Blloku Ekonomi
Më 13 gusht Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet për herë të parë, përzgjidhet lista për banesat sociale dhe miratohet dhënia e ndihmës ekonomike
Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet për herë të parë të enjten që vjen, në 13 gusht, në orën 11.00. Bashkia e Tiranës ka publikuar sot rendin e ditës të mbledhjes së parë të këtij Këshilli dhe çështjet që do diskutojë. Sipas njoftimit per shtyp nga Bashkia Tirane, në rendin e ditës janë disa çështje që pritet të diskutohen nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit 2015. Vendime të rëndësishme të së enjtes do të jenë dhe Miratimi i dhënies së ndihmës ekonomike dhe pagesës për Invalidët e Punës për mujin korrik.
Bode thotë se qeveria ka dështuar në mbledhjen e të ardhurave: Buxheti prek shtresat në nevojë
Ish-ministri i Financave Ridvan Bode, ngre shqetësimin se buxheti i rishikuar përmes aktit normativ, do të përkeqësojë më tej kushtet e ekonomisë, e do të rrisë varfërinë ekstreme. Sipas tij, kjo vjen nga ulja e theksuar e shumës së parashikuar për investimet, por gërshëra e buxhetit shkurtoi ndjeshëm edhe shpenzimet për shtresat në nevojë. Bode, gjatë një prononcimi për “Abc News” thotë se e shikon te pashmangshëm vendimin për të ulur shpenzimet, nisur nga dështimi i mbledhjes së të ardhurave, sipas tij.
Buxhuku: Biznesi vendas kërkon ulje taksash, rritja solli vetëm informalitet
Biznesi vendas i bën apel qeverisë që të rishikoj nivelin e taksave pasi të dhënat e fundit tregojnë se rritja e tyre nuk u pasua me rritjen e te ardhurave, por me shtimin e evazionit. Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, deklaron se ulja e të ardhurave nga TVSH-ja dhe akciza tregon se politikat e ndërmara nuk kanë funksionuar. Sipas tij: "Rritja e taksave nuk ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet, por vetëm ka rënduar biznesin dhe ka rritur evazionin".
Të ardhurat në buxhet për 2015 ulen me 1.1 pikë përqindje në raport me prodhimin e brendshëm bruto
Me uljen e të ardhurave të pritshme në buxhet, në rreth 398 miliardë lekë, vlerësohet që të ardhurat në raport me prodhimin e brendshëm bruto do të zbresin në 26.7% të PBB-së. “Monitor” shkruan se pas rishikimit me ulje të buxhetit të vitit 2015, të ardhurat totale pritet të jenë 1.1 pikë përqindjeje më të ulëta në raport me prodhimin e brendshëm bruto, ndërsa qeveria edhe në buxhetin e ri afatmesëm 2016-2018 ngul këmbë që rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 3%.
Pas energjisë, rritet edhe çmimi i ujit. A prek kjo çmimin e bukës?
Tarifa e ujit të pijshëm do të ndryshojë. Ky është informacion tanimë zyrtar që pritet të fornalizohet si akt. Pak ditë më parë u bë e ditur se Enti Rregullator i Ujit ka pritur aplikimet nga disa bashki, të cilat sugjerojnë çmimet e reja. Enti ka deklaruar edhe se do të dëgjojë mendimin e komunitetit, por vlera reale e tyre është e dyshimitë. Sot gazeta e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”, shkruan se janë 12 bashki që kanë aplikuar, por vetëm ato të majta sipas saj.
Kudo bie, në Shqipëri çmimi i naftës rritet sërish. Shkon në 187 lekë/litër
Dukuria shqiptare e rritjes së çmimit të naftës, ndërkohë që në botë ajo bie në vijimësi, mund të përkufizohet pa frikë si vjedhje e qytetërëve me bekimin e qeverisë. Top-Channel raporton për një rritje tjetër të çmimit në tregun vendas teksa nga qershori e deri më sot, çmimi i naftës në bursë ka lëvizur nga 70$/barrelë në 60$/barrelë.
Relacioni “sekret” i tatimeve, evazioni mbi 35%
Në kuadër të implementimit të një strategjie për uljen e informalitetit në ekonomi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në një relacion drejtuar Ministrisë së Financave ka raportuar për hapësirën e evazionit dhe fushat ku po zhvillohet më së shumti informaliteti.
Në materialin që siguroi Monitor, tatimet raportojnë se, një nga problemet më delikate dhe serioze, me të cilin përballet vazhdimisht çdo administratë, është evazioni dhe mashtrimi fiskal.
Zgjerohet lista e Moskës kundër sanksioneve, produktet bujqësore shqiptare nuk do të pranohen në Rusi
Pak kohë pasi Rusia njoftoi se do të hiqte embargon ndaj produkteve bujqësore shqiptare, ky vendim mund të rikthehet sërish. Lista e vendeve të ekspozuara ndaj kundërsanksioneve të Rusisë mund të zgjerohet edhe me 7-të vende të tjera, që ju bashkuan sanksioneve shtesë ndaj Moskës, javën e kaluar. Në këtë listë bën pjesë edhe Shqipëria. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, për agjencinë ruse të lajmeve, “ItarTASS”. “Nëse zgjerojnë listën, ne do të godasim pikërisht ato vende që kanë shprehur dëshirën të bëhet pjesë e sanksioneve kundër nesh.
Tkurren të ardhurat personale, Financat nuk realizojnë planin edhe pas rritjes së tatimit nga 10 në 15%
Një tjetër zë me performancë negative është dhe tatimi mbi të ardhurat personale. Pavarësisht rritjes së tatimit mbi të gjitha të ardhurat, përveç tatimit mbi pagën, nga 10 në 15% prej 1 janari 2015, plani nuk është realizuar, raporton “Tv Scan”.
Zef Preçi thotë se politikat fiskale dhe ekonomike që po ndjek qeveria nuk janë të favorshme për ekonominë vendase
“Politikat fiskale, ekonomike dhe ato monetare të ndërmarra gjatë pjesës së parë të këtij viti nuk janë të favorshme për ekonominë vendase”. Kështu e komenton eksperti Zef Preçi nw “Tv Scan”, rënien e të ardhurave në buxhetin e shtetit për periudhën 6mujore. Sipas tij, përmirësimi i klimës së biznesit dhe ulja e informalitetit do të ishin dy faktorët që do të ndikonin në përmirësimin e kësaj situate.