Blloku Shkenca
Një tjetër efekt afatgjatë i Covid-19: redukton fertilitetin te meshkujt
Numri i madh i vdekjeve mund të mos jetë i vetmi efekt i Covid-19 në terma të reduktimit të popullatave. Shkencëtarët po ngrenë alarmin në lidhje mundësinë e dëmtimit të fertilitetit mashkullor nga koronavirusi.
Zbulohet fosili më i hershëm i një organizmi mbi Tokë
Është 635 milionë vjet e vjetër dhe i ngjan një kërpudhe. Fosili më i vjetër i një organizmi tokësor i përket kohës para shfaqjes së dinosaurve. Një studim i publikuar në revistën “Nature Communications” reflekton punën e bërë nga studiuesit e American Tech College of Science, e koordinuar nga Shuhai Xiao, së bashku me Akademinë Kineze të Shkencave, Universitetin Guizhou të Kinës dhe Universitetin Amerikan të Cincinnati-t.
Marsi ka kaluar 20 epoka akullnajash
Marsi ka kaluar rreth 20 epoka akullnajash. Një analizë e re e gjeologëve mbi planetin e kuq i ka dhënë fund debatit nëse akullnajat në Mars ishin rezultat i një epoke të gjatë akullnajore ose të shkaktuara nga epoka të veçanta të shtrira në periudha të ndryshme kohore.
E “shkruar” në kujtesën e oqeaneve/ Po jetojmë temperaturat më të larta prej 12 mijë vjetësh
Në 12 000 vitet e fundit, Toka nuk ka qenë kurrë aq e nxehtë sa tani. Gjatë kësaj kohe, temperaturat janë rritur pa luhatje, ndryshe nga hipotezat e deritanishme. Kjo është vërtetuar nga studimi i fosileve detare, i analizuar nga një ekip kërkimor ndërkombëtar i udhëhequr nga Universiteti Rutgers i ShBA.
Toka “furnizon” Hënën me ujë
Që para se misioni Apollo të zbriste në sipërfaqen e saj, Hëna mendohej si shkretëtirë në sipërfaqe, për shkak të temperaturave ekstreme dhe ashpërsisë së mjedisit hapësinor. Që nga ajo kohë, shumë studime kanë zbuluar ujë në sipërfaqen e Hënës, akull në krateret polare në hije, në shkëmbinjtë vullkanikë dhe depozita të papritura të hekurit të ndryshkur në tokën hënore. Pavarësisht nga këto gjetje, ende nuk ka një konfirmim të vërtetë për shtrirjen ose origjinën e ujërave sipërfaqësore hënore.
Truri "riciklon" neuronet për të lexuar
Truri i njeriut nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për të zhvilluar një zonë të dedikuar posaçërisht për leximin: për të njohur shkronjat dhe fjalët ripërdor neuronet që kanë evoluar në kohët antike për të rielaboruar lloje të tjera të stimujve vizualë.
Covid-19/ A duhet t’u besojmë të gjitha studimeve?
Rasti i një studimi të publikuar së fundmi në Kanada ngre edhe njëherë shqetësimin e konkluzioneve të nxituara lidhur me SARS-Cov-2, virusi që prej më shumë se një viti qarkullon në botë, por ende nuk njihet plotësisht nga shkencëtarët. Një grup studiuesish dolën në përfundimun se kolkikina (colchicine), një ilaç që përdoret për trajtimin e inflamacionit të shkaktuar nga artriti mund të reduktojë nevojën për spital të pacientëve Covid-19.
Shqetësime dhe dyshime mbi pasojat shëndetësore të gjera nga teknologjia 5G
Një opinion i publikuar së fundmi në Journal of Epidemiology&Community Health kthen në vëmendje rreziqet shëndetësore të rrjetit të telekomunikacionit 5G. Vitin që shkoi pati spekullime të shumta në media për ndikimin e mundshëm të rrjetit 5G në përhapjen e sëmundjes së CoVid-19, por një gjë e tillë përjashtohet nga shkencëtarët.
Një studim i ri gjen pikat e dobëta të kancerit
Mijëra mutacione të ndryshme gjenetike janë lidhur me kancerin, por një analizë e re e pothuajse 10 000 pacientëve zbuloi se pavarësisht origjinës së kancerit, tumoret mund të ndahen në vetëm 112 nëntipe dhe se, brenda secilit nëntip, proteinat Master Rregullator që kontrollojnë gjendjen transkriptuese të kancerit ishin praktikisht identike, pavarësisht nga mutacionet specifike gjenetike të secilit pacient.
Studimi/Qelizat kancerogjene kalojnë në gjum letargjik për t’i shpëtuar kimioterapisë
Studiuesit kanë zbuluar se qelizat kancerogjene sillen në mënyrë “hileqare” kur përballen me kimioterapinë. Ato kanë aftësinë të hyjnë në një fazë gjumi në mënyrë që të shmangin kërcënimin që u paraqitet. Sipas studimit të kryer në Universitetin e Torontos, qelizat kancerogjene “marrin peng” një mekanizëm evolucionar të mbijetesës për të kaluar në një gjendje "gjumi" derisa të ndalet kimioterapia. Krijimi i terapive që vë në shënjestër këtë sjellje të qelizës mund të parandalojë rigjenerimin e tumorit. Dr.
