Blloku Politikë

Tirana nën drejtimin e të majtëve: Edhe tre parkime me pagesë, si dhe një taksë që përforcon ndarjen “brenda dhe jashtë Unazës”

Postuar në 05 Janar, 2016 16:09

“Ky investim që ka 1342 vende parkimi në total, do të japë mundësi të rritura për qytetarët e Tiranës për të parkuar në një zonë që është mjaft e kërkuar. Afati i punimeve nuk është shumë i gjatë, ndaj besoj se nuk do të jetë e largët koha ku parkimi të jetë i hapur për çdo qytetar”, tha Arbjan Mazniku, nënkryetar i bashkisë së Tiranës.

Kush ka frikë nga “antikorrupsioni”?

Postuar në 05 Janar, 2016 12:58

Prokuroria shqiptare, në krye të së cilës qëndron Adriatik Llalla, ka shpërndarë sot një njoftim përmes të cilit njofton ristrukturimin e njësisë antikorrupsion.  “Prokurori i Përgjithshëm, z.

Autobiografia e Mehmet Shehut: Planet për akte terroriste kundër Zogut dhe pendesa për ekzekutimet e urdhëruara nga Dushan Mugosha

Postuar në 04 Janar, 2016 09:32

Mehmet Shehu, njeriu i hekurt i Partisë së Punës i ardhur nga radhët e luftës dhe krahu i djathtë i Enver Hoxhës deri në vitet ’80 ka dokumentuar veprimtarinë e tij politike dhe luftarake në një autobiografi që sheh dritën e publikimit dhe që tregon një anë tjetër të ish-heroit të luftës së Spanjës që nga koha kur ai nisi të aktivizohej me grupet komuniste. Shehu tregon antizogizmin e tij dhe idetë për të kryer akte terroriste kundër mbretit. Më tej ai sqaron edhe marrëdhëniet brenda elementëve komunistë gjatë luftës dhe raportet me Jugosllavinë e Titos.

U përgjysmuan vrasjet në dy vjetët e fundit në Shqipëri

Postuar në 03 Janar, 2016 19:28

Numri i vrasjeve me dashje në Shqipëri pati një rritje stratosferike në vitet 1997-98, siç demostron grafiku bashkëngjitur. Por më pas, ato pësuan një rënie graduale. Ndërsa në vitet e fundit, rënia ka qenë drastike.  Nga 126 vrasje me dashje që u regjistruan në 2012-ën, patëm 107 në 2013-ën, 98 në 2014-ën dhe vetëm 54 në 2015-ën. Pra, në dy vjetët e fundit, vrasjet me dashje u përgjysmuan.

Avokati i Popullit: Kallëzim Penal për ata funksionarë që nuk i përgjigjen rekomandimeve tona

Postuar në 03 Janar, 2016 14:03

Avokati i Popullit ka deklaruar në një intervistë për “Ora-News” se rekomandimet e lëshuara nga zyra e tij, do të ndiqen deri në fund. Për ato institucione që nuk i përgjigjen rekomandimeve do të vihet në lëvizje prokuroria. “Ne kemi ngritur një grup të vogël ekspertësh, të cilët po shikojnë mundësinë nëse kemi të drejtë apo jo të bëjmë kallëzim penal apo të rekomandojmë ndjekje penale për ata funksionarë shtetërore, pavarësisht nga rangu i tyre, që nuk i përgjigjen Avokatit të Popullit.

Buxheti i ri i Bashkisë, rrit kostot e jetës në Tiranë. PD: Rritja e çmimit të biletës është aferë korruptive

Postuar në 31 Dhjetor, 2015 19:25

Dje u mor vesh se bileta e çmimit të urbanit në Tiranë shkon në 40 lekë të vjetra. Prej gati një jave kishte një debat publik, shoqëruar me kërcënime nga përfaqësues të linjave të transporti, që do të ndërprisnin aktivitetin, nëse nuk pranohej rritja e çmimit. Dhe Këshilli Bashkiak vendosi për “po”. Sot Partia Demokratike hedh dyshime se kjo lëvizje ishte e parashikuar dhe se ajo fsheh një akt korruptiv të kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj.

Lu nuk i ndahet reformës në drejtësi: Presim debat serioz më 2016

Postuar në 31 Dhjetor, 2015 16:56

Ambasadori amerikan, Donald Lu, i angazhuar personalisht për reformën në drejtësi, edhe urimin e tij për shqiptarët e ka fokusuar pikërisht te kjo reformë që sipas tij duhet të shoqërohet me një debat serioz më 2016. Diplomati amerikan ka lëshuar deklarata të forta muajt e fundit për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar që duhet të përfundojnë pas hekurave.

Mbyllet me një videomesazh teatri i reformave që shkëlqejnë vetëm në letër

Postuar në 31 Dhjetor, 2015 14:23

Me cilët lëvdohet qeveria? “Administratorja e vitit”, drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastriliu. “Administratori i vitit”, kreu i OSHEE-së, Ardian Çela

Postuar në 31 Dhjetor, 2015 03:59

Dje u zhvillua ceremonia ku shpërndahen çmimet “Bleta e Artë”, një krijim zbavitës marketingu krijuar nga qeveria aktuale. Janë dhënë 12 çmime, për ato që cilësohen si 12 bizneset më të mira për vitin 2015, por ajo që bie në sy është dhënai e çmimeve për dy punonjës të shtetit. “Për kategorinë “Administratorja e vitit” u shpall drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastriliu, ndërkohë që “Administratori i vitit” u konsiderua kreu i OSHEE-së, Ardian Çela”, raporton Top-Channel.

Të inkriminuarit në Parlament, kryeministri përplas duart në tavolinë, por nuk përgjigjet

Postuar në 30 Dhjetor, 2015 13:41

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot konferencën e fundvitit me gazetarët. I shoqëruar nga garancia e menaxhimit mediatik, Endri Fuga, kryeministri u është përgjigjiur pyetjeve, disa prej të cilat nuk i priti mirë. U pyet p.sh për inkriminimin e deputetëve, por nuk dha ndonjë përgjigje për përgjegjësitë e tij në rast se vërtetohet se në Parlament do të rezultojnë 19 të inkriminuar.
“- “Zonjushë, nuk ka nëse”, - u përgjigj Rama duke përplasur duart. Por gazetarja këmbënguli duke ia përsëritur pyetjen.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë