Blloku Politikë
Mazhoranca i ndërpret mandatin Llallës
Grupi i ekspertëve të maxhorancës ka përfunduar draftin e reformës në Drejtësi pa ekspertët e opozitës.Drafti do t’i përcillet brenda kësaj jave Komisionit të Posaçëm, i ndryshuar sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Mungesa në tryezë e ekspertëve të opozitës, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, nuk e ka penguar grupin tjetër të ekspertëve për të vijuar me ndryshimet në draftin fillestar dhe për të përfshirë çdo rekomandim të bërë nga Komisioni i Venecias.
Nishani në një valë me PD dhe LSI, kërkon tryezë politike për reformën në drejtësi
Në një valë me Partinë Demokratike dhe LSI-në, Presidenti Nishani kërkon mbledhjen e një tryeze politike për reformën më drejtësi. Ai qortoi maxhorancën, e cila sipas tij nuk ka kërkuar mendimin e institucionit që ai drejton për reformën në drejtësi, ndërsa bëri thirrje për angazhim maksimal të klasës politike në hartimin e një drafti të përbashkët.
Sipas kreut të shtetit, është me rëndësi që të arrihet së pari gjuha e përbashkët e klasës politike shqiptare dhe më pas jetësimi i reformës nga ekspertët në bazë të dakortësimit të politikës.
Si mbijetoi Rezart Taçi pa paguar taksa në 2009-2013
Një hetim i Prokurorisë së Tiranës ka zbardhur skemën e plotë të përdorur nga biznesmeni Rezart Taçi për t’iu shmangur taksave dhe tatimeve.
Që prej vitit 2013, organet tatimore por edhe ato vendore të Bashkisë Ballsh dhe komunës Qendër në Mallakastër kanë konstatuar disa herë detyrimet që kompania “Armo” kishte ndaj shtetit për ushtrimin e veprimtarisë së saj.
Reforma në Drejtësi, direktivë e Shtëpisë së Bardhë
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka thënë për rrjetin “BIRN” se kërkesat dhe angazhimi i ambasadës në Tiranë për reformën në drejtësi, është politikë dhe direktivë e Deprtamentit të Shtetit si dhe Shtëpisë së Bardhë. “Po bëjmë thjesht punën tonë. Të gjithë ne në Ambasadën amerikane jemi të përqendruar në reformën në drejtësi për shkak të udhëzimit direkt nga zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit.
Ka interesa që e bashkojnë Ilir Metën me Bashën. PD-LSI kundër reformës së ekspertëve, pazari duhet të jetë politik
Partia Demokratike nuk ka marrë pjesë sot në tryezën e reformës në Drejtësi. Qëndrimi i demokratëve vjen pasi ata nuk pranojnë mënyrën se si po diskutohet për miratimin e neneve të Kushtetutës.
Burimet pranë grupit të ekspertëve thanë për Panorama se përfaqësuesi i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka dërguar një email mbrëmë ku ka kërkuar që diskutimi të vijojë në nivel politik dhe jo më në nivel teknik.
Ballë për Ballë
Ilir Meta ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu lidhur me gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që mbajnë orë të shtrenjta. Në një intervistë për "Studio e Hapur" ai tha se konstatime të tilla nuk janë standardi për të folur për reformën, pasi ajo kërkon transparencë dhe vizion. Gjithsesi Meta tha se pajtohet me disa nga shqetësimet e ambasadorit amerikan.
Dy episode të pakëndshme
Pas publikimit të një meszhi kërcënues nga Besnik Sulaj në telefonin e ish-kryeministrit Sali Berisha, biznesmeni i njohur si Besoja i Takvanit ka reaguar duke e quajtur gjithçka një episod të pakëndshëm, dhe veten një veten një biznesmen të përndjekur. Sulaj, që ka marrë në administrim ish-lokalin në Parkun "Rinia" dhënë gjatë periudhës kur bashkia drejtohej nga Edi Rama nuk e ka mohuar mesazhin kërcënues ndaj Sali Berishës, duke shprehur edhe në vlerësim për raportin që ai si biznesmen ka me politikën "Mendoj qe ky eshte nje episod i pakendshem per te gjithe.
Sondazhi në Balkanweb: Vetëm 38% presin zgjedhje të parakohshme
Nga një sondazh online në portalin Balkanweb, ndër më të lexuarit ndër ato shqiptare, rezulton se vetëm 38% e lexuesve aktivë që kanë marrë pjesë në sondazh presin të ketë këtë vit zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike. Pritshmëritë e të tjerëve janë shpërndarë në këto opsione: Rritje të ardhurash (17%); Miratimin e reformës në drejtësi (16%); Punësim (14%); Rritje ekonomike të vendit (11%); Hapjen e negociatave për anëtarësim (5%).
Berisha: “Më ka kërcënuar me sms Beso i Tajvanit”
Sali Berisha, ish-kryeministër i vendit, ka denoncuar përmes profilit të tij në “Facebook” se Besnik Sula, pronar i “Tajvan”, kompleski në Parkun “Rinia” e ka kërcënuar përmes një mesazhi telefonik. Sipas Berishës çdo gjë lidhet me akuzat për konçesionin e parkimit nëntokësor që Bashkia e Tiranës, me urdhër të qeverisë dhe kryeministrit i dha kompanisë së drejtuar nga Sula.
Shkruan Berisha:
Tirana nën drejtimin e të majtëve: Edhe tre parkime me pagesë, si dhe një taksë që përforcon ndarjen “brenda dhe jashtë Unazës”
“Ky investim që ka 1342 vende parkimi në total, do të japë mundësi të rritura për qytetarët e Tiranës për të parkuar në një zonë që është mjaft e kërkuar. Afati i punimeve nuk është shumë i gjatë, ndaj besoj se nuk do të jetë e largët koha ku parkimi të jetë i hapur për çdo qytetar”, tha Arbjan Mazniku, nënkryetar i bashkisë së Tiranës.
