Blloku Opinion

Marrëzia e bashkëqeverisjes me popullin!

Postuar në 12 Tetor, 2017 13:24

Shumica e fjalëve, gjesteve dhe akteve politike të skuadrës qeveritare dhe  skuadërkomandantit të saj janë si një munzë arratie për qindra mijëra shqiptarë që duan të ikin një orë e më parë nga ky vend. Ka edhe zëra opozitarë që kontribuojnë në këtë shporrje, por ata të qeverisë janë në krye. Dhe kanë përgjegjësinë më të madhem edhe po të mos ishin në krye.

Erdogani, Serbia dhe shqiptarët

Postuar në 11 Tetor, 2017 08:24

Si nga perëndimi e poashtu edhe nga lindja, Serbia, në Ballkan, është kthyer në thithësen më të madhe të investimeve. Ky shtet, që vrau mbi 20.000 shqiptarë, që dogji e shkatëroj më shumë se 60% të të mirave materiale, dhe që dhunoj seksualisht mbi 2.000 gra shqiptare, është duke u kthyer me hapa të shpejtë si fituese politike dhe ekonomike në politikën Euro-atlantike. 

Formësimi i një kushtetute materiale për Shqipërinë

Postuar në 09 Tetor, 2017 09:20

Pas rënies së komunizmit, tekstet tona kushtetuese janë përmirësuar në vite, por konstitucionalizmi shqiptar ende është i paaftë të qëndrojë në mënyrë solide mbi këmbët e veta, d.m.th të jetë i pavarur nga tronditjet me efekt negativ që shkaktojnë mbi të ngjarjet e jetës politiko-shoqërore, të cilat pengojnë shfaqjen, afirmimin dhe zhvillimin e një identiteti kushtetues kombëtar, si dhe të një rendi të lirë demokratik.

Mbi përfshirjen e biznesit të vogël në regjimin e TVSH-së

Postuar në 07 Tetor, 2017 16:18

Ditët e fundit, personalisht jam përfshirë modestisht në debatin publik rreth propozimit më të fundit të qeverisë për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Së pari, përfshirja në skemën e TVSH-së e biznesit të vogël, nuk presupozon domosdoshmërisht 20%. D.m.th, interesi primar publik është përfshirja në sistem, gjurmimi i lëvizjes së mallit dhe detyrimi i biznesit të madh që të deklarojë të gjithë transksionet e veta. Ky grupim është burimi i vërtetë i evazionit dhe jo biznesi i vogël.  

Lufta për mesin e shtresës së mesme të shoqërisë

Postuar në 07 Tetor, 2017 11:04

Deklarata është dramatike. Robert Vehrkamp flet në lidhje me zgjedhjet në Bundestag për një "linjë të re konflikti të demokracisë midis skeptikëve të modernizimit dhe mbështetësve të modernizimit." Kjo linjë manifestohet në "copëzimin" e elektoratit. Shkencëtari është njëri nga autorët e një studimi për zgjedhjet në Bundestag, të cilin Fondacioni Bertelsmann e paraqiti këtë të premte nën titullin "Zgjedhje popullore".

Mistifikime dhe fiasko

Postuar në 06 Tetor, 2017 18:15

Poet amerikan, përkthyes dhe kryeredaktor i New Poetry in Translation, Brian Sneeden nga Universiteti i Connecticut-it ishte ftuar në Festivalin e Letërsisë në Orllan të Kosovës, për çka edhe shkroi përshtypjet dhe përsiatjet në World Literature Today.

Egocentrizmi dhe akreditimi i Universitetit të Tiranës

Postuar në 04 Tetor, 2017 08:39

Dikur, Át Gjergj Fishta shkruante se në çështje të arsimit, të gjithë: popull, qeveri e parlament kanë qenë të një mendjeje dhe një zëri.

Rektori...Kule 3!

Postuar në 02 Tetor, 2017 14:26

Mbasi për tetë vite i shkaktoi tragjedinë Universitetit të Tiranës, ish-rektori Dhori Kule rikthehet në skenë si komedian. Komedia shoqërohet me humor. E humori, zakonisht, shkaktohet nga e papritura e sjelljes së personazhit, nga përgjigje logjikisht të papritura, por që nuk janë krejt-krejt pa logjikë: veçse është logjikë absurde. Dhe kjo shkakton të qeshurën.

Duhet të mësojmë të dëgjojmë

Postuar në 01 Tetor, 2017 11:24

Gazetarët – dhe sidomos ata grekë në veçanti – kanë shumë dëshirë të flasin. Shumë. Por është  e rëndësishme që ne të mësojmë po ashtu të dëgjojmë, siç është zbuluar, shpesh në mënyrë brutale nga mediat e huaja në botë. 

Nevoja për një politikë të re industriale

Postuar në 29 Shtator, 2017 08:20

Politika industriale ka qenë një temë dilematike në debatin e politikës ekonomike. Transformimi i vazhdueshëm strukturor, zhvillimi industrial dhe kërkimi shkencor e inovacionet teknologjike janë veçoritë kyçe për zhvillimin ekonomik. Përpara krizës financiare globale, politika industriale, si një instrument për të ndihmuar zhvillimin industrial në veçanti dhe atë ekonomik në përgjithësi, u mënjanua gjerësisht nga shumë ekonomistë që dyshonin në bazat e saj analitike dhe duke vënë në dukje rekordin e dobët të saj.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Opinion