Blloku Politikë
Maska me detyrim në rrugë, një masë që po imponohet por nuk arsyetohet dot
Zv.kryeministri Erjon Braçe ka postuar një status në rrjetet sociale përmes të cilit mbron me nerv shtetari – siç duket – vendimin e fundit për mbajtjen e detyrueshme të maskës. Ai i bën apel qytetarëve që të mos dëgjojnë mediat dhe politikanët sepse ata gënjejnë dhe janë maskarenje me vila.
Brace sugjeron që heroi ynë të jetë mjeku i familjes, infermieri etj..
Rrumpalla si arkitekturë politike
Ky u bë diktator, bën çfarë do!
Kjo është një fjali që e dëgjon shpesh së fundmi nga njerëz që nuk e durojnë dot më këtë qeveri, por që nuk dinë si t’i japin dum çështjes së mungesës së alternativës. Për një parantezë: socialistët bëhen të pështirë, demorkatët të urryer. Shumëkush mund të kujtojë socialistët e Fatos Nanos në vitin 2004-2005, të kujtojë Fatos Nanon dhe delirin e tij, derisa siç edhe e tregojnë vetë i erdhi një pusullë e futi nja ca hithra bythëve.
Teza e Tetorit/Gjyqtarët më të korruptuar se Unë, Meta, Berisha dhe Basha!!!
Gjatë një fjale të mbajtur sot në konferencën kundër krimit të organizuar, kryeministri Edi Rama ka deklaruar ndër të tjera se:
Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët, por koorporatat e gjyqtarëve. Nëse nuk vendoset në themel të sistemit të drejtësisë kurbani i korrupsionit 30 vjeçar, ngrehina nuk do të qëndrojë
Për të vijuar pak më tej se:
Nuk janë të gjithë njësoj në institucione dhe as në politikë. Ndarja e shapit nga sheqeri duhet ta bëjë sistemi i drejtësisë.
Konsultimi Publik, mision i pamundur. "Qytetarët" preferojnë llogjet në Facebook
Kryeministri Edi Rama ka postuar 7 orë më parë në faqen e tij në Facebook një postim të tillë:
Kjo është një adresë në dispozicionin e secilit e secilës prej jush për të çuar me video, nga celulari juaj, çdo pyetje që të dëshironi mbi çdo çështje të punës a të familjes suaj, komunitetit tuaj apo vendit tonë, që ka lidhje me qeverinë.
Ju mirëpres me kënaqësi dhe me kënaqësi do t'ju përgjigjem edhe unë, për gjithçka kam në dorë të them a të bëj për ju.
20 qershor 2013: Qeveritë e korruptuara i krenohen popullit me rrugët
Ky është një pasazh nga një diskutim në studion e emisionit “Opinion” të Tv Klan mes gazetarit Blendi Fevziu dhe kryeministrit Edi Rama, asokohe kryetar i PS-së në opozitë. Diskutimi daton më 20 qershor 2013 kur zotëria po priste të merrte drejtimin e ekzekutivit. I detyruar t’i përgjigjej sikletit politik se “qeveria bën rrugë”, pra sjell zhvillim, z. Rama i është referuar një libri që ilustron se kapitalizimi i investimeve në infrastukturë ndodh në vendet të varfra me qeveri të korruptuara.
Truku i zgjedhjeve me "armikun" Ilir Meta
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zbuluar sot në Asamblenë e PS-së se kush është problemi i të ardhmes së shqiptarëve. Ai është Ilir Meta.
Problemi i madh mes shqiptarëve dhe të ardhmes quhet Ilir Meta dhe LSI. Ky është problemi i madh i zgjedhjeve të ardhshme dhe mendoj se shqiptarët do t’i japin zgjidhje këtij problemi gjatë zgjedhjeve të ardhshme
deklaroi Rama.
Fraksionistët e fundit të Partisë
Partia Socialiste ngjan të jetë sëmundja më e rëndë sociale në Shqipërinë e sotme. Ajo qëndron në themel të neurozave të opozitës që shkojnë nga ulërimat për revolucion, te pazari i zakonshëm dhe lëpirja, apo edhe mallkimet.
Lulzim Basha zëre se nuk ekziston. Ai ka zënë folenë e Partisë Demokratike prej nga ku sheh i çuditur botën që është e shqetësuar, kur për vete ndihet rehat.
Është mëkat të paguash gjoba në këtë "shtet"
Qeveria ka nxjerrë së fundmi një akt normativ përmes të cilit fal të gjitha gjobat e vëna gjatë periudhës “së infeksionit të shkaktuar nga covid-19 dhe familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore”. Për pjesën e pandemisë, masat administrative që fallen, e madje kthehen përfshijnë kohën mes 17.4.2020 deri në datën 7.10.2020, ndërkohë që për shkeljet në procesin e rindërtimit “falen të gjitha masat administrative të vendosura nga strukturat e njësive të vetëqeverisjes vendore”.
Europa detyrohet të hedhë sytë në Ballkan
Europa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Këtë ka deklaruar Përfaqëuesi i Lartë i BE-së për Çështjet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell gjatë prezantimit të Paketës së Zgjerimit 2020.
Raportet mbi Procesin e Zgjerimit sigurojnë një vlerësim rigoroz që tregon rrugën përpara, duke theksuar atë që është arritur dhe ku duhet punuar edhe më shumë. Një politikë e besueshme e zgjerimit është një investim në paqen dhe sigurinë për të gjithë Europën, aq më tepër në kohë të sfidave globale në rritje
Hipokrizia që favorizon përherë vetëm një palë
Siç mund të pritej ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka përcjellë një reagim rreth zhvillimeve të sotme në Parlamentin shqiptar, ku u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Me një tekst formal dhe hipokrizi të shquar, ambasada lan duart duke kaluar hapur në mbështetje të shumicës qeverisëse: