Blloku Ekonomi
Raporti i Brukselit: Shqipëria, e fundit në rajon për mbledhjen e të ardhurave, me 27.8% të GDP-së
Komisioni Europian në një raport për ekonomitë e Ballkanit, konstaton se Shqipëria mbledh më pak të ardhura se vendet e tjera të rajonit në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Niveli i lartë i evazionit fiskal dhe ekonomisë informale, si dhe rendimenti i ulët i tatimeve dhe doganave janë arsyet kryesore pse administrata nuk arrin të mbledhë të ardhurat.
ARMO, probleme edhe me pagesat e energjisë. OSHEE kërkon sekuestro për 11 fatura të papaguara
Kompania ARMO e përpunimit të naftës “bie në rrjetën” e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Ky i fundit ka kërkuar sekuestro konservative për shkak se ARMO rezulton debitore ndaj OSHEE me 11 fatura të papaguara. “OSHEE i ka bllokuar ARMO-s llogaritë rrjedhëse, pas lëshimit të titullit ekzekutiv për detyrimet e papaguara të energjisë elektrike”, shkruan revista “Monitor” që raporton se janë disa që kanë kërkuar në QKR sekuestro. Borxhi i naftës së kompanisë është 267 milionë dollarë, prej të cilave 209 milionë bankave, kurse borxhi tatimor 53 miliomë dollarë.
Rritja e rrezikut në banka: Interesat e depozitave bien, të kredive rriten
Në qershor 2015, diferenca mes interesave të kredive dhe depozitave një vjeçare u rrit në 6.7%, nga 5.5% që ishte në shtator 2011, një tregues i drejtpërdrejtë ky i rritjes së rrezikut të perceptuar nga bankat. “Monitor” thotë se bizneset dhe individët kanë marrë hua më të shtrenjta nga bankat në lekë, ndërkohë që kanë përfituar më pak interes nga kursimet e tyre të depozituara në banka. Sipas statistikave mujore të Bankës së Shqipërisë, në qershor, interesi mesatar i ponderuar i kredive në lekë u rrit në 8.4%, nga 8.15% muajin e mëparshëm.
Gjykata Administrative, numër i lartë çështjesh dhe kalim afatesh
Nuk është vetëm Gjykata e Lartë që vonon shqyrtimin e çështjeve gjyqësore. Edhe gjykatat administrative po shfaqin vonesa në trajtimin e çështjeve të kërkuara nga biznesi. Revista “Monitor” shkruan se “rreth 71%% e bizneseve e kanë vlerësuar pozitivisht dhe hap përpara krijimin e gjykatave administrative, por mbi 80% e tyre kanë shprehur pakënaqësi për shpejtësinë e gjykimit”. Kjo edhe si pasojë e numrit të lartë të çështjeve të regjistruara.
10 mijë punonjës të administratës vendore, dy muaj pa marrë rrogat
Punësimi në Gjermani, vetëm përmes kontratave individuale
Shqipëria po përballet me kthimin masiv të qytetarëve që kanë kërkuar azil ekonomik në Gjermani. Kontigjentet e para kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, por shqiptarët vazhdojnë të besojnë se në gjermani ka pun për ta. Përballë kësaj situate, Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Genci Kojdheli, ka thënë për “Tv Scan” se e vetmja mënyrë për t’ia dalë në këtë shtet është përmes një kontrate të rregullt pune, pasi kërkesa për azil ekonomik nuk funksionojnë.
Sikur vetëm për të blerë naftë t’i linin shqiptarët në Gjermani!!!
Nafta bie kudo, vetëm në Shqipëri çmimi i saj rritet. “Nisma #Thurje”, bën publik një fotografi të një qytetari që provon se në Gjermani nafta shitet më pak se në Shqipëri. “Kryeministri le te vazhdoje te beje sikur s'degjon e s'sheh. Ne do te vazhdojme si zile ne vesh. Dhe do t'i shkojme dhe poshte dritares se zyres nese vazhdon te mos degjoje. Ne Gjermani na njofton A.T. qe cmimi sot eshte ulur ne 152 Lek/Liter (1.09 Euro).Ndersa ne Shqiperi... vazhdojme me konkursin e Miss Albania”, thuhet në postim.
Drafti i ri i TVSH-së, Jaka: Risku në ndërtim, kalon në stanjacion dhe nuk gjeneron të ardhura
Biznesi shqiptar ngre pikëpyetje mbi draftin e ri të rimbursimit të TVSH-së i cili u është dorëzuar grupeve të interesit nga Ministria e Financave. Aktualisht Ministria e Financave ka shpërndarë një draft udhëzim për proçedurat tatimore vetëm për grupet e interesit dhe është në fazen e mbledhjes së mendimit për të. Biznesi e kundërshton që në gjenezë ndaj dhe diskutimet rreth tij duket se do të jenë të nxehta në vjeshtë.
Sugjerim për futjen e TVSH-së te bizneset e vogla
Buxheti nën pritshmëri, 11.2 mld lekë më pak të ardhura në 7 muaj
Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga administrate fiskale vazhdojnë të jenë nën pritshmëritë e fillimvitit duke shënuar një mosrealizim prej 11.2 miliardë lekë më pak në fund të muajit të shtatë. Në një kronikë të traspetuar në “Tv Scan” por të bazuar mbi sipas statistikave paraprake nga Ministria e Financave, thuhet se të ardhurat për periudhën Janar-Korrik janë realizuar në masën 215.7 miliardë lekë, nga 226.9 miliardë lekë që ishte planifikimi në fillim të vitit.