Blloku Politikë
Dy standardet e një ambasadori që sapo ka shkelur në Tiranë
Para rreth një muaji e gjysmë, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, bëri prezantimin e parë me publikun shqiptar në formën e një sjellje që mund të përkufizohet sipas parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të Shqipërisë. Një qasje krejt tjetër nga e bezidsshmja e vetëpërkëdhelur, Romana Vlahutin e cila prononcohej thuajse për çdo gjë dhe përherë pro qeverisë. Soreca e bëri këtë prezantim në një takim me përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilëve u bëri të qartë se:
“Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet”
Teksa zhurma për lidhjen ose jo të Vangjush Dakos me grupet kriminale kishte ardhur duke u zbehur, zhvillmet në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda përforcojnë akoma më shumë dyshimet mbi kryebashkiakun e Durrësit.
Ministër vetëm për firmë
Pasi humbën betejën e argumentimit, mediat pranë pushtetit, por edhe kryeministri Edi Rama që sot tundi letra – përgjigje nga rrjetet sociale, i janë kthyer cilësive të Presidentit brenda individit Ilir Meta. Pra këto që po ndodhin me mosdekretimin e Sandër Lleshit, apo Lleshajt, lidhen me manovrat politike të Ilir Metës që është ai që është e të tjera. Por demokracia është edhe lojë procedurash që janë garancia se instinktet personale do të mbahen të kufizuara brenda një korpusi rregullash. Për këtë arsye është e udhës që të renditen disa fakte rreth çështjes “Lleshi” apo “Lleshaj”:
Lihet mënjanë “arroganca kushtetuese”, lutje Presidentit për dekretim
Kryeministri Edi Rama ka nxituar paraditen e sotme t’i lehtësojë në maksimum punën Presidentit të Republikës, Ilir Meta, duke vënë në lëvizje çdo përgjigje që ka në dorë për zgjidhjen e ngërçit për ministrin e Brendshëm.
Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë intepretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç i'a kërkon Kushtetuta e Shqipërisë
Kryeministri i përgjigjet presidentit për ministrin e Brendshëm
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në tuiter rreth pytetjeve të Presidentit për Sandër Lleshin, aktualisht zv.ministër i Brendshëm. Përmes një shkrese drejtuar kreut të shtetit, kryeministri thotë se çështjet e ngritura janë sqaruar më parë:
SHBA kërkon Ministrinë e Brendshme "me konçesion"
Gazeta “Panorama” publikon sot një intervistë me të Ngarkuarën me Punë të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones. Në mungesë të ambasadorit të ri, ambasada e ka gjetur me vend që të ndërhyjë për çështjen e ministrit të ri të Brendshëm përmes një zyrtareje që nuk I thotë gjë publikut shqiptar.
Në një nga deklarimet e veta – që ndoshta është keqpërkthyer – Moses-Ones thotë:
Meta, 14 pyetjet për Sandër Lleshin
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka autorizuar publikimin e pyetjeve – josekrete – që i ka drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për Sandër Lleshin, për të cilin zyra e Presidentit përdor të dy mbiemrat. Janë gjithësej 14 pyetje të pubikuara sot ndërkohë që Kryeministria ka deklaruar se do të njoftojë sot Presidentin për kërkesat e tij. Në tesktin e njoftimit kreu i shtetit ka menduar që të përfshijë edhe këtë fjali:
Që shqiponja të mos perceptohet si simbol i periferive
Simbol i një nacionalizmi inert, shqiponja(e Doganës) përkujtonte në shëmtinë e vet thatësirën shpirtërore dhe etike që përshkruan shoqërinë shqiptare të këtij tranzicioni të gjatë. Pa një referim të ri, pa një orientim në vlera, ky lloj nacionalizmi është varianti i vetëm “legjitim” i një shoqërie që kërkon edhe ajo markën e vet të shekullit të 21-të.
Një pikëpamje “greke” mbi zgjerimin e ujërave territoriale
Angelos M. Syrigos, profesor i asociuar, ekspert i ligjit ndërkombëtar në Universitetin Panteion të Athinë, publikon sot një opinion në gazetën “Kathimerini”, titulluar: “Ujërat territoriale greke dhe Turqia”.
Nis procesi i bindjes së Presidentit për Sandër Lleshin
Zyra e shtypit e Presidentit të Republikës njofton se se ka nisur atë që e quaj procesin e bashkëpunimit për emërimin e ministrit të ri të Brendshëm. Këshilltari Tedi Blushi ka publikuar një qëndrim sipas të cilit:
