Blloku Shkenca
Zbulohet proteina që lidh të gjitha llojet e tumoreve
Pavarësisht llojeve, tumoret ndahen në dy kategori, te të cilat një ekip studiuesish mbërriti duke u nisur nga fakti nëse e prodhojnë apo jo një proteinw të caktuar. Studiuesit, të udhëhequr nga shkencëtarë nga institucione të ndryshme brenda Sistemit Shëndetësor Sinai, botuan një studim në revistën “Cancer Cell”, që i lidh të gjitha format e kancerit me një transkriptues të vetëm të quajtur Yes-Associated Protein (YAP).
Ata gjetën ndryshime të dallueshme midis qelizave kancerogjene që shprehin YAP, të cilat ata i quajtën kancere "YAPon" dhe “YAPoff".
Dinozaurët, "në krizë" para asteroidit
Dinozaurët ishin në një fazë rënieje kur asteroidi që goditi Tokën 66 milionë vjet më parë i zhduku ata në mënyrë përfundimtare. Në këtë konkluzion del një studim i botuar së fundmi në revistën “Nature Communications”. Fabien Condamine, paleontolog në Institutin e Shkencës Evolucionare të Montpellier në Francë dhe autori kryesor i studimit, thotë se në kohën kur asteroidi goditi planetin tonë, larmia e dinozaurëve ishte në rënie.
Gjurmët më të hershme të një produkti kozmetik gjenden në Slloveni
Gjurmë të një produkti kozmetik të përdorur nga njerëzit para shumë mijëvjeçarësh janë gjetur në Slloveni. Një ekip studiuesish të Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Slloveni dhe Qendrës për Arkeologjinë në Ederhard Karls Universitat Tubingen në Gjermani i publikuan gjetjet e kërkimeve të tyre në revistën “Journal of Archaeological Science”.
Jemi drejt kolapsit të civilizimit
Një ekip shkencëtarësh të MIT e parashikuan fundin e civilizimit aktual brenda shekullit XXI. Në atë kohë, viti 1972, parashikimi u kritikua ashpër. Por një studim i ri i konfirmon konkluzionet që nxorën shkencëtarët e MIT 49 vjet më parë.
Kometa më e madhe e zbuluar ndonjëherë kthehet “në shtëpi”
Kometa më e madhe e zbuluar në kohët moderne pritet t’i afrohet Diellit në vitin 2031. Trupi qiellor me përmasa sa 1000-fishi i një komete të zakonshme është zbuluar falë një analize që dy profesorë të Universitetit të Pensilvanisë u bënë të dhënave që janë mbledhur përgjatë gjashtë viteve të fundit nga programi Dark Energy Survey (Vëzhgim mbi energjinë e errët). Kometa Bernardinelli-Bernstein, sipas emrave të profesorëve në fjalë (Pedro Bernardinelli dhe Gary Bernstein) ka një orbitë jashtëzakonisht të zgjatur, që do të thotë se i duhen miliona vjet për ta përshkuar.
Viktima më e hershme e një pandemie
Murtaja e ka goditur njerëzimin herë pas here përgjatë historisë së tij. Më shumë se gjysma e Europës është bërë viktimë e asaj që shekuj më parë u emërtua “Vdekja e zezë”. Ai që mund të konsiderohet viktima e parë që njihet deri tani ka jetuar 5 mijë vjet më parë. Fosilet e një njeriu, të gjetura në Letoninë e sotme, kishin bakterin Yersinia pestis, që shkakton sëmundjen.
Roli i panjohur i baktereve në procesin e plakjes
Ajo që shkenca dinte deri tani për mënyrën si funksionon procesi i plakjes mund të jetë e paplotë. Një studim i ri gjeti se 70% e gjeneve në mizat e frutave, që tradicionalisht besohet të jenë të lidhura me plakjen, rezultuan se ishin të përfshirë në reagimin imun ndaj baktereve.
Studimi novator i kryer nga studiuesit me Institutin Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike të NIH u botua në revistën iScience.
Homo Longi "ndërhyn" mes Sapiensëve dhe Neandertalëve
Pas zbulimit të një specieje të re të Neandertalit, vjen ajo e fosileve të një specieje të re njerëzore, Homo longi ose 'Njeriu Dragua'. Emërtimi është frymëzuar nga vendi në Kinë, ku u gjetën eshtrat: 'Long Jiang', që do të thotë 'lumi i Dragoit'.
Izrael, gjenden fosilet e një hominidi të ri
Gërmimet e fundit në Izrael kanë zbuluar një grup hominidësh të panjohur më pare, që i përkasin Epokës së Gurit dhe që mendohet se kanë kontribuuar në evolucionin e species njerëzore, Homo.
Banorët e një siti të quajtur Nesher Ramla, i cili ka qenë i banuar rreth 140 000 deri 120 000 vjet më parë, u bashkohen Neandertalëve dhe Denisovanëve si popullsia e tretë Homo Euroaziatike që u ndërthur me kulturë dhe ndoshta u ndërlidh me Homo sapiensët antike, thonë studiuesit.
A është reale Materia e Errët, apo kemi keqkuptuar Gravitetin?