Blloku Politikë

Një marrëveshje e dytë, vdekjeprurëse për PD-në

Postuar në 01 Gusht, 2018 03:21

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot gjatë një interviste në emisionin “Përballë” në RTSh dy nisma që ai synon t’i materializojë në muajin shtator: së pari janë ndryshimet e mundshme në kabinetin qeveritar, siç tha ai “pas një analize të thellë dhe një bilanci” dhe së dyti është oferta që do të vihet në tavolinë për opozitën. Për këtë të dytën z. Rama ndër të tjera tha:

Bëjini një retweet dekretit të Presidentit z. Veliaj!

Postuar në 30 Korrik, 2018 19:08

Teksa Erion Veliaj sajon aktivitete lart e poshtë për të rikuperuar goditjen nga mosdekretimi i ligjit të kompanisë “Fusha.sh.p.k” gjendja e tij sa vjen e rëndohet. Ai e ka kthyer në replikë personale me Ilir Metën çështjen e Teatrit, duke mos dhënë asnjë shpegim për 8 pikat ku presidenti thotë se shkelen ligjet, Kushtetuta dhe Konventat Ndërkombëtare. 

Daçiç: SHBA kërkon zgjidhje kompromisi për Kosovën

Postuar në 28 Korrik, 2018 12:12

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic ka dalë i kënaqur nga takimet që kishte në Uashington me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Ëess Mitchell dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John R. Bolton.

Sipas tij ndryshimi më i madh që erdhi me administratën e re amerikane të Donald Trump është se ata janë “të gatshëm të dëgjojnë argumentet e Serbisë”.

"BE nuk e kupton logjikën tonë për Teatrin"

Postuar në 27 Korrik, 2018 22:03

Qeveria po përpiqet ta kalojë me një lloj serioziteti që nuk i përshtatet aspak diskretitimit publik që po pëson për çështjen e Teatrit pavarësisht buzëqeshjeve manekine qe shpërndan lart e poshtë Erion Veliaj. 

Presidenti i Republikës kthen ligjin për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar

Postuar në 27 Korrik, 2018 14:34

Më poshtë arsyetimi i Presidentit të Republikës: 

I keqpërdoruri Erion Veliaj

Postuar në 27 Korrik, 2018 12:20

Shikojeni këtë foto të sikletit të Erion Veliajt. I cili edhe pse deklaron se nuk merr vesh nga arti apo arkitektura, merr përsipër të shpjegojë projektin e Teatrit të ri, ndaj këngëtares Eleni Foureira. Një foto manipuluese padyshim, e dikujt që është kapur në hallin e vet të të qenit prezervativi i një skeme që nuk krijon dot imunitet.

LSI akuza ndërkombëtarëve: Janë të neveritshëm

Postuar në 26 Korrik, 2018 11:40

Shumica është e detyruar të zgjidhë një ekuacion që numrat nuk ia lejojnë përballë presionit të ndërkombëtarëve për të miratuar ndryshimet në Ligjin për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, në mënyrë që t’i hapet rrugë pranimeve në Shkollën e Magjistraturës, proces që është i bllokuar për shkak të mosngritjes në kohë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Gjyqësorit.

Vettingu, i fundit në radhë...pas antikomunizmit, kat'harsisit dhe antikorrupsionit

Postuar në 25 Korrik, 2018 21:31

Vettingu është bërë një fjalë të cilës mazhoranca e sotme i ka dhënë peshë apo vlerë magjike. Edhe pse i ndërmarrë në kuadër të një procesi reformues, ai po shkakton kaos dhe kolaps në sistemin e drejtësisë, duke paralizuar gjykatat kryesore në vend.

Gjyqtarë me kurs partie

Postuar në 24 Korrik, 2018 12:57

Partia Socialiste është parti që i ka traditë forumet, të cilat tanimë janë shndërruar në tubime sektare të një grupi që edukohet vetëm me një frymë: pushteti vlen. Gjithçka tjetër jo.

Mund të kuptohet ambicia dhe mundet po ashtu të kuptohet që një parti kujdeset që të mos i ndahet Shqipërisë të cilës me krimet e veta i ka rënë për hise, por është pak e tepërt që të presësh se diçka do të bëhet më mirë, me projekt-gjyqtarët dhe prokurorët që po mësohen nën okelion e logos së PS-së dhe nën frymën e Rilindjes.

Lista e katërt me kandidatë për në Gjykatën e Strasburgut

Postuar në 24 Korrik, 2018 11:03

Gazeta “Panorama” shkruan sot se qeveria shqiptare ka dorëzuar një listë të katërt kandidatësh për në Gjyktaën e Strasburgut, në të cilën figurojnë tre emra. Sokol Berberi qëndron sërish dhe krahas tij është dr. Marjana Semini dhe Darian Pavli.

Semini është pedagoge në universitetin e Tiranës dhe në Shkollën e Magjistraturës, kurse Pavli nga aq sa lexohet në internet është një avokat i njohur i të drejtave të njeriut. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë