Blloku Politikë

Është mëkat të paguash gjoba në këtë "shtet"

Postuar në 08 Tetor, 2020 14:08

Qeveria ka nxjerrë së fundmi një akt normativ përmes të cilit fal të gjitha gjobat e vëna gjatë periudhës “së infeksionit të shkaktuar nga covid-19 dhe familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore”. Për pjesën e pandemisë, masat administrative që fallen, e madje kthehen përfshijnë kohën mes 17.4.2020 deri në datën 7.10.2020, ndërkohë që për shkeljet në procesin e rindërtimit “falen të gjitha masat administrative të vendosura nga strukturat e njësive të vetëqeverisjes vendore”.

Europa detyrohet të hedhë sytë në Ballkan

Postuar në 07 Tetor, 2020 19:12

Europa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Këtë ka deklaruar Përfaqëuesi i Lartë i BE-së për Çështjet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell gjatë prezantimit të Paketës së Zgjerimit 2020.

Raportet mbi Procesin e Zgjerimit sigurojnë një vlerësim rigoroz që tregon rrugën përpara, duke theksuar atë që është arritur dhe ku duhet punuar edhe më shumë. Një politikë e besueshme e zgjerimit është një investim në paqen dhe sigurinë për të gjithë Europën, aq më tepër në kohë të sfidave globale në rritje

Hipokrizia që favorizon përherë vetëm një palë

Postuar në 05 Tetor, 2020 18:03

Siç mund të pritej ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka përcjellë një reagim rreth zhvillimeve të sotme në Parlamentin shqiptar, ku u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Me një tekst formal dhe hipokrizi të shquar, ambasada lan duart duke kaluar hapur në mbështetje të shumicës qeverisëse:

Miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Më 25 prill 2021, kanë të drejtë vote 3,608,003 shtetas

Postuar në 05 Tetor, 2020 15:10

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 97 vota ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke mbyllur kështu një debat që ka zgjatur me muaj.  Ndryshimi kryesor dhe me më ndikim është ai që ka të bëjë me listat e kandidatëve.

Bëhet hapja e listave dhe ruhen koalicionet parazgjedhore me listë unike, ndërsa pragu elektoral është 1%, ndërkohë që Kodi i ri Zgjedhor parashikon që 100% të emrave në listat e partive apo koalicioneve i nënshtrohen votës preferenciale.

Paralelisht me këtë vendim, MInistria e Brendshme ka publikuar sot edhe ekstraktin e parë të listës së zgjedhësve.

Edhe Zotin të kishim zënë me gurë, këta nuk duhet t'i kishim kusur

Postuar në 04 Tetor, 2020 15:08

Ka rinisur sezoni menstrual i konfliktit mes presidentit dhe kryeministrit. Presidenti shan e mallkon për Rilindjen, kryeministri zografis mençurinë nëpër stoqe dixhitalë cicërimash tuiteri. Duke folur çuditërisht në emër të shqiptarëve që nuk dihet se për cilën arsye mendon se i përfaqëson. 

Piktura e nacionalistit, falas nga Beogradi

Postuar në 02 Tetor, 2020 18:51

Beogradi zyrtar i ka ardhur sot në ndihmë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke luajtur naivin në një lojë politike fare banale dhe të qartë. Mediat në Serbi përcjellin aktualisht vetëm një gjë nga mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë: deklaratën e Edi Ramës se porti I Durrësit do të vihet në dispozicion të Kosovës.

Shashkat strategjike të mytesarifit nga Tirana

Postuar në 02 Tetor, 2020 16:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot ndër të tjera gjatë mbledhjes së përbashkt me qeverinë e Kosovës, edhe për projektin e Minishengenit. 

Kryeministri Rama zhvillon vizitë informale në Mal të Zi

Postuar në 29 Shtator, 2020 12:21

Gazeta “Vijesti” raporton se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë këto ditë në një viztë jozyrtare në Mal të Zi. Sipas raportimit në fjalë, z. Rama është takuar me Nik Gjeloshajn, që drejton komunën e Tuzit dhe një ndër njerëzit kryesorë politikë të shqiptarëve në Mal të Zi.

Pezullohet nga detyra numri dy i OFL-së

Postuar në 28 Shtator, 2020 14:36

Pezullohet nga detyra zv. drejtori i OFL-së, Artan Shkëmbi.

Vendimi për pezullimin nga detyra të numrit dy të OFL-së mësohet se është marrë nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Lidhur me këtë të fundit, burimet i thanë TvT se është fjala për operacionin e kryer nga OFL në Elbasan në shkurt të këtij viti, për të cilin Shkëmbi dyshohet se ka vënë në dijeni familjen Çapja.  

Në këtë mënyrë, Shkëmbi zhvishet nga detyra që mban deri në përfundim të hetimeve.

Gazetari Mero Baze: Beketi fitoi ndaj Shqipërisë në Arbitrazh me ndihmën e Ilir Metës

Postuar në 25 Shtator, 2020 20:48

Gazetari Mero Baze shkruan sot mbi debatin mes presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Rama mbi Vjosën dhe hidrocentralet që pritet të ndërtohen aty. Ndër të tjera, Baze sjell në vëmendje përfshirjen e Françesko Beketit në këtë histori, duke kaluar mandej në aludimet për marrëdhënie të ngushta të tij me Ilir Metën. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë