Blloku Politikë
Kotzias: Greqia nuk është në luftë me Shqipërinë, ka zgjidhje për interpretimet ligjore që shqetësojnë palën shqiptare
Athina konsideron se "ligji i luftës" është pa fuqi dhe se mes dy vendeve nuk ka gjendje lufte. Pyetjes së një gazetari në konferencën e dy ministrave të jashtëm të hënën në Athinë, kreu i diplomacisë greke i përgjigj duke sjellë në vëmendje vendime apo traktate që rrëzojnë çdo pretendim për gjendje lufte mes dy vendeve. "Greqia nuk është në luftë me Shqipërinë. Këtë e vërteton edhe deklarata e Këshillit të Ministrave në vitin 1987, e vërteton edhe traktati i miqësisë i vitit 1996.
Debati në PE, propozohet amendament për ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE
Në debatin për Shqipërinë, Parlamentit Evropian iu propozua një amendamend nga ekstremi i djathtë francez për ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Raportuesi Knut Fleckenstein nuk e pranoi këtë amendament që ishte edhe më kritiku nga 163 amendamentet dhe që kishte të bënte me ankesat e veçanta për të drejtat e minoriteteve raporton "Abc News". "Mesazhi kryesor i draft-rezolutës është aprovimi i shpejtë i reformës në drejtësi. Shumica e amendamenteve kanë ardhur nga raportuesit në hije dhe unë i falenderoj për këtë.
Auditim i financimeve të partive dhe mundësia e financimit 100% nga shteti. Po kontrata me “Podesta” është vërtet me vlerën “0”?
Partia Demokratike duket se nuk ka më asnjë opsion të jashtëzakonshëm për zgjedhjet. Në ndryshim nga kundërshtarët e vet në qeveri që ecin me plane A.B,C, gjithë një bashkësi hipotezash që bazohen tek “famëkeqja” “Nëse”, PD-ja i sheh zgjedhjet si të mundshme vetëm në vitin e tyre normal, 2017. Të paktën kjo rezulton nga deklarimet e kreut të saj, Lulzim Basha, i cili gjatë një takimi me shqiptarët e organizatës “Vatra” në SHBA, ka folur për garancitë që do të kërkojë opozita.
Shqipëria në NATO/Kreu i Forcës Tokësore amerikane në Europë njofton stërvitje të përbashkët dhe flet për “parandalimin e agresionit rus në Veri”
Ministria e Mbrojtjes njofton sot se në Tiranë ka zhvilluar një vizitë kreu i Forcave Tokësore amerikane për Europën, gjenerallejtënant Ben Hodges. Ai ka takuar zv.ministrin e Mbrojtjes, Petro Koçi dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral, Jeronim Bazo, me të cilin dha edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ministria e Jashtme përcjell në mënyrë të njëanshme takimet e Bushatit në Greqi (foto, video)
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet për një vizitë në Greqi, ku takoi fillimisht presidentin Prokopis Pavlopulos. Kreu i shtetit grek adresoi në takim 3 pikat për të cilat Greqia është e interesuar të shohë një perspektivë pozitive në raport me Shqipërinë.
KQZ-ja shprehet të mërkurën për referendumin për ndërtimet në parkun “Rinia” dhe në parkun e Liqenit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot shqyrtimin e kërkesës për referendum lokal për ndërtimin e një parkimi në parkun “Rinia” dhe të disa godinave në krah të Korpusit Universitar. Anëtarët kanë diskutuar mbi ligjshmërinë e kërkesës, që sipas zv.kryetarit socialist të KQZ-së, Denar Biba “duhet të ketë për bazë një çështje, pra ndërtimin ose jo të parkingut në këtë hapësirë të gjelbërt”. Grupi nismëtar ka bërë pjesë të pyetjes për referendum edhe vendimin e Këshillit Bashkiak nëpërmjet të cilit parashikohet ndërtimi i tij.
Pyetja për referendumin e PS
Baza e PS-së, e thërritur në një referendum për mandatin e kryetarit të partisë do t’i japë zgjidhje debatit të madh për mandatin e Ramës, duke iu përgjigjur vetëm një pyetje.
“A e konfirmoni nenin që ka të bëjë me modalitetet për zgjedhjen e kryetarit?”, kjo është pyetja e formuluar që do të jetë e shkruar në fletën e referendumit, thërritur në datën 9 prill. Pikërisht kësaj pyetjeje do t’i japë përgjigje baza, sigurisht me një pohim apo mohim, duke i dhënë rrugë edhe cështjes së mandatit të Ramës në krye të partisë.
Manjani gjyqtarëve: Mos kini frikë nga reforma në drejtësi
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhevahir Zaganjori i bëri apel politikës të gjejë konsensusin për reformën në drejtësi në frymën e opinionit të Venecias. Ai propozoi shtimin e trupës gjyqësore dhe përqëndrimin e gjykatave në qendrat e mëdha urbane për të shmangur frangmetarizimin e gjykatave. Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani lëshoi kritika të forta për sistemin gjyqësor dhe gjyqtarët nuk duhet të presin reformën në drejtësi për të zbatuar ligjin dhe treguar përgjejgjshmëri në kryerjen e detyrës.
Vizita në Athinë, mjegull mbi axhendën
Modeli amerikan i Bashës largon 35% të të vjetërve nga gara për zgjedhje parlamentare
Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, duket se ka gjetur një mënyrë për të pastruar radhët e kandidatëve të vet në zgjedhje. Gjatë vizitës në ShBA, Basha ka zhvilluar një takim në Institutin Republikan Amerikan, ku është diskutuar për “modelin e përzgjedhjes së kandidatëve”.
