Blloku Politikë
Edhe Hafizi me Blushin
Kritike e hershme e Edi Ramës, deputetja e Shkodrës Mimoza Hafizi ka thyer oportunizmin që karakterizon grupin socialist, duke dalë hapur në mbështetje të platformës së deputetit Ben Blushi për garë në zgjedhjen e kryetarit të Partisë.
“I bashkohem kolegut tim Ben Blushi në kërkesën për respektimin dhe zbatimin e statutit të Partisë Socialiste e normave themelore të qënies bashkë në këtë grupim të madh politik. I kam ofruar mbështjetje në rrugëtimin dhe platformën për Kongresin e ardhshëm të Partisë.
Vetëkonfirmimi në detyrën e kryetarit
Edi Rama është i ndërgjegjshëm se statuti i PS e lypte që ai të votohej për mandatin e kryetarit, por modeli laburist që sipas tij po ndjek Partia Socialiste e konfirmon atë si kryetar të partisë, për shkak se është fitues i dy palë zgjedhjeve. Për t’i dhënë përgjigje kritikave të Ben Blushit zgjodhi një studio televizive, pasi të tilla debateve në parti nuk ua ka ngenë. Atë përgjigje që nuk e dha në mbledhjen e grupit parlamentar e përcolli përmes ekranit të njohur A1 Report.
“Ka zyrtarë të tjerë nën hetim. Ekspertiza e KLSH-së, më e mira”
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka qenë i ftuar mbrëmë në “Top-Story”. Llalla, i vendosur së fundmi në qendër të vëmendjes, ka dhënë përgjigje për shumë çështje të aktualitetit politik. Ai ka shpjeguar angazhimin e Prokurorisë për hetimin e disa ngjarjeve: 21 janarin, arrestimin e Spiro Kserës, ish-ministër i Çështjeve Sociale, apo edhe përgjimin Meta-Ismailaj. Llalla ka deklaruar se Ilir Meta është përgjuar që në vitin 2008, pra në kohën kur në detyrë ishte Ina Rama.
Video/"Të kemi shëndenë se kallëzime do kemi plot"
Kreu i KLSh-së, Bujar Leskaj, ka raportuar sot para Komisionit të Ekonomisë në Parlament. Ai ka folur edhe për kallëzimet e bëra për zyrtarë të lartë, që siç tha ai, me reformën në drejtësi, do të përsëriten. Ksera e mori mandatin, tani në hise të prangave dhe të drejtësisë po orbiton Gjiknuri. Nuk i dihet, sytë nga Bujari janë...
“Senatori” në krah të Edit, kundër zgjedhjeve për kryetar të PS
Servet Pëllumbi ka folur për gazetën “Shqip” rreth debateve të fundit që kanë përfshirë Partinë Socialiste për zhvillimin ose jot ë zgjedhjeve për kryetar në kongresin e pritshëm të Marsit. Ai lë të nënkuptohet se Blushi dhe emra të tjerë që mund të kandidojnë janë faktor dëmtues për partinë.
“Nuk besoj të ketë supriza pasi ato në rastin konkret veçse e dëmtojnë Partinë Socialiste dhe mendoj që në PS ka forca që mënjanojnë këta faktorë dëmtues. Unë e shikoj në shtratin e forcimit të mëtejshëm Partinë Socialiste”
Patozi: Jo koalicion me Metën
Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, e sheh si vetëvrasje politike një koalicion të mundshëm të Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në një intervistë për “Panorama”, deputeti demokrat sheh lëvizjet agresive dhe masive popullore si të vetmen mundësi që vendi t’u drejtohet zgjedhjeve të parakohshme.
Presidenti Bujar Nishani i akordon titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” Alfred Uçit
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i deklaruar publikisht si antikomunist dhe antienverist, i ka akorduar prof.dr. Alfred Uçit, titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut". Ky është një titull që jepet për kontribute të veçanta për shoqërinë shqiptare. Uçi ka një karrierë të gjatë akademike dhe studimore që janë konkretizuar në disa punime të botuara që herët. Ai ka qenë edhe drejtues në disa institucione si drejtor i Institutit të Kulturës Popullore në vitet 1979-1987, kryetar i Komitetit të Kulturës dhe Arteve në vitet 1987-1990.
Arrestimi i Spiro Kserës merr vërejtjen e parë politike: “I paditur prej një viti. U arrestua pa u marrë në pyetje”
Dje, pra një ditë pasi ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, u arrestua, Partia Demokratike doli me një deklaratë ku shprehte neutralitetin dhe kërkonte “hetim të paanshëm”. “Partia Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo hetim dhe akt të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit. Partia Demokratike nuk bëhet pengesë e asnjë hetimi ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të saj në asnjë rast dhe e vlerëson luftën ndaj korrupsionit si jetike për vendin. Në lidhje me ndalimin e z.
Berisha i drejtohet kryeministrit Rama pas intervistës së biznesmenit Gazment Demi
Pas intervistës që biznesmeni Gazment Demi dha për “ResPublica” ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook” Berisha përsërit qëndrimin e tij, duke nënvizuar në fund se “Me kete rast dua ti them Edi Rames: Se pari, miqesia me Sali Berishen apo cilindo familjare te tij, e cilitdo qofte nuk eshte dhe nuk do jete kurre liçense per te vjedhur ti dhe anturazhi yt pasurite publike te ketij vendi.
Referendume lokale për ndërtimet në Parkun “Rinia” dhe në Parkun e Liqenit në Tiranë
Partia Demokratike propozon referendume lokale për mbrojtjen e Parkut “Rinia” në Tiranë dhe atë të Liqenit, po në kryeqytet. Gjatë një tryeze për mejdisin, organizuar prej kësaj force politike, Jamarbër Malltezi, sekretari për Mjedisin, ka propozuar referendumet si zgjidhje për të ndalur parkimet nëntokësore dhe ndërtimet në këto zona. Pak ditë më parë Bashkia e Tiranës publikoi një lsitë me lulishtet që do të kthehen në parkime, duke krijuar kështu kushtet e humbjes së mëtejshme të sipërfaqeve të gjelbra në kryeqytet.
