të vazhdueshme e qymyrit në Siberi është përgjegjëse për zhdukjen më të madhe masive të provuar në historinë e planetit tonë. Shkencëtarë nga universiteti i Arizonës pretendojnë se kanë provuar se zhdukja permo-triasike u provokua nga djegia e qymyrit dhe pasojat e saj.

Misteri i CoVid-19, disa njerëz kanë kujtesë imunitare edhe pse infektohen për herë të parë

Postuar në 16 Qershor, 2020 20:41

Aleksandra Walczak, mjeke në École Normale Supérieure në Paris shprehet në një intervistë për Horizon Magazine se përgjigja e diferencuar që disa njerëz kanë ndaj CoVid-19 në raport me të tjerë është një nga pikëpyetjet më të mëdha të mjekësisë në menaxhimin e epidemisë. 

Preferenca e vezës së një femre jo përherë përputhet me zgjedhjen e partnerit prej saj

Postuar në 10 Qershor, 2020 12:39

Veza njerëzore përdor sinjalizues kimikë për të të tërhequr spermën. Dhe madje për zgjedhur spermatozoidin e fekondimit. Një studim i universitetit të Stokholmit dhe Mançesterit tregon se vezët e ndryshme të femrës tërheqin jo vetëm spermën e partnerit, por të meshujve të ndryshëm. Kjo mund të quhet si një lloj afërie kimike mes dy individëve. Studimi në fjalë tregon se përzgjedhja e partnerit mes njerëzve vazhdon edhe pas fekondimit, pra pasi veza ka zgjedhur spermën e dikujt.

Londër, dhelprat japin shenjat e para të zbutjes

Postuar në 09 Qershor, 2020 12:16

Dhelprat po evoluojnë drejt kthimit në kafshë shtëpiake. Këtë konkluzion nxjerr një studim i publikuar Proceedings of the Royal Society B sipas të cilit në Londër po vihet re një dallim mes aspekteve kraniometrike të dhelprave të fshatit dhe aty që jetojnë afër qyteteve.

Aguada Fénix, zbulohet struktura më e vjetër dhe më e madhe maja në Meksikë

Postuar në 06 Qershor, 2020 15:49

Pamje të reja ajrore mbi Meksikë kanë hedhur dritë mbi fillimet e qytetërimit Maja, i dalluar në rendin e kulturave me piramidat e veta. Qytetërimi Mesoamerikan ka lënë shenjën e vet të pangatërrueshme në historinë e njeriut, por përpara tij, majat kanë ndërtuar hapësira ceremonial të tjera, ndoshta më pak imponente, e megjithatë po aq domethënëse. Në Tobasco të Meksikës janë zbuluar strukura të gjata 1.4 km, me lartësi 15 m që datojnë 1000 vjet deri në 800 vjet para Krishtit.

Hipoteza e re për Oumuamua: Akullnajë hidrogjeni

Postuar në 31 Maj, 2020 14:19

Çfarë është Oumuamua? Identiteti i parë i sigurtë që ky objekt ka marrë është ai i objektit të parë ndëryjor që është gjurmuar të ketë hyrë në sistemin tonë diellor. Që nga viti 2017 kur edhe u konstatua vizita e tij, objekti në fjalë është studiuar gjerësisht dhe teoritë për të variojnë nga një pjesë komete te një anije hapësinore aliene.

Po vdesin masivisht lakuriqët. Një lajm i vjetër që ushqen panik

Postuar në 30 Maj, 2020 14:25

Në Indi raportohet një numër i madh lakuriqësh të vdekur në një kohë shumë të shkurtër dhe një gjë e tillë është përcjellë me panik në mediat sociale. Në Gorakhpur u regjistrua vdekja e 52 lakuriqëve brenda 60 minutave duke nxitur ide nga më të ndryshmet për atë që mund të jetë duke ndodhur.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Shkenca