Blloku Politikë

Shuplakë vllazërore për ministreshën nga Tirana

Postuar në 02 Dhjetor, 2015 10:17

Protokollet e kanë dashur që Tirana të shihet si “nëna” përbashkuese e interesave politike në Kosovë e Maqedoni, madje vizitat e politikanëve të Shqipërisë kanë ushqyer idenë e ëndrrës së bashkimit nën flamurin kuq e zi sa herë që liderëve nga Tirana u duhej ndonjë kolpo elektorale.

Berisha: “Kryeministri tentoi të korruptonte Presidentin me një dosje pronësie”

Postuar në 30 Nëntor, 2015 19:24

Sali Berisha shkruan sot se kryeministri i vendit, Edi Rama, është përpjekur të korruptojë me një dosje pronësie, presidentin Bujar Nishani. Lajmësi i kësaj oferte ka qenë sipas Berishës, Engjëll Agaçe, sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Dështimi i kësaj përpjekjeje, që qenka denoncuar nga Nishani në organet përkatëse, është bërë shkak sipas Berishës që Edi Rama të bojkotojë pritjen e Presidentit me rastin e festës kombëtare.

Shtet që vepron me kokë: Dekriminalizohet Parlamenti, por Jo Prostitucioni

Postuar në 30 Nëntor, 2015 17:44

Gjykata Kushtetuese e Shiqipërisë ka rrëzuar një kërkesë të Gjykatës së Lartë për dekriminalizimin e prostitucionit. Gazeta “Dita” bën me dije se Gjykata Kushtetuese është shprehur kundër kërkesës për të shfuqizuar paragrafin e parë të nenit 113 të Kodit Penal që parashikon dënimin nga gjobë deri në 3 vjet burg për çdo person që ushtron prostitucion. “Gjykata e Larta pretendonte se ky nen nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe se diskriminon femrat karshi meshkujve. Por, ndryshe mendojnë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët thonë se pretendimi është i pabazuar.

Organizata socialiste derë më derë për idealin e të bërit shtet

Postuar në 30 Nëntor, 2015 12:59

Shqiptarët kanë nevojë të njihen me qëllimin e vërtetë që ka mazhoranca në pushtet: atë të të bërit shtet. Kjo do t’u përcillet atyre derë më derë e shtëpi më shtëpi, nëpëmjet organizatave socialiste. Këtë praktikë të re që do të ndjekë Partia Socialiste në komunikimin me qytetarët e lajmëroi vetë kreu i saj gjatë takimit në Berat, ku tha se e majta duhet të hapet me njerëz të punës. “Për të bërë këto reforma është e domosdoshme që të kemi një PS të modernizuar në përbërjen e strukturës sociale të organizatës.

Arrestimet në Prishtinë dhe “arrestimet” në Tiranë

Postuar në 30 Nëntor, 2015 01:56

Arrestimi i Albin Kurtit po detonon një tërbim propagandistik në Kosovë i shërbyer si kauzë përcaktuese e lirisë dhe demokracisë. Rexhep Qosja flet madje për një Bastijë, duke invokuar një revolucion eventual në një shtet që s’ka as 8 vjet ymër.

"Spiro Koçi emërohet drejtor i Analizës në ShISH”, raporton “Shqip”

Postuar në 29 Nëntor, 2015 14:09

Spiro Koçi, ish-ambasador i Shqipërisë në OSBE, është emëruar në Shërbimin Informativ. Kështu raporton gazeta “Shqip” që shton se emërimi i tij vjen pak ditë pasi presidenti i Rublikës, Bujar Nishani, dekretoi shkarkimin e Koçit nga detyra e ambasadorit. Ky i fundit u tërhoq nga qeveria shqiptare me arsyetimin se i kishte mbaruar mandati.

Zgjidhja që propozon LSI për situatën në Kosovë

Postuar në 29 Nëntor, 2015 12:57

LSI është një parti me përvojë të vyer në politikë. Në thuajse 11 vjet ekzistencë gjysmën e viteve e ka kaluar në pushtet, ndaj dhe sugjerimet e saj për zgjidhjen ekrizës politike në Kosovë janë sa realiste aq edhe pragmatiste. Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili thotë se përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe përparimit demokratik të vendit ndaj dhe sipas tij duhen gjetur forma bashkëpunimi dhe modele të ngjashme që kanë çuar në zgjidhje të krizave politike edhe në Shqipëri .

20 vjet nga marrëveshja e Dejtonit dhe premisat e krijimit të një Shteti Islamik në Ballkan

Postuar në 29 Nëntor, 2015 11:08

Ishte Nëntor i vitit 1995 kur në bazën amerikane të Dejtonit në Ohaio të Shteteve të Bashkuara, tre protagonistët e mëdhenj të krizës së ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, Franio Tuxhman dhe Alia Izetbegoviç hodhën firmat për t'i dhënë fund luftës civile në Bosnjë-Hercegovinë që kishte shënuar më shumë se 100 mijë viktima dhe 2 milionë refugjatë.

Arrestohet Albin Kurti(video)

Postuar në 28 Nëntor, 2015 16:30

A dështoi plani Rama për të çuar në Gjyqin e Hagës marrëveshjen e detit me Greqinë?

Postuar në 28 Nëntor, 2015 11:38

Athina është veçantërisht e shqetësuar për kursin politik që po ndjek qeveria shqiptare në raport me çështjet që mbeten pezull mes dy vendeve. Gazeta Kathimerini shkruan se ajo që pengon arritjen e një marrëveshje për kufirin detar nuk janë detajet teknike por mungesa e vullnetit politik nga Tirana zyrtare.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë