Blloku Opinion

Mbi atë që po ndodh në Butrint

Postuar në 24 Tetor, 2017 12:28

Për skandalin e  një ndërtimi privat, banal  brenda zonës arkeologjike te Butrintit specialistet dhe opinioni publik reagoi drejt. Por  për të ardhmen është i dobishëm argumentimi shkencor dhe juridik që Ministria e Kulturës të mos lajthitë përsëri. Në këtë rast nuk kanë rëndësi emrat, por ka rëndësi ana juridike e gjërave, pasi çështja e ndërtimit të një objekti jashtë kritereve në Butrint nuk ishte një nismë shtetërore, por nisma e një privati për të bërë diçka në një territor të mirëfilltë arkeologjik. Butrinti është një qytet i mirëfilltë, tërësisht arkeologjik, që quhet qytet i vdekur

Një test i parakohshëm për "reformatorët" e drejtësisë

Postuar në 22 Tetor, 2017 10:27

Një numër i madh i atyre që ditët e fundit, në një mënyrë apo një tjetër, i kanë dalë në mbështetje Sajmir Tahirit, shfaqin një tipar të përbashkët: një indiferencë shembullore ndaj pyetjes, nëse ai është me faj apo jo për akuzat që i janë ngritur. Me një zell prej komsomolasish, sheh të rreshtuar militantë partie por edhe figura publike që i bien papushim daulleve të betejës për të mbrojtur Tahirin me çdo sakrificë. Paradoksalisht, në disonancë totale me mesazhin fillestar të liderit suprem, që la të kuptonte që Tahiri do lejohej ti nënshtrohej testit të drejtësisë. 

Halli i Ramës të dalë i paprekur nga kjo histori*

Postuar në 19 Tetor, 2017 11:57

Një “dru të shtrembër në mesin tonë” e ka etiketuar Edi Rama, Saimir Tahirin, i gatshëm tashmë t’i japë një shtyrje drejt sharrës së drejtësisë, njeriut që deri dje ishte simboli i luftës kundër krimit dhe krenaria e “policisë që duam”.

Kush preket nga vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël?

Postuar në 17 Tetor, 2017 16:22

Me kërkesë të disa shoqatave biznesore dhe të disa bizneseve të mëdha, të mesme dhe të vogla, por edhe nisur nga diskutimet e shumta në media dhe në rrjetet sociale, do të doja të jepja opinionin tim për trajtimin tatimor të bizneseve të vogla, veçanërisht lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ndaj këtyre bizneseve.

Aleks Buda – ngritja dhe rënia e Akademisë

Postuar në 17 Tetor, 2017 10:30

Ditë më parë, kryeministri Rama deklaroi me një mesazh të shkurtër në “Facebook” se nuk do ta financonte më Akademinë e Shkencave nëse ky institucion nuk “reformohej”, dhe se financimet për Akademinë do t’ua kalonte universiteteve për kërkime shkencore. Ky është qëndrimi i tij pas kritikave publike bërë më parë ndaj Akademisë së Shkencave nga prof. Artan Fuga; Akademia e Shkencave, sipas tij, është kthyer në një gërmadhë që nuk u jep më asgjë Shqipërisë, shkencës, albanologjisë.

Kohezioni social po zbehet. E ardhura bazë e garantuar, si alternativë

Postuar në 16 Tetor, 2017 12:43

Një e ardhur minimale duhet garantuar për të gjithë qytetarët pavarësisht nëse punojnë ose jo”.

Bertrand Russell

Vitet '90, Liria që nuk e kuptuam dot plotësisht

Postuar në 14 Tetor, 2017 22:01

Perestrojka  e Mikhail Gorbachev dhe reformat e Boris Yeltsin duken po aq të largëta sa edhe Revolucioni i 1917-ës.
Dekada e viteve ’90 është mitologjizuar, qëllimisht stigmatizuar nga regjimimi Putinit dhe përfaqësuar në mënyrë sipërfaqësore në mediat ndërkombëtare. Dekada  e parë postsovjetike ka reputacionin e përcaktuar si “90-a e egër”, sunduar nga mafia dhe oligarkët, kohë kaosi dhe shkatërrimi në të gjitha sferat e shoqërisë. 

A do t'i kthejë krahët NATO-s Gjermania?

Postuar në 14 Tetor, 2017 09:02

Ekspertë të rëndësishëm të sigurisë në Gjermani nuk e shikojnë më SHBA-në si aleaten më të rëndësishme dhe mendojnë që Berlini duhet të përqendrohet në çështjet e mbrojtjes më tepër te BE-ja në vend të NATO-s. Ky është rezultati i një anketimi të 200 ekspertëve të mbrojtjes nga radhët e politikës, sipërmarrjeve, organizatave ndërkombëtare dhe medieve, të cilat i ka publikuar Qendra Kërkimore e Brukselit "Friends of Europe" së bashku me një libër.

Copëzimi në shtete të vogla nuk është zgjidhje për BE-në

Postuar në 13 Tetor, 2017 08:43

Katalonja nuk është i vetmi rajon në Europë, që kërkon më shumë pavarësi. Skocia, Tiroli i Jugut, Aland, Flandra e ndoshta edhe Bavaria. Lista nuk është e plotë. Disa rajone madje nuk kërkojnë mëvetësinë, por vetëm më shumë autonomi, ndërsa të tjerë rajone si Skocia apo Katalonja duan të bëhen shtete nacionale. Këto forca separatiste shihen në BE në Bruksel me ndjenja të dyjëzuara. Sepse ato venë në pikëpyetje rendin e shteteve ekzistuese nacionale. Por mbrojtja e integritetit të shteteve nacionale, që janë anëtarë të BE-së, është pjesë e marrëveshjeve të BE-së.

Kompromentimi i nismës për TVSH-në*

Postuar në 12 Tetor, 2017 22:57

1. Grupimi kryesor i biznesit që bën evazion (fsheh taksat) është biznesi i madh. Kjo ndodh si përmes korruptimit të institucioneve, si doganat, tatimet, inspektimet, etj., por edhe lidhjeve të shkurtra me lidershipin politik të vendit. Ndërkaq, e njëjta gjë ndodh edhe nëpërmjet mospajisjes së sipërmarrësve të vegjël me faturën përkatëse tatimore.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Opinion