Blloku Ekonomi
Hekurudha Shqipëri-Kosovë nuk diskutohet në Samitin e Vjenës
Shqipëria është përcaktuar që më parë të ndërtojë linjë hekurudhore me Maqedoninë sesa me Kosovën. “Koha Ditore” shkruan se në afat të shkurtër, lidhjen nëpërmjet binarëve me Prishtinën e ka jashtë planeve. Për pasojë, projekti për hekurudhën Kosovë - Shqipëri, i proklamuar prej vitesh, nuk do të zërë vend në diskutimet e Samitit të Vjenës, ku gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë më 27 gusht për infrastrukturën rrugore që lidh kryeqendrat e rajonit.
Ulet çmimi i naftës...edhe në Shqipëri
Më në fund çmimi i naftës “merr kthesë” edhe në Shqipëri. Sot raportohet se në pikat e furnizimit me karburant, çmimi i naftës ka pësuar një rënie poshtë 180 lekë për litër. “Në pikat e shitjes me pakicë te Kastrati, operatori me i madh i naftës në vend, një litër nafte shitet me 174 lekë, nga 184 lekë më parë, dhe benzina me 176 lekë, nga 185 lekë më parë. Edhe në pikat e tregtimit të Elda, nafta dhe benzina tregtohen përkatësisht me 173 dhe 174 lekë. Nafta ka zbritur nën 180 lekë edhe tek operatorët e tjerë”, shkruan “Monitor”.
Malaj kritikon qeverinë: Aksioni kundër informalitetit si aksionet me goditje të përqëndruar
Arben Malajt në një intervistës “Ora News” ka qënë tepër kritik ndaj qeverisë jo vetëm për mosrealizimin e të ardhurave por dhe për aksionin kundër informalitetit duke e quajtur një aksion penalizues. “Ka opsione alternative jo vetëm në Shqipëri, se si ne mund të arrijmë një rezultat të qëndrueshëm e pozitiv, në rast të kundërt, aksionet do përfundojnë si aksionet me goditje të përqëndruar.
Evazioni nis nga brenda/M. i Financave: “Punonjës tatimorë bëjnë bilancet e bizneseve”. Deri ku shkon implikimi?
Pak ditë përpara se të nisë aksioni i paralajmëruar kundër evazionit fiskal dhe informalitetit të biznesit, ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka dhënë disa sqarime. Ai ka folur hapur për situatën aktuale, duke bërë disa deklarata që gjithsesi paralelizojnë idenë e krijuar se goditja ndaj informalitetit dhe evazionit është problem i atyre subjekteve që i shmangen ligjit.
Ahmetaj ua faturon kompanive çmimin e lartë të naftës: Nuk e taksojmë fort
Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, deklaroi për “Top Channel” se rritja ekonomike e vendit është përshpejtuar, pavarësisht situatës së vështirë në vendet fqinje. “Kjo ekonomi po rritet edhe në mungesë të kreditimit. Së pari besimi; indekset e besimit të sipërmarrjes dhe të konsumatorit janë rritur, së dyti, është aktivizuar prodhimi i vendit dhe së treti, kemi mundur të krijojmë besim tek investitorët e huaj. Vetëm në 3-mujorin e parë të vitit 2015 arritëm të vendosim një rekord të tërheqjes së investimeve të huaja; 268 milionë euro”, tha Ahmetaj.
Gjergj Buxhuku e Zef Preçi: Aksioni kundër informalitetit, një sistem i ri fiskal mund të justifikonte
Problemet që lidhen me korrupsionin, me informalitetin, me evazionin janë probleme të lidhura integralisht midis tyre, që ushqejnë njëra-tjetrën. Ndërkohë përfaqësuesit e biznesit gjejnë si shkak të informalitetit aplikimin e taksës progresive duke e renditur atë ndër faktorët kryesorë që ka sjellë rritje të evazionit. Në një prononcim për “Ora News” administratori i Konfindustrisë deklaron se tashmë bizneset evitojnë pagesat e taksave duke dhënë rryshfet.
Punësim në Gjermani kush ka këto profesione
Ata shqiptarë që duan të ikin në Gjermani do të duhet të jenë të aftë profesionalisht. “Tregu gjerman ka nevojë për një sërë profesionistësh, por personat që kanë shkuar me një procedurë azilkërkimi ia kanë hequr vetes mundësinë e punësimit”, tha Hoffman. Profesionet që kërkohen janë:
§ Inxhinier mekatronik
§ Ekspert i sistemeve mekatronike
§ Mekatronik bachelor
§ Teknik mekatronik
§ Inxhinier elektronik
§ Inxhinier i industrise elektronike
§ Inxhinier në Teknologji industriale
§ Inxhinier ndërlidhës
Zbret kursi i këmbimit të dollarit në Shqipëri, bie dhe euro; A do ulet nafta?!
Monedha amerikane ka rwnw në tregun e brendshëm, duke u këmbyer me 123.91 lekë. Ky është niveli më i ulët që nga janari i këtij viti. Edhe euro ka shënuar rënie të lehtë, duke arritur dhe ajo afër nivelit më të ulët të vitit.
Rumania ul TVSH-në nga 24 në 19 përqind, heq taksën e qarkullimit
Partitë politike në Rumani ranë dakord për të ulur TVSH-në (Tatimin mbi Vlerën e Shtuar) nga 24 përqind që është aktualisht në 19 për qind. Kjo masë do të nisë të zbatohet nga Janari i vitit 2016. Palët politike po ashtu arritën marrëveshjen për të hequr taksën e qarkullimit deri në vitin 2017.
Ministri i Ekonomisë, Eugen Teodorovici deklaroi se ulja graduale e nivelit të TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit për 2017 do të ndihmojnë në uljen e defiçitit buxhetor me rreth 2 përqind.
Do të nisë nga biznesi i madh. Por sërish pakkush beson...
Kryeministri Edi Rama, ka postuar sot në profilin e vet në Facebook, një tabelë ku tregohet rritja e të ardhurave nga vendosja e kuponave fiskale në shitjen e karburantit. Duke “harruar” çmimin e karburantit, Rama, argumenton kështu, nisur nga biznesi i madh, nevojën dhe dobinë e aksionit të muajit shtator kundër informalitetit dhe evazionit.