Blloku Opinion
Tri gafat e viteve 1985, 1993 dhe 2017 në historinë e arkivave të Shqipërisë
Autoriteti “për hapjen e dosjeve” në zbatim të ligjit të vet, i cili është në shkelje me ligjin e arkivave, ka shpalosur tashmë synimet e veta për shpërbërjen e fondeve arkivore të disa arkivave të vendit, në funksion të një sipërmarrje që kërkon energji të madhe e sjell shumë pasoja. Ky veprim, i nxituar dhe i pabazuar në asnjë praktikë arkivore, do të sjellë pasoja të rënda në rrjetin arkivor të vendit. I gjithë dokumentacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas ligjit duhet të administrohet nga Arkivi i kësaj ministrie. Ai është unik dhe i pandashëm.
Censura, nga surrati i Enverit, te hallatet e aktorit në teatër
Burim i këtij shkrimi u bë reagimi i djeshëm i deputetes Majlinda Bregu.
Flakje e relativizmit etik
Dikur gjithçka do të kalojë. Edhe për botën do të kujtohesh si për lumin e turbullt! Kjo sentencë melankolike e Dhiatës së Vjetër zgjon tek unë dy emocione kundërthënëse: ndjesinë se ajo universalisht është e vlefshme dhe, kryesisht, e saktë, por edhe ndjesinë se ajo në ndonjë detaj të rëndësishëm është thelbësisht e gabueshme! Dhe, e di edhe përse: nëse kalon dhe asgjë s’mbetet, atëherë krejt njësoj është se çka bëjmë, madje krejt njësoj është se përgjithësisht a kemi jetuar – unë ose tërë njerëzimi!
Vota unanime për presidentin e Çadrës*
Hise do të thotë: pjesë që të takon me të drejtën e Zotit.
(Hesapet që shpërfillin moralin, kudo mund të çojnë, por asnjëherë nuk janë rruga e sigurtë drejt një reforme për drejtësi.)
Populizmi përjashtues karshi qeverisjes përfshirëse globale
Fundi i sistemit të Luftës së Ftohtë premtoi t’i hapë udhë një rendi të ri global. Por, kjo nuk ngjau. Në vend të kësaj, bota është mbërthyer nga shumë kriza monumentale, pika kthese e ngjarje transformuese, pa nxjerrë mësimet e duhura prej tyre, duke rezultuar me formula kundërvepruese dhe hipotetike, që i kanë rënduar problemet. Sistemi ndërkombëtar ka akumuluar, për rrjedhojë, një shumicë çështjesh, problemesh e krizash, çdonjëra e mbështetur në mbetjet e krizave të mëhershme të pazgjidhura ose të ngrira.
Roli i mediave në ndërmjetësimin e agjendave politike
Që në fillim të viteve të 70 –ta hulumtuesit e shkencave të komunikimit pyesnin: pse disa tema sociale, politike dhe ekonomike që vërehen më lehtë, bëhen temë diskutimi në shoqëri e pse disa jo?! McCombs dhe Shaw (1972) thonë: “Mediat vetëvendosin se cila temë do jetë temë diskutimi dhe cila do të tërheqë vëmendjen në opinion. Këto vendosin se cilës temë do t’i japin prioritet e cilës jo”.
Ortakëria që duhet ndalur
Qarku po vjen e mbyllet drejt dy njerëzve që tërheqin zvarrë mullirin qeverisës, mulli që në katër vite e ka destabilizuar, zhbalancuar, politizuar, kriminalizuar, kanabizuar Shqipërinë dhe ka nxjerrë rreth 450000 shtetas jashtë vendit, në një jetë e të ardhme të pasigurt. Përpjekja europiane përmes dy eurodeputetëve McAllister dhe Fleckstein për një zgjidhje të krizës ditën e martë, 25 prill 2017, thuhet se dështoi me sukses të plotë.
Kundër demokracive hibride mbetet vetëm Rruga*
Nëse doni të kuptoni çfarë po ndodh në Europën Qendrore dhe pse mijëra të rinj janë lëshuar në rruugët e Budapestit, Bukureshtit, Bratislavës apo Varshavës, e vetmja gjë që duhe ttë bëni ëështë shihni filmin 25 minutës të Kristof Deak “Këndo”, fitues i Oskarit të këtij viti për filmin për të mirë të shkurtër në kategorinë live-action.
Nevoja për një kompani ajrore shtetërore
Nisur nga viti 2000 në Evropë ka pasur një rritje të lëvizjes së pasagjerëve me anë të transportit ajror në nivelin 7.4% në vit dhe, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil ( ICAO), kjo rritje do të vazhdojë edhe për vitet në vazhdim. Kjo rritje e lëvizjes së pasagjerëve nga ajri në Shqipëri ka qenë shumë herë më e madhe se në Evropë. Që nga ky vit e deri më sot aviacioni civil në Shqipëri ka parë ngritjen dhe rënien e disa kompanive ajrore përfshi edhe kompaninë e vetme shtetërore “Albanian Airlines”.
“Njerëzit e zakonshëm kanë humbur besimin tek sistemi”
Përktheu: Ilir Sinanaj
Ndërsa liderët financiarë të botës mblidhen për takimet e pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, shumë punëtorë nëpër botë po kërkojnë ndryshime rrënjësore, pasi ata ndjejnë se nuk po u dëgjohen zërat. Ata që duhet t’i përfaqësojnë nuk duhet të shpërfillin më këtë zemëratë dhe zhgënjim.