Blloku Opinion
Impakti ekonomik i infrastrukturave aeroportuale
Infrastrukturat aeroportuale luajnë një rol primar jo vetëm brenda sistemit të trasportit, në të cilin ato janë një komponent i rëndësishëm, por edhe në zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi, më konkretisht në një zonë territoriale të përcaktuar. Infrastrukturat aeroportuale, konsiderohen një element themelor i sistemit ekonomik e prodhues, turistik e tregtar të një territori, kjo për shkak të efektit multiplikator që aktivizohet nga përfitueshmëritë që merr i gjithë sistemi tregtar e prodhues i një zone.
Eksperimenti austriak me emigrantët
Qeveria e re austriake do të jetë në vëmendjen e vendeve europiane pasi ka në përbërje të saj Partinë e Lirisë, falë prezencës së të cilës, Austria bëhet vendi i parë i Europës Perëndimore që implementon politikat e emigracionit të promovuara nga partitë e ekstremit të djathtë.
Përçarje serioze në BE për shkak të refugjatëve
Kuotat e detyrueshme për marrjen e një numri të azilkërkuesve, për të cilat ka pasur grindje në samitin e BE, janë harruar. Marrëveshja për kuota nga shtatori i vitit 2015, si një masë për shpërndarjen e ngarkesës me refugjatët, ka qenë e afatizuar për dy vite. Por koha ka kaluar dhe kuotat nuk janë respektuar. Ndërkohë që vazhdimi i këtij afati nuk është parashikuar. Gjykata Evropiane i ka hedhur poshtë ankesat e Hungarisë dhe Sllovakisë, kundër kuotave. Edhe ato kanë qenë të detyruara të marrin azilkërkues nga Greqia dhe Italia.
Ku ka mbetur solidariteti?
Qysh nё fillim tё samitit kryetari i Kёshillit Europian, Donald Tusk, shkaktoi tollovi. Tusk nё shkresёn e tij tё ftesёs bёnte fjalё pёr njё pёrҁarje evidentё nё BE lidhur me ҁёshtjen e refugjatёve. Shtete europiano-lindore nga „Grupi i Vishegradit", pra Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia e miratuan atё, sepse Tusk e pati pranuar, qё sistemi i deritanishёm i shpёrndarjes sё refugjatёve sipas kuotave nё vendet e BE-sё nuk ka funksionuar.
Nga protesta në sheshe te protestat para ambasadave*
Para pak muajsh, disa qytetarë shqiptarë bënë një demonstratë për të shprehur indinjatën në lidhje me vendimin për prishjen e shtëpive të tyre që të ndërtohej një rrugë e re. Një demonstratë e tillë është e drejtë civile që ushtrohet nga qytetarët anembanë botës. Por, kjo demonstratë nuk u zhvillua përpara zyrës së Bashkisë apo Kryeministrisë; ajo u organizua përballë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
Nëntori si kohë e reflektimit dhe e korrigjimit të historisë
Në këto ditë feste të Pa varësisë dhe përkujtimit të dëshmorëve të rënë për liri dhe nën tytat e armëve vëllavrasëse të drejtuara nga ushtarët e Enver Hoxhës, dua të ekspozoj tezën e Thyerjes së Zhvillimit dhe Evolucionit Normal të shoqërisë shqiptare në periudhën 1939-1945.
Epiri, Iliria - toskërishtja, gegërishtja*
J.G. Hahn më 1854 në librin e tij “Studime shqiptare” shkruante se “Populli shqiptar ndahet në dy fise kryesore, në toskë, që banojnë në Shqipninë e Jugut (me gjithë krahinën e Beratit) dhe në gegë, që banojnë në Shqipninë e Mesme dhe të Veriut”. “Kufinin e gjuhës në mes toskëve dhe të gegëve, shkruante ai, e formon Shkumbini ( …); në jug të këtij lumi sot nuk ka ma gegë, por në pjesën veriore të krahinës së Beratit flasin nji dialekt, i cili asht toskënisht, ndonëse ka shumë elementë nga gegnishtja.
Dy kongreset që bashkuan shqiptarët
Kalendarin e festave të Nëntorit, këtij muaji të bekuar për shqiptarët, e pasurojnë edhe dy data shumë të rëndësishme që lidhen me dy kongrese gjuhësore: Kongresi i Manastirit dhe Kongresi i Drejtshkrimit. Këta dy kongrese janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, sepse patën si kryetemë gjuhën dhe sepse kongresi i dytë është vijim i të parit, që i shtroi udhën. Dhe të dy përbëjnë ngjarje të shënuara për kombin tonë, pa të cilat nuk do të ishte ruajtur njësia jonë kombëtare.
Çfarë është Himara për ju, zoti Kryeministër?
Vitet e fundit në Shqipëri është shpikur një lojë. Loja quhet “provoko njerëzit në Himarë” ose ndryshe, “bëj tym për të mbuluar hallin”. Kjo lojë luhet sa herë që duhet hequr vëmendja nga diçka e rëndë në Tiranë dhe sidomos kur qeveria ka nevojë për një alibi. Për motivin se dikush ka shumë nevojë që ta quajnë “patriot”, himarjotët bëhen mish për top, bëhen viktimë e lojës së pamëshirshme dhe trajtohen de facto si qytetarë të dorës së dytë. Seanca më e fundit e lojës me Himarën u luajt të enjten që shkoi në Parlament.
Prapë hapa, pastaj data!
Ky është mesazhi i qartë që dha pardje në konferencën për shtyp në Tiranë dhe në aktivitetet e tjera Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn. Në përgjigje të kërkesës së përsëritur të kryeministrit Edi Rama mbi çeljen e negociatave të antarësimit në BE duke vlerësuar arritjet, Hahn kërkoi sërish hapa dhe dëshmi e prova të tjera për realizimin e pesë përparësive tashmë të njohura, me theks të veçantë në zbatimin e vetingut dhe luftën ndaj drogës.
