Berisha nxjerr në skenë variantin e vetëvrasjes së Ramës

Postuar në 06 Maj, 2017 19:53

Duket se lëshimi për Kavajën nuk i ka pëlqyer ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në një intervistë për “Neës24” ka përdorur tone të forta ndaj kryeministrit. Nuk dihet sa lidhje ka mes kërcënimit dhe realizimit, por Berisha duket se po shton dozën në një provë të qartë tensioni dhe pamundësie për Pazar me kryeministrin:

...Edi Rama i dha LSI-së presidentin për ta mbajtur në opozitë. Pra për të krijuar opozitën e tij. Edi Rama, ka mbush fishat këtu, ka mbush fisha për të krijuar partitë satelito opozitare. Pra tani, pasi e kanabizoi vendin, pasi e shndërroi në narko-republikë, tani po krijon edhe narko-opozitën. Po krijon opozitën e narko-republikës. Janë këto qëndrime, të cilat e bëjnë të pashmangshëm ballafaqimin.

Po të hyni të lexoni për historinë e tij. Ky, njerës prej gazetave më të mëdha italiane i ka thënë se jo një herë por disa herë kam bërë tentativë për vetëvrasje. Se kur e lëshojnë nervat atë e lëshojnë atë pastaj. Ky është fatalitet. Ky quhet fatalitet në terma social, dhe kjo absolutisht do t’i ndodhë, ose do ta krehin

tha Berisha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.