Blloku Kulturë

Shkrimtari që rrënoi një perandori

Postuar në 13 Dhjetor, 2018 10:25

Kur ra Bashkimi Sovjetik, në vitin 1991, ekspertët ofruan një sërë arsyesh për dështimin e tij: ekonomike, politike, ushtarake. Disa menduan të shtonin një shkak të katërt, më të pakuptueshëm: humbjen totale të kredibilitetit të regjimit.

Ungjilli i Palit, me gjasë i keqinterpretuar*

Postuar në 12 Dhjetor, 2018 19:03

Këtë vit, unë i dhashë botës anglishtfolëse përkthimin tim të Dhiatës së Re - një projekt që unë e bëra nën udhëheqjen e redaktorit tim në Yale University Press, por që e kisha pranuar që në momentin e parë kur m’u propozua. Kisha menduar gjatë në përpjekje për ta përcjellë tekstin në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe subversive.

Lahuta e Serbëve pasuri e UNESCO-s

Postuar në 06 Dhjetor, 2018 00:16

Serbia ka regjistruar si pasuri botërore në Unesco të kënduarit me Gusle ose lahutë. Ajo që habit është reagimi i Ministrisë Shqiptare të Kulturës që është e preokupuar për të korrigjuar mediat, të cilat sipas saj e kanë interpretuar gabim vendimin e UNESCO-s më referencën se  lahuta është vegël muzikore serbe dhe jo shqiptare.

Evropa dhe kërcënimi i nacionalizmit. "Sot nuk ekziston sovraniteti evropian"

Postuar në 28 Nëntor, 2018 13:37

 

Përktheu: Jordan Jorgji/Pedagog në Universitetin Fan S. Noli, Korçë

Ikën një tjetër maestro i kinemasë italiane (Video)

Postuar në 26 Nëntor, 2018 10:21

Ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare, regjisori i madh italian Bernardo Bertolucci. I konsideruar si një "mësues" i filmit, Bertolucci është nderuar me Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2011, ndërsa është konsideruar si maestro i fundit i kinemasë italiane.

Bertolucci, biri i poetit Giuseppe Bertolucci ka lindur në Parma më 16 mars 1940. Para karrierës në kinema , ai u dallua me disa çmime letrare. Bertolucci ishte ateist dhe marksist në bindje.

Midis shkrimit dhe shqiptimit*

Postuar në 25 Nëntor, 2018 12:29

Po ndiqja në TV dy çuna diçka si 10-12 vjeç që po u përgjigjeshin pyetjeve të një gazetareje në Panairin e Librit; kur njëri prej tyre përmendi “Shpellën e piratëve” të Petro Markos, si një libër që i kish pëlqyer shumë, ia shqiptoi titullin /shpella e piratve/, duke e bjerrë ë-në pastheksore; por këtu i ndërhyri shoku i vet, për ta korrigjuar: “Shpella e piratëve”, i tha, madje duke e zgjatur pak ë-në, si t’ia kërkonte metrika e një vargu apo kënga.

Tregëtia e një emri përpara shitjes së një libri

Postuar në 22 Nëntor, 2018 17:14

Shtëpia botuese “Onufri” ka hedhur në qarkullim librin më të ri të autorit Ismail Kadare: Kur sunduesit grinden. Nëse i hedh një sy kopertinës të bie në sy se në të mungon emri, por për autorësinë është lënë vetëm mbiemri: Kadare.  Po të kërkosh në titujt e shtëpive botuese të huaja, nuk e gjen këtë praktikë. Madje edhe për një shkrimtar unik në historinë e letërisë, që është një dhe i vetëm, William Shkaespeare, përdoret emri dhe mbimeri i plotë.

Zbulohet afresku i rrallë në rrënojat e Pompeit (Video)

Postuar në 21 Nëntor, 2018 20:38

Pompei i lashtë u shkatërrua pas shpërthimit të Vezuvit, por vazhdon të suprizojë me "thesaret" e fshehura nën hi. Arkeologët që kryejnë gërmime në Pompei zbuluan në rrënojat e një dhome gjumi një afresk romak të frymëzuar nga miti grek që përshkruan Leda-n dhe Kobin, i riprodhuar shumë herë gjatë shekujve.

Video/Mit'hat Frashëri nis rrugën e kthimit për në Shqipëri

Postuar në 12 Nëntor, 2018 00:53

Prishja e Teatrit, Vehbiu: Vendime të tilla nuk merren me forcën e kartonit

Postuar në 26 Tetor, 2018 19:28

Studiuesi Ardian Vehbiu mendon se politika duhej të ishte hallka e fundit e vendimmarrjes në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për Tema TV, një ditë pasi Parlamenti rrëzoi dekretin e Presidentit, duke i hapur rrugë në mënyrë përfundimtare shembjes së Teatrit, Vehbiu shprehet se ky vendim nuk është paraprirë nga një konsultë e gjerë me palët e interesuara. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Kulturë