Blloku Ekonomi
Ndikimi i krizës greke: preket tregtia me Shqipërinë, ulet volumi tregtar por rriten eksportet
Kriza greke që kaloi në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, i ka shtrirë efektet edhe në tregtinë me Shqipërinë. “Monitor” shpjegon se në fund të gjashtëmujorit të parë volumi tregtar me Greqinë ra me 1.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pas një përmirësimi vitin që shkoi, ku volumi tregtar shënoi 13.8 për qind të totalit të tregtisë me jashtë nga 12.8 për qind në vitin 2015, shifrat i janë rikthyer rënies sërish në vitin 2015. Por surpriza sipas “Monitor” është se, rënien më te madhe e kanë pësuar importet se, eksportet, ndërkohë që pritej e kundërta.
Shehu flet për mungesë të theksuar politikash qeveritare: Nuk mblidhen të ardhurat me fushata
Importuesit mbarojnë rezervat e karburanteve para afatit, ulet çmimi i naftës
Pas një presioni të gjerë e të gjatë mediatik, së fundi kemi një ulje të lehtë të çmimit të karburanteve në Shqipëri. Por ndoshta ky ndryshim nuk vjen vetëm nga presioni, por thjesht sepse tregtarët i kanë përfunduar rezervat që i kishin blerë më çmim ca më të shtrenjtë. Janë ulur çmimet e shitjes me 5 deri në 9 lekë për litër të naftës, por edhe të benzinës. Në tregun vendas një litër naftë nga 184 lekë ka zbritur deri në 175 . Kjo tendencë është vërejtur tek kompanitë kryesore që operojnë në treg. Importuesit kishin paralajmëruar se do te kishte një ulje të çmimit në fillim të shtatorit.
Ujkut mëlçitë në qafë. OSHEE Durrës i jep tender inxhinierit të vet
OSHEE Durrës i jep një tender 300 mijë USD kompanisë private të kryeinxhinierit të vet Plator Mehmeti. Syri.net zbardhi sot një kontratë prokurimi, që ngre dyshime të forta për korrupsion. Bëhet fjalë për një prokurim me negocim të drejtpërdrejtë, pa tender dhe pa shpallje paraprake të kontratës, përmes të cilit OSHEE e Durrësit ka blerë 33.6 milionë lekë ose mbi 300 mijë dollarë materiale elektrike.
Bilancet e biznesit i bëjnë punonjës të Tatimeve. Flitet për një masë prej 60% të bilanceve
Eksperti kontabël, Agim Binaj, ka thënë në një intervistë për “Tema Tv” se afro 60 përqind e bilanceve për biznesin bëhen nga punonjës të administratës taimore. “Që ka tatimorë që bëjnë bilance për subejktet, këtë e pranoi edhe Ministri i Financave”, shprehet Binaj që thotë se informaliteti do të vazhdojë bashkë me evazionin, sa kohë që kjo dukuri nuk luftohet. Mirëpo ndonëse ministri i Financave e pranoi këtë si dukuri, Drejtoria e Tatimeve nuk ka asnjë të dhënë.
Dyshime për goditjen e informalitetit. Nikolin Jaka: Administrata fiskale përgjegjëse për formalizimin e ekonomisë
Përfaqësuesit e bizneseve shqiptare shprehën dyshimet dhe shpresat e tyre për goditjen e informaliteti dhe evazionit me operacionin që pritet të nisë muajin tjetër, thotë në një raport “Zëri i Amerikës”. Po sipas këtij raportimi, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës deklaroi se shërimi i plagëve të ekonomisë është i domosdoshëm dhe se mbështet çdo nismë që përmirëson gjendjen e rënduar. Drejtuesi i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka, theksoi për “Zërin e Amerikës”se informaliteti dhe evazioni janë sëmundjet më të rënda, sepse ato prodhojnë korrupsion.
Mospërputhja e punësimit me rritjen ekonomike
Kudo në botë ekziston një korelacion relativisht i fortë mes rritjes ekonomike dhe rritjes së punësimit – rritja ekonomike shoqërohet me pak vonesë me rritjen e punësimit dhe anasjelltas. Meqënëse INSTAT-i ka publikuar së fundmi serinë tremujore të rritjes së PBB-së me bazë vjetore (ku çdo tremujor krahasohet me të njëjtin tremujor të një viti më parë), vlen të krahasohet kjo seri me atë të punësimit për moshat 15 vjeçe lart, bazuar në anketën e forcave të punës (jo në të dhënat administrative).
Plani kundër evazionit i 2014-ës. A mund të besohet më kjo qeveri?
Po sjellim një shkrim të përgatitur nga "Monitor" i cili kujton se premtimet për luftë ndaj evazionit janë të vjetra për këtë qeveri. Sepse premtimet janë bërë herët. Por mbyllja e aksionit të dikurshëm, pa zhurmë, çon në mendimin se kjo që po vjen është thjesht panik i qeverisë që do të prodhojë viktima vetëm më të dobëtit. Më poshtë shkrimi:
Deri ku shkon implikimi i punonjësve tatimorë në mbajtjen e bilanceve të biznesit?
“Do mbështesim biznesin e ndershëm”. Kështu tha sot drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, e cila ka dalë në një konferencë për shtyp pak para nisjes së aksionit të ri kundër informalitetit. “Aksioni do të jetë kundër kundër informalitetit, jo kundër biznesit dhe do mbrojë konsumatorin. Administrata tatimore do jetë në krah të biznesit të ndërshëm...Në vitin 2014, Tatimet ulëm me 30 milionë usd gjobat e padrejta kundër biznesit. Nuk do bëjmë luftë kundër biznesit, por një operacion në shërbim të qytetarit, që paguan taksa për cdo shërbim”, tha Shehaj.
Qeveria ua heq bashkive mbledhjen e taksave. Ka më shumë besim tek drejtoria e vet e tatimeve?!
Një tjetër hap drejt centralizimit, këtë herë në sektorin e mbledhjes së taksave. Gazeta Shqip flet sot për një dokument strategjik të qeverisë, një projekt që do të hyjë në fuqi pas shkrirjes së policisë bashkiake. Sipas draftit, të ardhurat e pushtetit lokal do të kontrollohen nga Tatimet dhe jo më nga bashkitë, pasi vendorët nuk kanë aftësinë e duhur për t’i mbledhur këto taksa, shkruan Shqip.