Blloku Politikë
A bëhet Shqipëria me Blushin?
Ben Blushi ka shpallur hapur ambicjen për t’u bërë kryeministër dhe për të qeverisur Shqipërinë.Në pikën e parë të platformës së tij të quajtur “Shqipëria bëhet”, Blushi propozon një paketë dinjiteti për të varfrit, sipas së cilës shteti duhet të marrë në mbrojtje rreth 100 mijë familje, pjesëtarët e së cilave jetojnë me më pak se 40 dollarë në muaj.
Kushti i Berishës
Për Sali Berishën Alfa dhe Omega e reformës në drejtësi është Byroja Kombëtare e Hetimit apo Njësia Antikorrupsion.
Reformë ose zgjedhje të parakohshme?(përditësuar)
Reformë në Drejtësi, ose zgjedhje. Kryeministri Edi Rama, ka përsëritur sot atë që pak ditë më parë e deklaroi deputeti Pandeli Majko. Duke folur nga takimi i sotshëm në kuadër të anëtarësimeve të reja, Rama tha se reforma është e pashmangshme, pasi e ka “përcaktuar si domosdoshëmëri jo vetëm koha, por edhe vullneti sorvan i shqiptarëve”.
Si mocioni i mosbesimit për kryeministrin: Referendumi për kryetarin e PS-së, rruga e vetme për zgjedhje
Referendumi që sugjeroi Edi Rama, si mënyrë për votëbesimin e tij si kryetar, mund të zhvillohet pas Kongresit të 19 marsit. “ABC News”, citon burime të kësaj partie që thonë se procesi do të zbatohet sipas statutit të ri që parashikohet të miratohe në Kongres dhe se ai në fakt mund të jetë në formën e një pyetjeje që lidhet me qenien ose jo të Ramës si kryetar i PS-së. “Referendumi mes anëtarësisë së Partisë Socialiste, i kërkuar nga Edi Rama në lidhje me mandatin e tij të kryetarit, duhet të thirret brenda datës 18 prill, gjithnjë nëse Kongresi do ta miratojë atë.
Ngrihet struktura e posaçme për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit
Prokuroria e Përgjithshme ka krijuar së fundmi strukturën e posaçme që do të zbatojë ligjin e dekriminalizimit. Kreu i këtij institucioni, Adriatik Llalla, ka urdhëruar ngritjen e “strukturës së posaçme - Sektori i Verifikimit të Integritetit – e cila do të përbëhet nga dy prokurorë, tre oficerë të Policisë Gjyqësore dhe një specialist IT”, raporton Top-Channel.
Ligji parashikon vetëdeklarimin nga subjektet dhe mandej është organi i akuzës që ngarkohet me verifikimin e tyre, një hap që shkon përtej lojës symbyllur të “dëshmisë së penalitetit”.
Kisha Orthodhokse: Na ktheni objektet e kultit që na përkasin. Po shfrytëzohen për dasma dhe ceremoni
Asambleja kleriko-laike e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ka kërkuar përmes një deklarate që objektet e kultit që i përkasin t’i kthehen në administrim kishës. Shkak për këtë mesazh është jo vetëm ligji që ia njeh KOASh-it këtë të drejtë, por edhe shfrytëzimi i mjediseve të objekteve në fjalë për aktiviteteve që siç thuhet në deklaratë fyejnë ndjenjat e besimtarëve.
SHBA sugjeron kompromis politik për reformën në drejtësi
Futja e diskutimit të reformës në drejtësi në një shtrat tenkik nuk garanton tymin e bardhë që ndërkombëtarët presin të dalë në Tiranë. Drejtori i Zyrës për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Thomas Yazdgerdi sugjeron një kompromis politik mes palëve. “Në politikë, siç e dimë të gjithë, për të patur sukses, duhet të bësh kompromis. Të dyja palët duhet të bisedojnë.
Të shumtë kundër Kokëdhimës...
Mediat raportojnë sot se në mbledhjen e Grupit Parlamentar është diskutuar edhe dërgimi në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të deputetit, të Koço Kokëdhimës. Sipas raportimeve të ndryshme, ky i fundit ka shprehur pakënaqësinë që kolegët e tij miratuan dërgimin në Gjykatë të vlerësimit të konfliktit të interesit të tij në raport me mandatin.
Egërsohet Manjani
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është treguar i ashpër me gjyqtarët, duke i cilësuar ata pjesë e mashtrimit dhe përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë në vend. Manjani ka shfrytëzuar prezencën e tij në takimin e zhvilluar për ndërgjegjësimin e dënimeve alternative nga shërbimi i provës dhe prezenca e OSBE-së në qytetin e Durrësit.
Kokëdhima shpjegon pse nuk duhet marrë seriozisht Pandeli Majko
Deputeti socialist Koço Kokëdhima, praktikisht njeriu me më shumë influencë dhe ndikim te kryetari Edi Rama ka zhvlerësuar deklaratën e Pandeli Majkos se mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Ai ka dhënë një sinjal LSI-së se nuk duhet të marrë seriozisht profecitë e Pandeli Majkos, i cili lobon dukshëm për të qenë një nga kandidatët për President i Republikës, post të cilin e synon edhe Ilir Meta. Në një interevistë për emisionin “Tonight”, Kokëdhima deklaroi se zgjedhjet e ardhshme do të jenë në 2017 “Nuk ka asnjë arsye të ketë zgjedhje të parakohshme. Të mos bëjmë profecira.
