Blloku Politikë
“Arrestimi” i të korruptuarve, mënyra vendoset në janar
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sqaruar disi skenarin e protestave të muajit janar që siç ka thënë ai do të jenë të forta. Në një prononcim për televizionin “Ora News”, Basha tha se nuk përjashtohet bllokimi i institucioneve.
Presidenti kthen për rishqyrtim ligjin e pronave
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka kthyer për rishqyrtim ligjin e ri të pronave. Arsyetimi për këtë vendim është se ligji i ri bie ndesh me përcaktimet e Konventës së të Drejtave të Njeriut si dhe për faktin se skema e parashikuar për dosjet e patrajtuara është jo kushtetese. Ligji do të duhet të rikalojë në procedurat parlamentare, por kthimi nga Presidenti u bën jehonë edhe kërkesave të pronarëve që e kanë cilësuar ligjin krejt të padrejtë dhe që e ndërlikon më shumë çështjen e pronës në vend ta zgjidhë siç pretendon qeveria.
"Kokoshi 200 milionë dhe zengjini i tij, nuk i fshehin dot transfertat bankare off shore"
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, reagoi pas lajmit të padisë që bëri sot Ministria e Energjetikës pë privatizimin e CEZ. Basha shkruan me nota ironike se transaprenca ndërkombëtare nuk mund të ndalet. Thotë kreu i PD-së: "Kokoshi 200 milionë dhe zengjini i tij shpresojnë më kot se duke hedhur tym do të arrijnë të mbulojnë gjurmët dhe transfertat e tyre bankare off shore. Tepër vonë. Janë kapur me presh në duar.
“Zgjedhjet lokale ishin një dështim”
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, shprehet në një intervistë për “Top-Channel” se zgjedhjet lokale ishin një dështim për Shqipërinë. “Pas pushimeve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri do të filloj të përgatis raportin. Nuk kam shumë shqetësime, pasi është e dukshme se ka patur mjaft progres të mirë, por kemi patur edhe dështime, si në rastin e zgjedhjeve lokale. Për momentin, reforma kryesore mbetet ajo e drejtësisë, sigurisht”, thotë Fleckenstein.
Edhe Bamir Topi i zhgënjyer nga klasa politike: Asgjë s’ka ndryshuar, siç ishim jemi
Në një aktivitet të partisë së tij, ish-presidenti Bamir Topi nuk e ka fshehur zhgënjimin nga klasa politike dhe sidomos nga qeveria e pas vitit 2013. Ndonëse në koalicion parazgjedhor me të majtën për zgjedhjet e pushtetit local, Topi ka konstatuar se Shqipëria është në një kaos politik dhe se gjendja është e njëjtë me atë që ka qenë edhe para zgjedhjeve.
Nga taksa progresive te gjoba progresive
Duket se është në filozofinë e kësaj qeverie kategorizimi sipas xhepit. Pas taksës progresive mbi të ardhurat nga pagat, edhe gjobat do të vlerësohen me të njëjtin parim. Paguan më shumë ai që fiton më shumë.
Policia Rrugore ka një projekt të quajtur “Gjoba progresive”, që do të vihet në zbatim gjatë vitit 2016 dhe parashikon masa më të rënda ndëshkuese për mjetet luksoze sesa për automjetet e vogla dhe modeste. Për të njëjtën shkelje rrugore të përsëritur, drejtuesi i një automjeti luksi do të jetë i detyruar të paguajë një gjobë më të lartë sesa ai që ka një makinë të thjeshtë.
Reagim për mosvlerësimin e Bik Ndojës, Frederik Ndoci: “Nëpërkëmbja e tij, vazhdë e genocidit ndaj të krishterëve”
Para disa ditëve u mor vesh lajmi i trishtuar i vdekjes së këngëtarit të njohur shkodran Bik(Ludovik) Nodja. Pati disa reagime, por këngëtari i njohur Frederik Ndoci, shkruan në profilin e vet në Facebook, se Ndoja u la në harresë për shkak të përkatësisë fetare. Ndoci përfaqëson vetëm veten e vet natyrisht, por kjo qasje po bëhet përherë e më prezente në Shqipëri, ndaj edhe po e përcjellim: “Lamtumire Artisti ma i Madh i Jares Shkodrane. BIK NDOJA…Shkodra Gjakova Ulqini Struga, ndoshta edhe shume shqiptari perlotohen...Sa Kryeministra kaloi ky Kollos, e sa aspak u vleresu?
"Do lëpijë atë që ka thënë për Berishën”. Kushtëzimi opozitar për reformën në Drejtësi trishton ndonjë zë afër qeverisë
Andrea Stefani shkruan sot në gazetën “Dita” për reformën në Drejtësi. Pai përgënzon dhe vlerëson rolin e ambasadorit Donald Lu në shtyrjen e procesit drejt miratimit të draftit, Stefani shprehet shumë dyshues për faktin sesi mund të quhet reformë një akt që ka daokrdësinë dhe kushtëzimin e Sali Berishës. Një argument ky që në politikë injorohet sa kohë aty veprojnë parimet forcës. Thotë Stefani: “Rama dhe “Rilindja” duhet të lëpijnë të gjitha ato që kanë thënë kundër autokratit të korruptuar të tranzicionit shqiptar.
Akuzat e PD-së/Fatura e Erjon Veliajt për Tiranën: Parku “Rinia” me konçesion, leje në kodrat e Liqenit dhe 50 milionë dollarë shtesë në taksa
Partia Demokratike akuzon kreun e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, se ka ndërmend që të miratojë 9 vendime të rëndësishme në vetëm një mbledhje, e cila është parashikuar të mbahet në datën 30 dhjetor. Këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak, Fabian Topollaj, ka sqaruar atë që sipas PD-së pritet të ndodhë, duke komentuar se Veliaj po përpqiet të fshehë vjedhjet.
Prokurori speciale për hetimin e zyrtarëve, çdo vendim në filtrin e Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit
Zyrtarët e lartë në Shqipëri dhe ish-zyrtarët të dyshuar për korrupsion do të hetohen nga një prokurori speciale. Në dokumentin e plotë të ndryshimeve kushtetuese për reformën në ndrejtësi, në nenin 53 parashikohet një strukturë e posaçme antikorrupsion me prokurorë të pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm, që zgjidhen nga Këshilli i Lartë i Prokurorëve. Madje, do të jenë prokurorët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion që do të kenë në varësi Byronë Kombëtare të Hetimit.
