Blloku Politikë
Blushi, Rama dhe një “histori” e zakonshme pabesie në PS
Arben Malaj ka reagur ndaj një komenti të Blendi Fevziut për Lëvizjen për Mendimin Ndryshe që dikur tentoi të turbullonte ujërat në Partinë Socialiste. Arben Malaj cilëson se kjo lëvizje “ishte inspirim për njerëzit e mrekullueshëm të vendit tonë dhe jo aritmetikë personale e atyre që e iniciuan”. Malaj flet për faktin se miqësia mes Blushit dhe Ramës solli braktisjen prej të parit të LMN-së dhe reagimin e ekipit që kontrollon PS-në ndaj personave që aderonin në LMN.
21 janar-8 dhjetor/Dhuna e mirë, dhuna e keqe, kokpalarët dhe apologjetët e "të majtës"
21 janari është një ngjarje e rëndë në historinë e ketyre viteve të fundit. Për atë që ishte aty, apo që e ka ndjekur nga mediat, e ka ende të pakuptueshme arsyen e vrasjes së katër personave që mbetën viktima në mbyllje të protestës. Nuk arrin dot të kuptojë se përse pushteti i tanishëm nuk inicion procesin për drejtësi, jo për hakmarrje.
E majta rigjen unitetin: “Ky është buxhet shumë i mirë”
E majta në pushtet ka rigjetur unitetin, atë që e ka vuajtur pas zgjedhjeve lokale të këtij viti. Pika e dakordësisë është projektbuxheti 2016, për të cilin kryetari i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi, ka folur edhe në një intervistë për “Vizion Plus”. “N.q.s Shqipëria ne 2013 e kishte rritjen ekonomike 1% ky buxhet parashikon që në 2016 të jetë 3.4%. Të njëjtën gjë do thoja që ky buxhet i thotë stop rritjes së borxhit të Shqipërisë. Për herë të parë borxhi jo vetëm që nuk rritet, por për herë të parë borxhi ulet.
I urryer
Me protestën e Partisë Demokratike më 8 dhjetor është marrë sot edhe Fatos Lubonja, që e sheh atë si reagim ndaj dhunës shtetërore në zbatim të disa politikave të caktuara.
Prokuroria mbyll hetimet per Francesco Becchettin
Dërgohet për gjykim dosja në ngarkim të Francesco Becchettit. Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim kërkesën për skemën e dyshuar mashtruese “KGE” në ngarkim të të pandehurve Francesco Becchetti, Liliana Condimi, Mauro de Renzi dhe Eriona Troplini, Stavri Peçi, Fetah Dervishi dhe Sokol Koçi.Prokurorët e çështjes kanë ngritur akuzë për shtatë persona, mes të cilëve edhe vetë Francesco Becchetti, ndaj të cilit gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”.
Besnik Mustafaj: Berisha e ka mbyllur ciklin politik
Njëri nga protagonistët kryesorë të lëvizjes së Dhjetorit të vitit 1990 që shënoi lindjen e pluralizmit politik dhe shënoi rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, të parës parti opozitare pas 45 vitesh diktaturë, Besnik Mustafaj në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” bën një “skaner” të zhvillimit të asaj periudhe, por dhe në gjithw këto vite.
Fino: Veliaj nuk mund të jetë kryetar i PS
Gjatë diskutimit nen për nen të projektligjit për vetëqeverisjen vendore, deputeti socialist Bashkim Fino ka propozuar që të marrë fund katapultimi i kryebashkiakëve në krye të partive politike parlamentare.
Sipas Finos, partitë politike duhen konsideruar si pasuri publike, ndaj edhe kryebashkiakët duhet të respektojnë votëbesimin e qytetarëve. Propozimin e tij Fino e konkretizoi me shembullin e Tiranës, ku theksoi se nëse kryebashkiaku Erion Veliaj do të kërkojë të jetë në krye të Partisë Socialiste, atëherë në kryeqytet duhet të zhvillohen sërish zgjedhje vendore.
Mbipopullimi i burgjeve, amnisti për festat e fundvitit
Ministria e Drejtësisë ka gati ligjin për amnistinë për festat e fundvitit, nga i cili pritet të përfitojnë disa kategori të dënuarish. Drafti që është hartuar nga specialistët e ministrisë së Drejtësisë pritet të miratohet në një prej seancave të fundit të sesionit parlamentar. Sipas lajmit të publikuar në “Balkanweb”, në projektligj përcaktohet se nga amnisttia përfitojnë personat e dënuar deri në 2 vjet , personat e dënuar me kusht, me gjobë apo personat për të cilët gjykata ka përcaktuar forma alternative dënimi.
Letër falënderimi biznesit. Po pse nuk ndalet arbitrariteti i tatimorëve dhe OSHEE-së?
Kryeministri Edi Rama, ka menduar t’u nisë një letër subjekteve private, biznes i vogël, të cilët përdorin kasën rregullisht. Në letër, Edi Rama kryen ritualin e falënderimit, duke konsideruar se heqja e taksës për biznesin e vogël, ishte pasojë e luftës 30 ditore a diçka më tepër, kundër informalitetit. Thotë kryeministri: “Xhiroja juaj e deklaruar vjetore ju bën përfitues të rezultatit më kuptimplotë të arritur deri tani në luftën tonë të përbashkët, kundër informalitetit. Ulja në zero e taksës mbi fitimin Tuaj.
