Blloku Politikë
Më në fund Vllahutin flet për Teatrin
Pas shumë apeleve publike më në fund ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vllahutin ka folur për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe nismën ligjore të qeverisë që i hap rrugë projektit të Kompanisë Fusha sh.p.k për shembjen e Teatrit ekzistues dhe ngritjen 6 kullave shumëkatëshe.
Unë jam Teatri...i Ri
Është e kotë të diskutosh mbi cilësinë e fjalimeve ditore të z. Erion Veliaj. Është e kotë të shohësh dhe të presësh tek ai Kryetarin e Bashkisë që dëgjon me mendje, përveçse gjendet në dëgjesa sa për statistikë. Rasti i fundit e provon më së mirë këtë, kur z. Veliaj mbron prishjen e Teatrit Kombëtar me një rrenë tipike të tij: do ndërtohet një i ri.
Basha nën presion për të djegur mandatet, dyshime se bën lojën e Ramës
Lulzim Basha ka shansin të korrigjojë atë që nuk bëri në Maj të vitit të kaluar kur i dha dorën kryeministrit për të ashtuquajturën marrëveshje të 18 Majit.
Akti i djeshëm i mazhorancës për të kaluar me arbitraritin e kartonëve një projektligj që negocion shembjen e Teatrit Kombëtar është një arsye e fortë për të terguar se PD nuk po bën lojë të dyfishtë. Jo sepse mazhoranca nuk e dëgjoi dhe votoi një nismë të saj, kjo është krejt normale, por sepse shumica kaloi një projektligj, i cili nuk mund të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese.
Deliri i Mëkëmbësit! (Video)
Seanca parlamentare e 5 korrikut përveçse për miratimin e projektligjit që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar do të mbahet mend edhe për fjalimin e deputetit socialist Eduard Shalsi.
Ish-mëkëmbësi i Ramës në Bashkinë e Tiranës përdori shprehjen e përdorur nga Ciceronit “O tempora! O mores!” për të përkufizuar qëndrimin e atyre që janë kundër shembjes.
Ciceroni shprehet kundër pabesisë dhe korrupsionit në atë periudhë në kuptimin “Oh çfarë kohësh! Oh çfarë zakonesh!
Pakti me Shqipërinë shkon në parlamentin grek
Komisioni Për Mbrojtjen dhe Çështjet e Jashtme në parlamentin grek pritet të diskutojë me dyer të mbyllura marrëveshjen që sipas deputetëve të opozitës greke është arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështje të pas Luftës së Dytë Botërore dhe delimitimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike.
Ora për t'u futur në kosheren e burgut
Për herë të tretë Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrest me burg për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. I akuzuar për bashkëpunim me “Habilajt” në trafik droge, Tahiri po hetohet në gjendje të lirë.
Gjatë kësaj kohe ish-ministri nuk ka hezituar të postojë fotografi nga jeta private, e fundit duke u kujdesur për një koshere bletësh.
Qeveri nën kontrollin e trafikantëve të drogës, Donald Lu: Nuk ka vullnet për arresimin e Klement Balilit
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ka organizuar sot aktivitetin: “Forca e Ligjit në Veprim: Arritje dhe Sfida”. Në këtë takim, ku ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa ka përsëritur premtimin për goditjen e krimit, ambasadori amerikan, Donald Lu, ka akuzuar hapur qeverinë shqiptare dhe organet e tjera ligjizbatuese se nuk kanë vullnet për arrestimin e njerëzve të ndryshëm të kërkuar për trafik droge.
Video/Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar para Parlamentit
Ekspertja e OSBE-së: AMA është e ndikuar politikisht
Mirella Marchese, eksperte e OSBE/ODHIR-it është përplasur këtë të mërkurë me kryetarin e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Genti Sala për shkak të disa konkluzioneve të nxjerra nga OSBE-ja se AMA është e ndikuar politikisht.
Doshi zgjidh ngatërresat me veten, hapet rruga për rikthimin në PS
Me ndihmën e Gjyaktës Tom Doshi doli i palagur nga atentati që i kishte inskenuar vetes, për të cilin akuzoi Ilir Metën. Ndonëse Prokuroria kishte kërkuar dënim me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Gjykata e Tiranës e shpalli atë të pafajshëm, ndërkohë që vendosi 1 vit burgim për ish deputetin Mark Frroku, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i mbeten 8 muaj burg.