Blloku Politikë
“Referendumi është një “ParaRama Papers””
Disa deputetë të Partisë Socialiste e kanë quajtur referendumin e brendshëm të 9 prillit si shenjë demokracie. Por jo të gjithë mendojnë kështu. Kundërshtari i vijës aktuale politike, Ben Blushi, paralajmëroi manipulime të mëdha në një referendum që nuk pati fushatë. “Ky referendum është një "PaRama Papers", pasi ka falsifikim për të grabitur mandatin. Ky referendum është një akt i pashembullt. Edi Rama do të mbahet mend për shumë budallallëqe”, ka thënë Blushi, duke kujtuar se procesi nuk ka monitorues.
Rama dorëzon Leskajn e Sulin
Pas kushteve të vendosura nga Partia Demokratike dhe pas presionit ndërkombëtar, veçanërisht atij amerikan, mazhoranca më në fund është tërhequr për rastet e papajtueshmërisë së mandateve të deputetëve Valentina Leskaj e Rakip Suli. Lapsi.al thotë se mazhoranca ka pranuar t'i dërgojë kërkesat e opozitës në Gjykatën Kushtetuese, duke respektuar vendimin e dhënë nga kjo Gjykatë për rastin e deputetit Koço Kokëdhima.
Versioni i qeverisë për helikopterin në doganën e Hanit të Hotit
Qeveria ka reaguar ndaj publikimeve nw media se helikopteri i rrëzuar në Shkodër ishte parë në doganën e Hanit të Hotit.
"Parajsa" fiskale që propozon Basha
Aksionin politik opozita po e shoqëron me një paketë propozimesh që nga pikpamja praktike ofron kosto më të ulëta për taksapaguesit, përfshi bizneset dhe individët. Një ofertë që i jep avantazhe platformës së opozitës, nisur nga premtimet që po bën kryetari i saj, por që mbetet me pikëpyetje sa mund të konkretizohet nëse Partia Demokratike vjen në pushtet.
Skandali me kompanitë offshore, Berisha sqaron pozicionin e tij
Pas shpërthimit të skandalit "Letrat Panameze" në disa media u përfol emri i biznesmenit Ismail Mulleti dhe koncesionit të markimit të karburantit si të përfshirë në të. Koncesioni është firmosur në fund të qeverisjes së PD-së dhe këtu implikohet një përgjegjësi e ish-kryeministrit Sali Berisha që në një intervistë për Top-Channel ka dhënë këtë sqarim:
TCH: Keni patur dijeni se zoti Mulleti është pas Global Fluid International që ka marrë koncesionin e markimit të karburanteve gjatë qeverisjes tuaj, në mars të 2013?
Basha nuk negocion
Lulzim Basha deklaroi se fati i Parlamentit do të varet nga sjellja e mazhorancës, në raport me kushtet që ka vendosur opozita dhe respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Dhunimi i rendit kushtetues do të thotë që vendi është në xhungël, s’ka më dallim mes policit dhe banditit, kryeministrit dhe kriminelit dhe anasjelltas”, tha ai për mediat, teksa theksoi se qeveria ka 4 javë që refuzon zbatimin e vendimit të gjykatës kushtutese.
Mëkëmbësit në fushatë për demokracinë
Deputetët socialistë po e prezantojnë referendumin për mandatin e kryetarit si një ushtrim për demokracinë e Shqipërisë. Fushata është marrë përsipër nga deputetë të tipit Taulant Balla apo Blendi Klosi, seicili me kontribute te njohura kryesisht në afirmimin e kryetarit. Ja se çfarë u tha Taulant Balla socialistëve të Pogradecit "Ky referendum i rëndësishëm për demokracinë në vendin tonë. Kongresi vendosi qe përmes këtij referendumi të votojë antarësia dhe është e rëndësishme që çdo socialist në Pogradec dhe gjithë Shqiperinë të marrë pjesë në datën 9 në referendum.
Ditmiri mes Shqipërisë dhe Greqisë
“Nuk ndihemi të kërcënuar nga një luftë me Greqinë, jemi aleatë të NATO-s, por regjimi juridik i luftës nga Greqia për Shqipërinë ka dhe efekte të pastra ligjore, siç janë pronat e shqiptarëve që në bazë të ligjit të luftës i mban ato në sekuestro konservative. Ka ligj lufte, por jo gjendje lufte. Nga këtu duhet nisur zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve me Greqinë”, tha Bushati dje gjatë raportimit në komisionin e Jashtëm.
Për ministrin e Jashtëm rrëzimi i marrëveshjes së detit me Greqinë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, çoi në një ftohje të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Sekserët e xhihadit, prokuroria kërkon 152 vite burg për grupin e imamëve
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka paraqitur pretencën për grupin e xhihadisëve. Organi i akuzës ka kërkuar në total një dënim prej 152 vjet burg për 9 të akuzuarit. Këta persona akuzohen se dërgonin shtetas Shqiptarë për të marrë pjesë në luftimet në Lindjen e Mesme.
Trekëndëshi Shqipëri-Itali Greqi në negociata për emigrantët
Qeveria greke do të kërkojë mbështetjen e Italisë dhe të Shqipërisë, por edhe të vendeve të tjera fqinje në përballimin e problemit të refugjatëve. Sipas burimeve vendase, përjekjet do të zhvillohen në dy faza. Së pari do të synohet në një marrëveshje tripalëshe midis Athinës Tiranës dhe Romës dhe më pas, në organizimin e një takimi në nivel ministrash, me pjesëmarrjen e Greqisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë.
