Blloku Politikë

Shashkat strategjike të mytesarifit nga Tirana

Postuar në 02 Tetor, 2020 16:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot ndër të tjera gjatë mbledhjes së përbashkt me qeverinë e Kosovës, edhe për projektin e Minishengenit. 

Kryeministri Rama zhvillon vizitë informale në Mal të Zi

Postuar në 29 Shtator, 2020 12:21

Gazeta “Vijesti” raporton se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë këto ditë në një viztë jozyrtare në Mal të Zi. Sipas raportimit në fjalë, z. Rama është takuar me Nik Gjeloshajn, që drejton komunën e Tuzit dhe një ndër njerëzit kryesorë politikë të shqiptarëve në Mal të Zi.

Pezullohet nga detyra numri dy i OFL-së

Postuar në 28 Shtator, 2020 14:36

Pezullohet nga detyra zv. drejtori i OFL-së, Artan Shkëmbi.

Vendimi për pezullimin nga detyra të numrit dy të OFL-së mësohet se është marrë nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Lidhur me këtë të fundit, burimet i thanë TvT se është fjala për operacionin e kryer nga OFL në Elbasan në shkurt të këtij viti, për të cilin Shkëmbi dyshohet se ka vënë në dijeni familjen Çapja.  

Në këtë mënyrë, Shkëmbi zhvishet nga detyra që mban deri në përfundim të hetimeve.

Gazetari Mero Baze: Beketi fitoi ndaj Shqipërisë në Arbitrazh me ndihmën e Ilir Metës

Postuar në 25 Shtator, 2020 20:48

Gazetari Mero Baze shkruan sot mbi debatin mes presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Rama mbi Vjosën dhe hidrocentralet që pritet të ndërtohen aty. Ndër të tjera, Baze sjell në vëmendje përfshirjen e Françesko Beketit në këtë histori, duke kaluar mandej në aludimet për marrëdhënie të ngushta të tij me Ilir Metën. 

Pas vërdallosjeve me Bjellorusinë dhe Turqinë, kreu i OSBE-së ka një mundësi në krizën bullgaro-maqedonase

Postuar në 25 Shtator, 2020 03:33

Muajt e fundit kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama iu krijua një mundësi e mirë për të marrë një rol ndërkombëtar që mund të kishte pasoja pozitive për imazhin e tij dhe qeverisë që drejton. Në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së, z. Rama propozoi një nismë dialogu për krizën në Bjellorusi, duke luajtur ndërkohë me një manovër të vockël krahëmarrëse që ishte telefonata me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Meta: Vjosa të shpallet park kombëtar, të ndalohen digat

Postuar në 24 Shtator, 2020 10:51

Presidenti Meta thotë se duhet të ndalohet ndërtimi i digave mbi Vjosë dhe zona të shpallet Park Kombëtar. I pranishëm në tryezën me temë “E ardhmja e Lumit Vjosa”, Meta tha se raportet për ndikimin mjedisor të HEC-eve përgatiten në tavolina me papërgjegjshmëri të plotë dhe në mënyrë të shpejtë. Meta solli si argument rastin e lumit të Valbonës.

Pandemia po boshatis fshatrat e pakicës greke në Jug. Athina nuk po bën asgjë

Postuar në 23 Shtator, 2020 03:27

Duket se qeveria shqiptare ka një barrë relativisht të ulët në trajtimin e pandemisë duke sjellë me dështimin e vet edhe një situatë të paparashikuar. Të paktën kjo gjë pretendohet nga zëra publikë në Greqi. Në një shkrim në gazetën greke “Kathimerini” analisti Stavros Tzimas rrëfen një bashkëbisedim që ka ndarë me Kryepeshkopin e Kishës Autoqefale Orthodhokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos, sipas të cilit pandemia ka goditur veçanërisht zonat e minoritetit grek në Jug të vendit.

Të ikësh nga Shqipëria/Damian Gjiknuri flet për cilësinë e përfaqësimit në Parlament!!!

Postuar në 22 Shtator, 2020 19:12

Damian Gjiknuri, një  nga protagonistët e dosjes së manipulimit elektoral ne Dibër, është shfaqur sot shumë i shqetësuar për nivelin e përfaqësimit që mund të gjenerojë sistemi i listave të hapura. Ka thënë ndër të tjera z. Gjiknuri: 

Rama riciklon Bushatin, e propozon në detyrën e Komisionerit të Medias

Postuar në 19 Shtator, 2020 12:01

Kryeministri Rama, i cili drejton presidencën e OSBE-së, ka propozuar ish-kreun e diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, në detyrën e Komisionerit për Lirinë e Medias.

Rama e ka vlerësuar Bushatin si kandidati më i mirë për të zëvendësuar Harlem Dezir, duke shtuar se Shqipëria është krenare me këtë nominim.

Lleshaj: Le t’i shohim ftohtë ngjarjet e fundit kriminale, nuk u shemb Shqipëria

Postuar në 18 Shtator, 2020 14:59

Ngjarjet kriminale të ditëve të fundit kanë rikthyer shqetësimet lidhur me sigurinë në vend. Megjithatë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, thotë se nuk duhet krijuar panik dhe situata duhet parë ftohtë. Gjatë një takimi në Gjirokastër, Lleshaj tha se nuk shembet Shqipëria as për një ngjarje e as për dy të tilla.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë