Blloku Politikë
Basha kërkoi takim politik në DASH
Lulzim Basha ka kërkuar një takim urgjent me përfaqësues politikë të Departamentit Amerikan të Shtetit, pas deklaratës së 20 prillit të zv. sekretarit për çështje politike në DASH, Tomas Shannon. Shannon u kërkoi partive opozitare që të merrnin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit-deklaratë që e shtyu Bashën ta akuzojë zyrtarin amerikan si mbështetës të Edi Ramës, raporton BIRN.
“Asnjë Pazar. Të shpëtojmë Shqipërinë nga Edi Rama!”
Koço Kokëdhima, kryetar i lëvizjes “Zgjidhja”, ka menduar të dalë sot me një editorial të vetin që merret me trajtimin e krizës politike në vend. Editoriali shfaqet në ditën kur është njoftuaar takimi mes kreut të PD-së dhe kryeministrit Edi Rama, mes të cilëve Kokëdhima, duket se zgjedh të parin në funksion të kauzës së zgjedhjeve të lira.
Vettingu, kusht i pushtetit, jo i ndërkombëtarëve
Joseph Daul, zv. President i PPE-së dhe Johannes Hahn, Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë në Bashkimin Evropian, kanë zhvilluar sot një videokonferencë me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.
Videokonferenca përbën akt të pastër ndërmjetësimi dhe presioni ndaj PD-së të cilës i kërkohet të shmangë bojkotin e zgjedhjeve dhe të miratojë paketën e McAllister, e cila siç u tha para disa ditësh kur politikani gjerman ishte në Tiranë parashikonte:
Edhe Gjermania do i njohë zgjedhjet pa opozitën
Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz ka deklaruar sot se qeveria e saj do ti njohë zgjedhjet e 18 Qershorit edhe nëse në to nuk do të marrë pjesë Partia Demokratike. “Zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën e caktuar. Nëse PD nuk hyn në zgjedhje është vendim i trishtë. Edhe nëse PD nuk hyn në zgjedhje ne do ti njohim”, ka deklaruar Susanne Schütz. Pak ditë më parë ishte ambasadori amerikan, Donald Lu, i cili tha se zgjedhjet do të jenë legjitime edhe nëse në to nuk merr pjesë Partia Demokratike.
Zv.ministri i Jashtëm rus: Krizat në raportet ruso-shqiptare, për arsye subjektive
“Albanian Daily News” i ka marrrë një intervistë zv.ministrit të Jashtëm të Rusisë, Grigory Karasin. Ai pyetet gjerëisht për marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin, situatën në Europë, Ukrainë, Ballitik dhe Poloni. Karasin shpreh pikëpamjet ruse në këtë drejtim, për t’u ndalur në një koment edhe për marrëdhëniet shqiptaro-ruse, që janë të pazakonta.
Gënjeshtrat e ministrit të Jashtëm dhe politika për kantonizimin e Maqedonisë
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka qenë dje në Top-Story ku ka folur gjerësisht për krizën maqedonase. Në një dalje të cilës i mungoi takti i duhur, por jo arroganca e një lektori që se kërkon kush, ministri ka dhënë leksione për demokracinë në Maqedoni, ka shantazhuar hapur Shkupin zyrtar kur ka theksuar “nevojën për çkyçje të rrugën euroatlantike të Maqedonisë”, si dhe ka deklaruar thuajse pa teklif, se Platforma Shqiptare duhet të jetë një udhërrëfyes për politikën e këtij vendi në raport me krizat shumëdimensionale të tij.
Presidenti: Nuk mund të votoj kur nuk ka alternativë në proces
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dhënë një intervistë në emisionin “Fol me Mua” në Televizionin Publik Shqiptar, përmes të cilës ka përcjellë disa mesazhe dhe qëndrime politike. Nishani ka vlerësuar si kushtetuese dhe legjitime zgjedhjen e Ilir Metës president të vendit, ndërkohë që ka vlerësuar edhe kandidaturën e kreut të LSI-së. Ai ka nënvizuar se nuk përjashton një rikthim në jetën politike të vendit, por duke shmangur pretendimin për një detyrë të re administrative.
Zëra (të kurdisur) kundër
Sot u bë lajm dalja e disa përfaqësuesve të Partisë Demokratike, të cilët kundërshtojnë idenë e bojkotit të zgjedhjeve. Majlinda Bregu dhe Eduard Selami janë tanimë dueti i zakonshëm që shfaqen si serumi i konstruktivitetit politik, në shërbim të një stabiliteti që i konvenon pushtetit.
Anëtarët e PD në KQZ: Regjistrimi i kandidatëve për zgjedhje, i paligjshëm
Tre anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmanaj, Vera Shtjefni dhe Klement Zguri e quajnë të paligjshëm regjistrimin e subjekteve zgjedhore në KQZ përtej datës 28 Prill. Sipas tyre afati që korrespondon me datën 29 Prill është bërë në tejkalim të çdo kompetence ligjore dhe me një interpretim subjektiv të nenit 67 të Kodit Zgjedhor. "Deklaratat e KQZ të ditëve të fundit (datat 29 dhe 30 prill 2017) nuk përfaqësojnë asnjë vendimarrje të KQZ.
Lubonja: Zgjedhja e Ilir Metës President, çështje bandash
Fatos Lubonja në një koment për Panorama e quan zgjedhjen e Ilir Metës si President të Shqipërisë produkt të sistemit antidemokratik që përfaqësojnë partitë politike në Shqipëri.
