Blloku Politikë
Shpenzimet e Llallës për shishe me konjak dhe stilolapsa të larë me ar
Prokuroria e Përgjithshme shpeshherë ka kërkuar që Qeveria të shtojë fondet për këtë institucion, pasi shpenzimet i ka shumë të larta për procedimet penale dhe hetimet. Gazeta ‘Shqip’ sot ka publikuar shpenzimet e organit të akuzës, të dhëna të cilat janë marrë nga Agjencia e Prokurimit Publik.
Izet Haxhia: Berisha vrasës i Fatmir Haklajt. Denoncimi në ambasadën e SHBA dhe mëkatet e Shkëlzenit
Izet Haxhia, ish-badigardi i Sali Berishës, ka reaguar ndaj këtij të fundit, pasi i ka përmendur emrin në seancën e kësaj të enjte në parlament, duke e quajtur frikacak, gënjeshtar dhe vrasës të Fatmir Haklajt.
Lu në zyrën e Metës, të gjithë në "kapistrën" e SHBA
Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu i është drejtuar sot Kryesisë së Kuvendit, për një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta. Ai është para të hyjë në ambientet e kryesisë pak para orës 09:00 dhe ka qëndruar aty rreth 15 minuta.
Paralelisht me këtë takim, në një zyrë tjetër të Kuvendit, janë ulur së bashku përfaqësues të Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe LSI-së për të përfunduar aktet nënligjore që do të mundësojnë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ekspertë të ambasadës amerikane.
John Kerry në Tiranë më 14 Shkurt
Departamenti amerikan i Shtetit, përmes një njoftimi zyrtar të pasdites së kësaj të enjteje ka bërë të ditur se Sekretari i Shtetit, John Kerry do të vizitojë Tiranën më 14 shkurt.
Ndalesa e Sekretarit Kerry në Shqipëri është në vazhdën e një udhëtimi 5-ditor, që ai do ta nisë me ndalesën në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 52-të të Sigurisë. Në këtë ndalesë, ai do të marrë pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar në Mbështetje të Sirisë (ISSG) për të diskutuar mbi mënyrat sesi të përshpejtohet dhënia fund e konfliktit sirian.
Vëmendja e PD-së për sistemin e Drejtësisë orientohet tek Hetimi
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar sot largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm,Sajmir Tahiri. Basha ka marrë shkas nga ngjarja e Elbasanit për të akuzuar ministrin si përgjegjës dhe njeri që me lidhjet me bandat ka krijuar klimë të favorshme për kriminalitetin.
“Në PS mendojnë se e rëndësishme është të fitosh pushtetin, për demokracinë flasim më vonë”
Ish ministri i Financave i Shqipërisë, Arben Malaj, thotë se pa demokratizuar partinë nuk mund të ketë një qeverisje demokratike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zoti Malaj iu referua debatit të rindezur brenda Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve për kryesinë e saj, duke kritikuar qëndrimin që po mban shumica e deputetëve të Partisë Socialiste ndaj pretendimeve të Ben Blushit.
“Djali i Prokop Murrës caktohet në krye të Fondit të BE-së për Ballkanin Perëndimor”. Lajme edhe nga socialisti dixhital
Një tjetër denoncim me natyrë “ideologjike” bëhet sot nga ish-kryeministri i vendit Sali Berisha. Ky i fundit shkruan në profilin e vet në “Facebook” se kryeministri aktual, Edi Rama, pritet të emërojë në krye të Fondit të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, Gjergji Murra, djalin e Prokop Murrës,ish-ministër i Mbrojtjes në vitet ’80 dhe ish-anëtar i Byrosë Politike. “Te dashur miq, neser ne Parlament votohet marreveshja per Fondin e BE per Ballkanin Perendimor (FBP).
Komisioni i Sigurisë rrëzon projektligjin e kamerave të Sigurisë. Votë kundër nga LSI-ja
Përveç vendimit për shkrirjen e Urgjencës së Tiranës, Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë kundër PS-së edhe për projektligjin e ri të kamerave të sigurisë. Ky projektligj është propozuar nga Ministria e Brendshme dhe kërkon vendosjen e kamerave në mjedise biznesi dhe banimi me synim rritjen e mundësive të monitorimit dhe parandalimit të akteve të ndryshme me rrezikshmëri.
Becchetti, padi Shqipërisë në Strasburg. “Deklaratat e kryeministrit shkelin prezumimin e pafajësisë”
Francesco Becchetti ka nisur lojërat juridike me Shqipërinë me qeverinë e së cilës ka konflikt të hapur për aktivitetin e tij sipërmarrës. “Reporter.al” shkruan se binzesmeni me origjinë italiane ka paditur Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut pasi sipas tij, deklarimet publike të kryeministrit të vendit, Edi Rama, përmes të cilave ai akuzon Becchettin, shkelin parimin kushtetues të prezumimit të pafajësisë.
"Çështja "Çame", çështje të drejtash, jo politike"
Deputeti socialist i qarkut Vlorë, Koço Kokëdhima, i ka dhënë një intervistë televizionit lokal “Janina” në Greqi, përmes të cilës ka përcjellë disa qëndrime të Tiranës zyrtare në raportet me fqinjin e Jugut. Kokëdhima flet së pari për ekzistencën e Ligjit të Luftës, i cili është abroguar nga kryeministri në vitin 1987, por nuk është ratifikuar nga Parlamenti. Kokëdhima thotë se ekzistenca e këtij ligji pengon shumë shtetas shqiptarë që të kërkojnë të drejtat e tyre përmes teknikave ligjore në Greqi. Një interpretim arbitrar ky gjithsesi.
