Blloku Politikë

Berisha thirrje punonjësve të Forcave të Rendit: Mos zbatoni urdhërat e Sandër Lleshit. Janë nul

Postuar në 09 Nëntor, 2018 21:11

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sot gjatë një interviste për “Abc News” se emërimi në detyrën e zv.ministrit të Brendshëm të Sandër Lleshit është antikushtetues, antiligjor. Duke iu referuar ligjit për Këshillin e Ministrave dhe Kodit të Procedurave Administrative, Berisha tha se caktimi i tij bie ndesh me çdo normë juridike, çka e bën çdo akt të ndërmarrë këtej e tutje nul. Berisha u ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të Forcave të Rendit të mos zbatojnë asnjë urdhër të Sandër Lleshit sepse ato nuk kanë bazë ligjore.

Vrasja e Katsifas, avokati Likurezos nuk përjashton padinë ndaj shtetit shqiptar

Postuar në 09 Nëntor, 2018 19:09

Avokati i familjes Katsifa, Aleksandhros Likurezos nuk përjashton mundësinë e një padie ndaj shtetit shqiptar në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit në Bularat. Në bisedë telefonike për Tema Tv, Likurezos akuzon autoritetet shqiptare për mosbashkëpunim.

Kërkesa e dytë për dekretimin e Lleshit, a do ta “dredhë” Presidenti i Republikës?

Postuar në 09 Nëntor, 2018 11:09

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot kërkesën e dytë për dekretim të Sandër Lleshit në detyrën e ministrit të Brendshëm. Përmes një njoftimi në tuiter, Rama thotë se kërkesën e ka shoqëruar me një relacion shpjegues se përse duhet dekretuar ministri. 

Ceremoni politike për Katsifan

Postuar në 08 Nëntor, 2018 13:12

Ambasada e SHBA: Ministria e Brendshme nuk është funksionale

Postuar në 08 Nëntor, 2018 12:47

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë një deklaratë përmes së cilës konsideron se Shqipëria nuk ka një Ministri të Brendshme funksionale, pavarësisht se kryeministri Edi Rama vlerësoi se puna vazhdon njësoj.

Mattarella: Të gjithë e ndjejmë veten si në shtëpinë tonë mes arbëreshëve

Postuar në 07 Nëntor, 2018 16:06

Një vizitë patjetër shumë e rëndësishme dhe me konotocion simbolik të posaçëm mund të konsiderohet ajo e presidentit të Republikës, Ilir Meta në komunitetin arbëresh të Kalabrisë në Shën Demetër Korona.

Ai është shoqëruar nga homologu italian, Sergio Mattarella, që e ka konsideruar tokën e arbëreshëve si vendin ku të gjithë

arbërershë, shqiptarë, italo-arbëreshë dhe italianë e ndjejme veten në shtëpinë tonë

Kalabria dhe Shqipëria një lidhje që reziston prej 600 vjetësh

Postuar në 06 Nëntor, 2018 21:26

Ilir Meta u prit me shumë entusiazëm në Lungro të Kalabrisë, ku mijëra arbëreshë dolën për t’i uruar mirëseardhjen kreut të shtetit shqiptar.

“Kalabria është shumë e rëndësishme për ne, sepse këtu është zemra e bashkësisë arbëreshe të zhvendosur në Itali që në Mesjetë. Ju jemi mirënjohës që kanë ruajtur gjuhën, traditat, zakonet, identitetin që nga koha e Skënderbeut. Është meritë e tyre, por edhe e kalabrezëve dhe italianëve, që i kanë mirëpritur.’’ – u shpreh Presidenti Meta.

Kontrolli presidencial nënkupton të drejtën e refuzimit të një ministri

Postuar në 06 Nëntor, 2018 18:50

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama doli sot në Parlament për të mbajtur ndër të tjera edhe leksion kushtetues të kompetencave të tij dhe të Presidentit. Sipas leximit të z. Rama dhe atyre që i kanë shkruajtur fjalën, Presidenti ka 12 kompetenca, mes të cilave asnjë për të Refuzuar propozimet e Kryeministrit për anëtarët e kabinetit qeveritar.

Nga zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në zv. ministër të Brendshëm

Postuar në 06 Nëntor, 2018 12:02

Sandër Lleshi është caktuar sot në detyrën e zv.ministrit rë Brendshëm pasi Parlamenti votoi dekretin e Presidentit të Republikës për shkarkimin e Fatmir Xhafajt.
Lleshi do të drejtojë de facto Ministrinë e Brendshme, por jo si titullar i saj për shkak se Presidenti refuzoi dekretimin e tij për arsye që janë lënë të kuptohen se kanë të bëjnë me sigurinë, por që nuk janë përcjellë qartësisht dhe zyrtarisht. Po kështu Parlamenti ka shmangur thirrjen në seancë dëgjimore informuese të përfaqësuesve të Presidencës, sipas sugjerimit të kreut të Shtetit.

Kryeministri zbardh letrën e Presidentit: Refuzimi i Lleshit për çështje të sigurisë

Postuar në 06 Nëntor, 2018 11:28

Fjala e kryeministrit Edi Rama, sot në Parlament:

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë