Blloku Politikë

Nëse nuk zgjidhet presidenti dhe mbi zgjedhjet që teknikisht bëhen edhe pa opozitën

Postuar në 30 Mars, 2017 19:49

Sipas Ish-Kryetarit të KQZ-së Çlirim Gjata nëse ka dakordësi politike zgjedhjet edhe mund të shtyhen, por sipas tij, atëherë do të shkonim me qeveri teknike. Në një intervistë në studion e lajmeve të "TemA Tv", Gjata tha se zgjedhjet mund të bëhen edhe pa opozitën, por sipas tij kjo do të krijonte ulje të kredibilitetit politik. Gjata ngre shqetësim edhe për zgjedhjen e presidentit, nëse shkelen afatet.

"TemaTV"

Barsaleta e koalicionit, LSI nuk futet në zgjedhjet e Kavajës

Postuar në 30 Mars, 2017 13:19

Ilir Meta ashtu si Partia Demokratike nuk do të garojë me kandidat në zgjedhjet për bashkinë e Kavajës. Nënkryetari i LSI-së Luan Rama foli për një mungesë bashkëpunimi me Partinë Socialiste, ndaj vendosi dhe LSI sipas tij vendosi të bojkotojë zgjedhjet e pjesshme për këtë bashki. 

“Tensionet e tanishme në Ballkan, elektorale. Nuk përjashtohet një kandidat për president nga diaspora”

Postuar në 30 Mars, 2017 10:36

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një intervistë faqes “Dialogplus”. Rama përgjigjet për disa çështje, por me interes është leximi që i bën ai situatës në rajonin e Ballkanit. Sipas kryeministrit shqiptar tensionet e tanishme nuk kanë asgjë substanciale, pasi lidhen thjesht me situata elektorale.

Karriera e Medvedev u dëmtua, në mos u prish. Keni parë një gjë të tillë në Shqipërinë europiane?

Postuar në 30 Mars, 2017 10:23

Në vende me tendenca autoritare si Shqipëria ka një ide se beniaminët e atij që ka pushtetin janë të pacenueshëm në ambiciet e veta politike. Shembuj konkretë: Lulzim Basha u zgjodh në krye të PD-së thjesht se kështu donte Sali Berisha. Një tjetër: Erjon Veliaj u bë kryetar bashkie në Tiranë dhe po  lejohet të kultivojë ambicien për kryetar PS-së dhe kryeministër me lejen e qartë dhe bekimin e Edi Ramës.

Çadra merr goditje nga PPE: PD në zgjedhje dhe në parlament

Postuar në 29 Mars, 2017 22:09

Partia Popullore Europiane ka aprovuar një rezolutë emergjence për Ballkanin Perêndimor në ditën e parê tê Kongresit dyditor që mbahet nê Maltë. Rezoluta  inkuarojn të gjitha forcat politike të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratike dhe insititucionet në vendet respektive të tyre në rajon dhe të fokusohen në reformat strukturore, për të cilat ekonomia e tyre ka nevojë urgjente.

SHBA foli: Zgjedhjet në Shqipëri në 18 qershor, opozita të marrë pjesë

Postuar në 29 Mars, 2017 21:57

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan për Ballkanin, Hoyt Brian Yee i kërkon opozitës të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit dhe të mos i bllokojë ato. Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës ai thotë se Shqipëria  do të duhej së paku, të mbajë zgjedhjet e saj më 18 qershor. Sipas tij nëse ka probleme opozita dhe qeveria duhet të kenë dialog në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira e të drejta.

Min 15:50

 

Ku bashkohen Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha?

Postuar në 29 Mars, 2017 20:32

Konfuzioni i krijuar me deklaratat kritike të ministrave të LSI-së ndaj qeverisë, sado konstruktive të duken nga përkthimi shqip në shqip i Ilir Metës nuk e fshehin dot animin e LSI-së nga çadra e vendosur poshtë zyrës së Edi Ramës. Ky i fundit po ndjek linjën radikale nëse mund të quhet të hyrjes në zgjedhje edhe pa opozitën, por në këtë rrugë nuk ka mbështetjen pa kushte të partnerit të tij në qeveri, Ilir Meta, i cili shfaqet i shqetësuar për standardin e zgjedhjeve dhe demokracisë në vend.

Dekorata për Ramën, kryeministri francez: I pari që u angazhua në rrugën e pajtimit me Serbinë

Postuar në 29 Mars, 2017 20:16

Dje kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftonte në profilin e vet në Facebook, dekorimin nga presidenti francez, Francoise Holande, me dekoratën e Komandantit të Urdhrit të Legjionit të Nderit. Një nderim i veçantë ky që është ndër më të lartët në Republikën francez.  

Qeveria e pranon zyrtarisht: Sajmir Tahiri, ministri i kanabizimit

Postuar në 29 Mars, 2017 15:43

Zëvendës kryeministri Niko Peleshi ka dalë sot në një konferencë për shtyp për të prezantuar një plan masash kundër kanabisit dhe kultivimit të tij.

Ministria e Jashtme: Nuk ka Platformë të Tiranës për krizën në Maqedoni

Postuar në 29 Mars, 2017 15:26

Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë ka thirrur sot në një seancë dëgjimore përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ata janë pyetur nga deputetët për situatën në rajon, në dritën e zhvillimeve të reja dhe të vlerësimeve të shumta për ndërhyrje nga Rusia.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë