Blloku Politikë
Miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Më 25 prill 2021, kanë të drejtë vote 3,608,003 shtetas
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 97 vota ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke mbyllur kështu një debat që ka zgjatur me muaj. Ndryshimi kryesor dhe me më ndikim është ai që ka të bëjë me listat e kandidatëve.
Bëhet hapja e listave dhe ruhen koalicionet parazgjedhore me listë unike, ndërsa pragu elektoral është 1%, ndërkohë që Kodi i ri Zgjedhor parashikon që 100% të emrave në listat e partive apo koalicioneve i nënshtrohen votës preferenciale.
Paralelisht me këtë vendim, MInistria e Brendshme ka publikuar sot edhe ekstraktin e parë të listës së zgjedhësve.
Edhe Zotin të kishim zënë me gurë, këta nuk duhet t'i kishim kusur
Ka rinisur sezoni menstrual i konfliktit mes presidentit dhe kryeministrit. Presidenti shan e mallkon për Rilindjen, kryeministri zografis mençurinë nëpër stoqe dixhitalë cicërimash tuiteri. Duke folur çuditërisht në emër të shqiptarëve që nuk dihet se për cilën arsye mendon se i përfaqëson.
Piktura e nacionalistit, falas nga Beogradi
Beogradi zyrtar i ka ardhur sot në ndihmë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke luajtur naivin në një lojë politike fare banale dhe të qartë. Mediat në Serbi përcjellin aktualisht vetëm një gjë nga mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë: deklaratën e Edi Ramës se porti I Durrësit do të vihet në dispozicion të Kosovës.
Shashkat strategjike të mytesarifit nga Tirana
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot ndër të tjera gjatë mbledhjes së përbashkt me qeverinë e Kosovës, edhe për projektin e Minishengenit.
Kryeministri Rama zhvillon vizitë informale në Mal të Zi
Gazeta “Vijesti” raporton se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë këto ditë në një viztë jozyrtare në Mal të Zi. Sipas raportimit në fjalë, z. Rama është takuar me Nik Gjeloshajn, që drejton komunën e Tuzit dhe një ndër njerëzit kryesorë politikë të shqiptarëve në Mal të Zi.
Pezullohet nga detyra numri dy i OFL-së
Pezullohet nga detyra zv. drejtori i OFL-së, Artan Shkëmbi.
Vendimi për pezullimin nga detyra të numrit dy të OFL-së mësohet se është marrë nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.
Lidhur me këtë të fundit, burimet i thanë TvT se është fjala për operacionin e kryer nga OFL në Elbasan në shkurt të këtij viti, për të cilin Shkëmbi dyshohet se ka vënë në dijeni familjen Çapja.
Në këtë mënyrë, Shkëmbi zhvishet nga detyra që mban deri në përfundim të hetimeve.
Gazetari Mero Baze: Beketi fitoi ndaj Shqipërisë në Arbitrazh me ndihmën e Ilir Metës
Gazetari Mero Baze shkruan sot mbi debatin mes presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Rama mbi Vjosën dhe hidrocentralet që pritet të ndërtohen aty. Ndër të tjera, Baze sjell në vëmendje përfshirjen e Françesko Beketit në këtë histori, duke kaluar mandej në aludimet për marrëdhënie të ngushta të tij me Ilir Metën.
Pas vërdallosjeve me Bjellorusinë dhe Turqinë, kreu i OSBE-së ka një mundësi në krizën bullgaro-maqedonase
Muajt e fundit kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama iu krijua një mundësi e mirë për të marrë një rol ndërkombëtar që mund të kishte pasoja pozitive për imazhin e tij dhe qeverisë që drejton. Në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së, z. Rama propozoi një nismë dialogu për krizën në Bjellorusi, duke luajtur ndërkohë me një manovër të vockël krahëmarrëse që ishte telefonata me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov.
Meta: Vjosa të shpallet park kombëtar, të ndalohen digat
Presidenti Meta thotë se duhet të ndalohet ndërtimi i digave mbi Vjosë dhe zona të shpallet Park Kombëtar. I pranishëm në tryezën me temë “E ardhmja e Lumit Vjosa”, Meta tha se raportet për ndikimin mjedisor të HEC-eve përgatiten në tavolina me papërgjegjshmëri të plotë dhe në mënyrë të shpejtë. Meta solli si argument rastin e lumit të Valbonës.
Pandemia po boshatis fshatrat e pakicës greke në Jug. Athina nuk po bën asgjë
Duket se qeveria shqiptare ka një barrë relativisht të ulët në trajtimin e pandemisë duke sjellë me dështimin e vet edhe një situatë të paparashikuar. Të paktën kjo gjë pretendohet nga zëra publikë në Greqi. Në një shkrim në gazetën greke “Kathimerini” analisti Stavros Tzimas rrëfen një bashkëbisedim që ka ndarë me Kryepeshkopin e Kishës Autoqefale Orthodhokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos, sipas të cilit pandemia ka goditur veçanërisht zonat e minoritetit grek në Jug të vendit.