Blloku Ekonomi
Qesharake, duhani i sekuestruar në Shkodër është hedhur në rrugë, para Drejtorisë së Tatimeve se “nuk ka magazinë”
Para disa ditësh u raportua si arritje bllokimi i një sasie duhani nga tatimet dhe kompania “Crown Agents” në një punishte që realizonte prodhim të palegalizuar. Siç u tha u bllokuan rreth 5.5 ton, si dhe 48 140 paketa cigare të falsifikuara. Por qesharakja e këtij operacioni shfaqet sot nga një kronikë e “Ora News” që raporton se kjo sasi është lënë në mes të rrugës para Drejtorisë së Tatimeve në Shkodër. Të pyetur nga televizioni në fjalë, përfaqësues të doganave dhe tatimeve në Shkodër thonë “se nuk ka magazinë”. Mbetet vetëm që kjo kioskë gjethesh të legalizohet.
Rishikimi i buxhetit sipas Sherefedin Shehut: Shumat e parashikuara për investime janë më të ulta se në vitin 2013
Kuvendi pritet të diskutojë javën e ardhshme në komisione rishikimin e buxhetit pas uljes së të ardhurave. Opozita pohon se akti normativ i qeverisë rishikon me ulje investimet dhe paralajmëron edhe përkeqësimin e borxhit publik deri në fund të vitit. Deputetët e opozitës pritet të kundërshtojnë masat e pamjaftueshme të qeverisë në këtë fushë, që kanë vënë në vështirësi ekonominë e vendit.
Cani paralajmëron pronarët e minierave: Do përfshiheni në luftën ndaj informalitetit, do ta ulim në mënyrë drastike
Shkëlqim Cani paralajmeron pronarët e minierave se lufta ndaj informalitetit do të përfshijë edhe këtë sektor dhe nuk do të ketë asnjë tolerim. Ministri i Financavë theksoi se aktualisht informaliteti është rreth 50 % dhe objektivi i qeverisë është ulja e ndjeshme e tij.
Defiçiti te taksat, ekspertët e ekonomisë thonë se evazioni më i madh shkaktohet nga TVSH
Qeveria ka paralajmëruar se nga 1 shtatori nis aksioni kundër informalitetit, duke planifikuar arkëtimin e 330 milionë dollarëve. Ndërkohë ekspertët vlerësojnë se Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është taksa që shkakton edhe evazionin më të lartë, që bën të pamundur matjen e qarkullimit të mallrave në ekonomi dhe mundëson më pas fshehjen e taksave të tjera, si tatimi mbi fitimin. Shqipëria rezulton deficitare në mbledhjen e shumë taksave, ndërkohë që qeveria pranon se nivel i informaliteti që arrin në 30%.
Sa shpejt (s’)po ecën hekurudha shqiptare?
Hekurudha është një formë transporti që ka pasur një ndikim të rëndësishëm në ekonominë e shumë vendeve të botës. Ndërkaq, për hekurudhën shqiptare mbetet shumë për të bërë, për ta kthyer atë në një mënyrë të transportit publik, që të jetë efikase dhe fitimprurëse. Sipas programit të qeverisë “Rama”, për hekurudhën parashikohet që ajo të marrë një karakter përdorimi rajonal. Në vitin 2013 Banka Botërore, në kuadrin e akordimit të huasë, i paraqiti qeverisë shqiptare disa rekomandime për zhvillimin e hekurudhës.
Rruga e Kombit me koncension, 5 euro pagesa për Milot-Morinë
Katër kompani kanë dorëzuar ofertat pranë Ministrisë së Transportit për tu bërë pjesë e garës së dhënies me koncesion të autostratës MilotMorinë, me qëllim ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e saj. “Tv Scan” duke raportuar mbi bazën e burimeve nga Ministria e Transportit, bën me dije, se hapja e ofertave dhe vlersëimi i tyre do të behet më datën 15 Shtator, në mënyrë që ky aks, i quajtur ndryshe Rruga e Kombit, të kalohet vetëm duke paguar një taskë të caktuar.
Të ardhurat buxhetore Janar-Korrik: 5% më shumë se vjet, 19% më shumë se parvjet
Nga të dhënat paraprake të Thesarit të Shtetit për periudhën janar-korrik, rezulton se të ardhurat buxhetore ishin 216 miliard lekë të reja (rreth 2 miliard dollarë). Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014-ës, të ardhurat ishin 5% më të mëdha, ndërsa krahasuar më të njëjtën periudhë të 2013-ës, ishin 19% më të mëdha. Sidoqoftë, parashikimi në fillim të vitit ishte që ato do të ishin 9% më të mëdha se vjet dhe 23% më të mëdha se parvjet.
De Maiziere: Shqiptarët jo azil në Gjermani, por mund të vijnë për të punuar me kontratë
Thomas de Maiziere ministri i Brendshëm gjerman i kushtonte një pjesë të intervistës së dhënë për “Euronews” edhe azilkërkuesve shqiptarë, duke deklaruar se ata nuk kanë asnjë arsye për të kërkuar azil, por mund të shkojnë në Gjermani për të punuar. “Nëse një vend ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Europian ose vetëm është anëtar i NATO-s, nëse është vend ku respektohet demokracia, atëherë nuk ka asnjë arsye që shtetasit e këtyre vendeve të kërkojnë azil në Europë. Kjo është e papranueshme, në të vërtetë kjo është e dënueshme”, u shpreh ai për “Euronews”.
Tregtia e jashtme: Rritje e kërkesës së brendshme e të jashtme, përjashtuar mineralet, karburantet, dhe energjinë
Nga të dhënat më të fundit të INSTAT-it për tregtinë e jashtme, rezulton se, në periudhën 7-mujore janar-korrik, importet janë rritur me 0.7% krahasur me një vit më parë. Por importi i grupit energji elektrike/minerale/lëndë djegëse, ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 21% (si rezultat i prodhimit vendas të energjisë dhe karburanteve).
Përkeqësohet bilanci i tregëtisë me jashtë, pasqyrë e partneritetit të ri politik
Muaji korrik ka shënuar bilancin më negativ në tregëtinë me jashtë përgjatë viteve të fundit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se deficiti tregtar i këtij muaji është 30 mld lekë, duke u rritur me 23,0 % krahasuar me Korrik 2014 dhe 20,3 % në krahasim me Qershor 2015.
Në korrik eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me 2,6 % në krahasim me një vit më parë dhe 7,6 % në krahasim me Qershor 2015. Importet e mallrave në korrik të këtij viti arritën vlerën 52 mld lekë, duke u rritur me 10,6 % në krahasim me Korrik 2014 dhe 6,5 % në krahasim me Qershor 2015.