Blloku Opinion
Nevoja e aplikimit të politikave të reja mbi popullsinë
Çështjet dhe tematikat e ndryshme mbi popullsinë dhe elementët e saj paraqiten mjaft aktuale ditët dhe muajt e fundit në vendin tonë. Në mënyrë të veçantë, rënia e numrit të lindjeve dhe tkurrja e popullsisë shqiptare gjatë këtyre viteve e sidomos të dhënat e fundit në këtë fillimviti 2018 ka ngjallur jo vetëm nevojën për të pasur një debat publik, por edhe urgjencën dhe domosdoshmërinë e marrjes në konsideratë të efekteve dhe pasojave, me të cilat shoqërohen këto procese të zhvillimit të popullsisë shqiptare.
Nga kronika e shtypit në Histori
Kushdo qoftë Erostrati*, krimineli që tentoi që fëmijët e azilit të gëlltisnin bashkë me karamelet edhe copëza metali, besoj se e njoh të keqen që e shqetëson: quhet Vetmi. Është po ajo e keqe(ky është opinion im) që pështjellonte Unabomber, terroristin që vepronte jo larg që këtu, nga kjo toka ime venete dhe që kërkonte të bënte goditjen e fatit, aktin e bujshëm që do t’i jepte damkë kombëtare e nëse ishte e mundur, ndërkombëtare. Erostrati kultivon të njëjtin mirazh. Dhe e jep të kuptojë këtë.
Një mungesë afati në afatin e arsyeshëm
Pas shumë vendimesh të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe ngarkesës së buxhetit të shtetit me dëmshpërblime, edhe me disa herë në vit, Kuvendi më në fund prezantoi në ligj një mjet ligjor procedural në disponibilitetin e palëve që gjykohen në gjykatat civile, penale dhe administrative në Shqipëri. Me ligjin nr. 38/2017 u prezantua në Kodin e Procedurës Civile (në vijim KPC) një gjykim i posaçëm për të mbrojtur palët nga zgjatja e proceseve me afate të paarsyeshme.
Ndryshimet kanë hyrë në fuqi më datë 05.11.2017. Neni 399/2 i KPC ka parashikuar ndër të tjera se:
Vështrim mbi qasjen e Greqisë në negociatat me Maqedoninë*
Rritja e kontakteve diplomatike kohët e fundit midis Athinës nga njëra anë dhe Shkupit e Tiranës nga ana tjetër mund të sjellin këtë vit mbylljen e një sërë problemesh dypalëshe, të cilat përbëjnë prej shumë kohësh kratere të heshtura tensioni në Ballkan. Problemi kryesor me karakter rajonal është ai i emrit të I.R.J. të Maqedonisë dhe si rezultat marrëdhëniet e saj me aktorë globalë, si Bashkimi Evropian, O.K.B. dhe N.A.T.O. Nëse do të analizojmë politikën e jashtme greke në çështjen e emrit nevojitet të veçohen të paktën katër kolona kryesore.
Mekanizmi i vendimmarrjes në politikën e jashtme të Shqipërisë
Më datë 21 dhjetor 2017, qeveria shqiptare, pa një mandat të arsyetuar dhe të legjitimuar paraprakisht në organin sovran, e përfshiu Shqipërinë në bashkësinë e vendeve, që sulmuan politikisht SHBA-në në të drejtën e tyre për të ushtruar sovranitetin e vendimmarrjes në politikën e jashtme, që kishte të bënte me lëvizjen e Ambasadës së SHBA-së nga Tel Aviv drejt kryeqytetit të shpallur të Shtetit izraelit, Jerusalemit.
Fake porn, moda kriminale që po përhapet si shaka
Ndodh një gabim i thellë në qasjen e përgjithshme ndaj të ashtuquajturit bullizmi kibernetik. Përkundrazi, dy.
I pari është që bullizmi kibernetik nuk ekziston. Dhe të tentosh të ndash “realen” nga “dixhitalja” na çon pashmangshmërisht në përballjen vetëm përgjysmë të problemit. Është sikur e “e keqja” të ekzistonte vetëm në web dhe rrjetet sociale, në WhatsApp dhe Messenger ndërkohë që jetën e “vërtetë”, çdo gjë është mirë e bukur.
Shteti që nuk e patëm kurrë
Një nga dështimet më spektakolare të shqiptarëve përgjatë historisë, ka qenë aftësia për të ndërtuar një shtet modern dhe një administratë publike në shërbim të interesave më të mira të vendit. Madje, paaftësia e shqiptarëve për të bërë shtet, ka qenë një argument i përdorur nga shtete të huaja, të cilat kanë pasur interesa të tjera për të ardhmen e shqiptarëve si komb.
Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit, një gabim i Trump në Lindjen e Mesme*
Qëkurse Donald Trump u zgjodh president i SHBA, kam mbajtur shënim vendimet e tij në çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë duke u përpjekur më kot të gjej ndonjë emërues të përbashkët logjike dhe një strategji të organizuar në bazë të perceptimit tërësor hapësinor. Paul Krugman, çmimi Nobel në ekonomi dhe columnist për New York Times, ka dhënë një shpjegim bindës për këtë në shkrimin e tij të javës së kaluar “Injoranca për shekullin e 21”. Shkrimi thellohet në dy drejtime kryesore:
Shënjestra të censorëve të rinj
Një valë neo-obskurantiste rrezikon të mbysë gjykimin e shëndoshë dhe kulturën, në emër të flamurit të së Mirës dhe të Drejtës. Përballemi me hipotezën e mospublikimit të “Një ditë shiu në New York” nga Woody Allen, për shkak të akuzave ndaj regjizorit të cilat një gjykatë amerikane i ka gjykuar si të pabazuara, për përdhunimin e vajzës minorene të Dylan Farrow.
Stabiliteti i Ballkanit midis nacionalizmit dhe zgjidhjes së problemeve: dinamika e fillim-vitit 2018
Duket se viti 2018 filloi me ngjarje të nxehta dhe zhvillime, të cilat pasqyrojnë natyrën e rajonit të Ballkanit – duke përfshirë edhe Shqipërinë – dhe si rezultat ndikojnë mbi to.
