Blloku Politikë
Një krizë që reflekon edhe shndërrimin e PS-së
Shqipëria po konsumon një krizë në qeverisjen e vendit, me ministra që ikin pa thënë pse dhe të tjerë që nuk hyjnë dot në qeveri. Mund të ketë shumë mënyra për ta shpjeguar këtë krizë, e cila është simptomë. Simptomë e keqqeverisjes, e fazës degraduese të pushtetit, por edhe e asaj që është shndërruar Partia Socialiste.
Rama e ka nën dorë arsyen e mosdekretimit të Lleshajt
Kryeministri foli me dyer të mbyllura në grupin parlamentar për përplasjen e tij me Ilir Metën duke thënë se Presidenti është duke kërkuar një konflikt me mazhorancën. Kësisoj sipas Ramës, arsyet e mosdekretimit të Sandër Lleshajt janë të sforcuara dhe të paqena.
Mediat raportuan për një letër që i ka shkuar kryeministrit nga zyra e Presidentit me të gjitha arsyet e mosdekretimit të Sandër Lleshajt. E pyetur nga Respublica nëse Presidenti do ta bëjë publike letrën, zyra për shtyp e tij se për momentin nuk është vendosur për ta publikuar.
Pyetja emblematike e Bledi Çuçit për Ilir Metën (Video)
Një ditë pasi Edi Rama kishte konsumuar në Presidencë bisedën me Ilir Metën për mosdekretimin e Sandër Lleshajt, deputetët afër kryeministrit mesa duket kanë marrë lejen për të folur lidhur me sjelljen e Presidentit.
Nuk ka asnjë dyshim që në Partinë Socialiste mendojnë si Edi Rama dhe aq më tepër rishtarët që janë katapultuar në politikë si pjesë e enturazhit të tij.
Gjatë paradites u citua një fjalë e Edi Ramës në grupin parlamentar ku u hodhën akuza ndaj Ilir Metës se ka shkelur kushtetutën me mosdekretimin e Lleshajt.
Presidenti: I gatshëm të informoj Kuvendin në çdo kohë për mosdekretimin e Sandër Lleshit
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përcjellë sot për mediat një përgjigje zyrtare për çështjet që janë ngritur nga kryeministri Edi Rama që ka paralajmëruar veprime të mëtejshme për çështjen “Lleshi”. Përmes zëdhënësit Tedi Blushi, presidenti deklaron gatishëmërinë për të informuar Kuvendin e Shqipërisë. Më poshtë njoftimi i plotë:
Kryeministri na thotë(ankohet) pse nuk kalon Lleshi, por nuk na thotë pse hoqi Xhafën
Top-Channel raporton sot se kryeministri Edi Rama është shprehur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste se:
Presidenti Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë arsye, por vetëm mosbindjen e tij” për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Ne nuk duhet të biem në këtë situatë që nuk është e jona. Ne duhet t’i dalim për zot situatës
Muhabet(pazarxhinjsh) në Presidencë
Mediat raportojnë sot për një takim mes presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Takimi thuhet se është kërkuar nga ky i fundit pas mosdekretimit nga Meta të Sandër Lleshit në detyrën e ministrit të Brendshëm dhe ka zgjatur 90 minuta.
Lleshi e Rama përplasen në derën e Metës
Edi Rama dhe Sandër Lleshi përplasen në derën e Ilir Metës. Presidenti nuk e dekretoi Lleshin si ministër të Brendshëm, duke i dhënë fund enigmës ditën e fundit të afatit kushtetues për t'u shprehur. Presidenca njoftoi zyrtartarisht përmes një sqarimi të shkurtër se kreu i shtetit nuk ka krijuar bindjen e plotë për kandidatirën e Sandër Lleshit, të propozuar nga kryeministri Rama.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t'i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”-thuhet në argumentimin e Metës.
Kryeministri heq qafe bezdinë e 21 janarit. Shet drejtësinë dhe shpall ca dëshmorë
Top-Channel raportonte dje se qeveria ka bërë disa ndryshime në ligjin “Për Statusin e dëshmorit”. Sipas këtij televizioni statusin në fjalë e bashkë me të edhe përfitimet minimale që burojnë prej tij e përfitojnë personat që kanë marrë pjesë të paarmatosur në tubimet paqësore dhe pa armë për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Presidenti i Republikës: Sajmir Tahiri, një delinkuent që mbyti me drogë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë Europën
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar sot në një intervistë për syri.net lidhur me ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri:
Kryeministri përgënjeshtron analistët e vet: Fatmir Xhafa u shkarkua
Afera “Babale” çoi në largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Duket se qeveria shqiptare, më saktë kryeministri Edi Rama ka pranuar të sqarojë diçka për ikjen e ministrit nga detyra, ikje që mbeti enigmë në arsyet e veta. I ftuar në emisionin “Open”, gazetari Baton Haxhiu, i afërt me z. Rama, në mos këshilltar i tij, ka deklaruar se Xhafa iku në respekt të opinionit publik.
