Blloku Politikë
Dita e të Drejtave të Njeriut, kritika për politikën penale, sjelljen e policisë dhe regjistrimin e popullsisë
Sot është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut dhe në këtë kuadër janë organizuar disa aktivitete. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka organizuar tryezë të rrumbullakët, në të cilën kryetari i saj, Vangjel Dule ka përsëritur vërejtjet për “mungesën e një regjistrimi të popullsisë në Shqipëri sipas standardeve dhe parametrave të Këshillit të Europës si edhe faktin se jemi i vetmi vend që aspirojmë integrimin ne familjen europiane dhe nuk kemi ende një ligj integral për të drejtat e minoriteteve”.
Një iniciativë e re politike?
Ben Blushi, deputet dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste ka bërë kritika ndaj sistemit partiak në Shqipëri, i cili vetëm recepton, por nuk reagon. “Ka ardhur koha të ndryshojmë, partitë politike janë kthyer në ndërmarrje. Nuk jam i vetmi në Shqipëri që ka guxim, ka ardhur dita për të bërë diçka ndryshe. Jemi brenda partive që nuk të lejojnë të flasësh e të botosh. Shqiptarët votojnë dhe besojnë për politikanët ‘e vdekur’”, tha Blushi nga qyteti i Korçës. A paralajmëron kjo një iniciativë të re politike?
Basha në kundërsulm ndaj të pakënaqurve në PD
Lulzim Basha u është përgjigjur të gjithë zërave kritikë brenda Partisë Demokratike, duke u kërkuar atyre të qëndrojnë në prapavijë për t'u hapur rrugë emrave të rinj. Në një konferencë për shtyp ai la të nënkuptohet se është i vendosur të ecë me një ekip të ri, duke kërkuar edhe mbështetjen e "xhaketave" të vjetra.
Një sqarim(Video)
Respublica publikoi të martën një lajm sipast të cili deputeti socialist i Peqinit Alfred Peza kishte deklaruar në një studio televizive se protesta e 21 Janarit të 4 viteve më parë ishte paqësore.http://www.respublica.al/2015/12/08/heshtja-e-lsi-protesten-dhe-kujtimet-e-deputetit-t%C3%AB-peqinit-p%C3%ABr-21-janarin.
Shqipëria ja del të diskutohet edhe njëherë për bunkerët. Kësaj radhe si "vepra arti"
Profesoresha Lori Amy e Universitetit Jugor të Xhorxhias, thotë se në Shqipëri, kujtesa për krimet
Teatri me gjobën e bashkisë për protestën, inspektori kallëzon shefin për falsifikim të procesverbalit, bashkia e mohon
Besmir Karaj, inspektori që kishte emrin në fletën e gjobës së bashkisë për dëmet e protestës së 8 Dhjetoit ka kallëzuar penalisht kryeinspektorin e bashkisë për falsifikim të procesverbalit. Sipas Partisë Demokratike, Besmir Karaj ka dëshmuar se nuk ka plotësuar asnjë gjobë dhe se gjithçka është bërë pa dijeninë e tij nga kryeinspektori. Karai ka bërë kallëzim penal edhe për falsifikim të firmës së tij. Procesverbali i gjobës së bashkisë për dëmet që I shkaktoi protesta e PD-së qytetit u postua në facebook nga kryetari Erion Veliaj me tekstin e mëposhtëm: “163 milionë lekë gjobë!
Dy qëndrimet e drejtuesve socialistë: 8 dhjetori dhe 21 janari i harruar po nga këta
Përfaqësues të mazhorancës dhe një sërë çirakësh të njohur në media, kanë dy ditë që flasin për dhunë, vandalizëm, huliganizëm dhe akte dhune të papranueshme, duke iu referuar me dramacitet protestës së 8 dhjetorit. Protestë ku nuk ndodhi asgjë. Por u paralajmërua shumëçka. Dhe kjo ndoshta përbën problem. Sot tema e protestës dhe qëndrimi etik i mazhorancës ndaj dhunës është bërë prezent edhe gjatë diskutimeve në Komisionin e Shëndetësisë, ku deputetja socialiste Klodiana Spahiu ka ndërhyrë pikërisht me komente të ngjashme.
Mosbindja civile sapo ka nisur
Partia Demokratike deklaron se do të vijojë protestat. Një ditë pas protestës së 8 dhjetorit, kryetari I saj, Lulzim Basha, ka dalë në një komunikim për mediat ku ka bërë të ditur se kundërvënia ndaj qeverisë do të vijojë. “Vërshimi i shqiptarëve ishte mesazh i qartë i mbështetjes për PD-në dhe për planin e saj për largimin e krizës politike dhe ekonomike që ka pushtuar vendin.Qytetarët dhe biznesi kërkojnë zgjidhje.
Ka frikë...
Fotoja është realizuar dje në mbrëmje dhe tregon kryeministrin Edi Rama që shëtit në bulevard disa orë pas përfundimit të protestës. Rastësi apo jo, por një shëtitje të tillë, zoti Kryeministër e bëri edhe mbrëmjen kur deklaroi refuzimin e Shqipërisë për armët kimike. Lëvizjet e një njeriu politik komentohen dhe nuk perceptohen në kontekstin e rastësisë. Një shfaqje që nuk i jep siguri kujt në këtë vend, por që dëshmon frikë.
