Blloku Politikë

Presidenti që "shet" lajme

Postuar në 23 Shkurt, 2016 12:44

Një muaj pasi njoftoi vendimin për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin "Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave’”, presidenti Bujar Nishani ka njoftuar për së dyti dërgimin e çështjes në Gjykatë.

Video/Ndërtimi te liqeni i Tiranës acaron gjakrat!

Postuar në 23 Shkurt, 2016 03:45

Para 18 muajsh parku i liqenit brenda kurorës së gjelbër të Tiranës u deklarua zonë ku ndalohen ndërtimet. Sot po ndodh e kundërta. Ndiqni më poshtë debatin.

 

 

Sazani nxehet me Andrea Stefanin, përplas librin by gazeta-panorama

Bojkoti i parlamentit, një opsion që po diskutohet nga opozita

Postuar në 22 Shkurt, 2016 22:14

Opozita ka si opsion bojkotin e parlamentit në shenjë proteste për rikthimin e deputetit Armando Prenga në punimet e komisioneve të Kuvendit. Burime nga Partia Demokratike konfirmuan se opsioni i bojkotit është diskutuar në një mbledhje të  grupit parlamentar demokrat pasditen e së hënës. Gjithsesi mbledhja nuk ka konkluduar në një vendim përfundimtar, por është rënë dakord paraprakisht që të njoftohet faktori ndërkombëtar dhe kryesisht eurodeputetët Kukan e Fleckenstein që asistuan ligjin për dekriminalizimin.

"Shumë e rrezikshme që Byroja Kombëtare e Hetimit të varet nga qeveria"

Postuar në 22 Shkurt, 2016 18:07

Ish-Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, ka dhënë një intervistë për gazetën “Telegraf” ku komenton disa prej zhvillimeve aktuale të politikës. Meidani është shumë kritik për situatën në Partinë Socialiste, për shkeljet statutore që janë flagrante, për mungesën e demokracisë, etj.. Meidani ka dhënë edhe një mendim për reformën në Drejtësi dhe inkuadrimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Prokuroria do të verifikojë lejen e ndërtimit te Parku i Liqenit

Postuar në 22 Shkurt, 2016 16:34

Protesta që po zhvillohet për ndërtimin te Parku i Liqenit ka nga pas edhe një kallëzim të përfaqësuesve të shoqërisë civile. Kallëzimi penal ndaj Bashkisë së Tiranës adresonte shqetësimin se për ndërtimin nuk ka një leje të saktë, nuk ka as projekt të miratuar. Sot nga Lushnja, ku ndodhej me rastin e prezantimit të drejtuesit të ri të prokurorisë, Llalla, ka bërë këtë deklaratë: “Prokuroria e Tiranës do të vazhdojë verifikimet, në varësi të rezultateve do të vendosin mbase për përfundimin e hetimeve”.

Armando Prenga i rikthehet punës si deputet, njihet në komision me vizitën e sekretarit Kerry

Postuar në 22 Shkurt, 2016 13:11

Vetëm tre ditë pasi Gjykata e lartë ndryshoi masën e sigurisë në detyrim paraqitje, Armando Prenga i është rikthyer Kuvendit. Këtë të hënë ai ka qënë në komisionin parlamentar të Sigurisë, ku është anëtar, raporton TCH. Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, për deputetin Prenga, i përfshirë pak kohë më parë në një konflikt mes dy fiseve në Laç.

Qartësohet Nishani, Presidenti lolo dekreton emërimin e ministrave

Postuar në 22 Shkurt, 2016 12:36

Nuk çudit Nishani me piruetat akrobatike 360 gradë. Ndoshta i vetmi president në botë që ndryshe fle e ndryshe zgjohet. Dy ditë pasi iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për intepretimin e nenit 98 të Kushtetutës lidhur me procedurat e dekretimit të ministrave zyra për shtyp e Presidentit ka njoftuar se Presidenti ka dekretuar emërimin e Arben Ahmetajt si Ministër i Financave dhe Milva Ikonomit si ministre e Ekonomisë. Një akt që konfirmon mungesën e madhe të seriozitetit në qëndrimet e presidentit të Republikës së Shqipërisë, i cili po bëhet lolo me iniciativën e tij.

Kundër Sali Berishës në radhët e protestës së PD

Postuar në 22 Shkurt, 2016 11:31

Partia Demokratike ka organizuar një protestë të paralajmëruar përpara Bashkisë së Tiranës për të protestuar kundër rritjes së çmimit të shërbimeve.
Por ndërsa këshilltarët e djathtë ishin duke folur një e nga një një i moshuar i revoltuar, iu shkëput turmës dhe u ngjit në foltore duke i rrëmbyer njërit prej të djathtëve mikrofonin duke u ngjitur në foltore. Pavarësisht kundërshtimit nga të djathtët ai ka mundur të flasë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë