Blloku Ekonomi
A është anulluar koncesioni i parkimeve në Vlorë? Investigimi: Nëse ndodh, bashkia duhet të paguajë 2.2 mln euro kompensim
Çfarë do të ndodhë me konçesionin e parkimeve në Vlorë, për të cilin u tha se është anulluar? Investigim.al trajton këtë çështje duke zbardhur kontratën e nënshkruar mes Bashkisë dhe kompanisë së vetme në konkurim. Në të parashikohen kushtet e kontratës, shkeljet, përfitimet, penalitetet dhe detyrimet e kompanisë fituese. Kjo kompani koncesionare krijoi bashkimin e përkohshëm të dy kompanive të regjistruara në Delaëere të SHBA dhe Rosh Pina të Izraelit dhe specifikisht “Tis Holdin LLC” dhe “On Track Innovations LTD”.
"Made in Serbia" për mallrat shqiptare
Serbia mund të jetë një zgjidhje e tregtarëve shqiptarë për t'iu shmangur embargos së afërt ruse ndaj fruta - perimeve. Këtë e njofton faqja "Agroweb" e cila ndjek çështjet e agrobiznesit shqiptar. "“Made in Serbia” për produktet shqiptare? Besojeni ose jo, por për të shkuar në Rusi rruga e frutave dhe e perimeve shqiptare kalon pikërisht përmes Serbisë. Kjo është mënyra që tregëtarët shqiptarë mendojnë si rrugëzgjidhje pas embargos ruse, që pritet të zgjerohet me 7 vende të reja, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Mielli i bukës është i sigurtë
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare ka publikuar sot përgjigjet e analizave për miellin e bukës. ISUV ka marrë në shqyrtim 47 mostra dhe ka dalë me përgjigjen se ato kanë rezultuar negative. Analizat janë kryer në disa rrethe të Shqipërisë për praninë e “bacillus subtilis” i cili njihet në gjuhën popullore si shkaktar i “sëmundjes së Patates”. Mostrat kanë rezultuar negative por ato nuk japin panoramë për të gjitnë vendin. Ky bakter prodhon substanca toksike dhe e tjetërson bukën, duke shkaktuar erë, etj..
Qeveria ndalon lejet e ndërtimit në gjithë vendin. U kërkon bashkive planet e reja vendore
Pezullohen të gjitha lejet e ndërtimit në territorin e vendit. 61 bashkitë e reja duhet të angazhohen në plane të reja vendore nga e para dhe vetëm pasi këto plane të jenë dorëzuar, qeveria do lejojë vijimin normal të ndërtimit.
Shlyerja e borxhit, financat do të shesin edhe 20 milionë euro obligacione për ta mundësuar
Banka e Shqipërisë ka shpallur për llogari të financave një tjetër ankand ku do të tentojë shitjen e 20 milionë eurove në obligacione fiks dy vjeçare, sepse nuk arritën të sigurojnë të gjithë shumën e nevojshme në ankandin e mëparshëm në bono në euro. “Monitor” raporton se ankandi do të zhvillohet në datë 18 gusht. Ky është ankandi i tretë i obligacioneve në euro dy vjeçare.
Edhe në Shëngjin pushuesve “ua masin kokën me spango”. Dhe pastaj shpresojmë për turizëm gjithëvjetor
Ankesave për Velipojën, Sarandën, Ksamilin (se bregu i Rivierës është bërë prej vitesh i paprekshëm për vdekatarët e thjeshtë), sa u përket çmimeve të fryra që nuk i përgjigjen shërbimit të duhur ndaj pushuesve, u është shtuar dhe Shëngjini. Ora News ka intervistuar disa pushues dhe konstaton se çmimet në bregdetin e Shëngjinit kanë pësuar rritje të theksuar në këtë sezon turistik në hoteleri dhe produktet ushqimore. Pushuesit shprehen se çmimet këtë vit janë të kripura dhe më të larta se të gjitha vendet e rajonit, ndërsa shërbimet që ofrohen lënë për të dëshiruar.
Kundërthëniet e Canit, draft edhe ka edhe s'ka
Nuk e ka duruar presionin Ministria e Financave dhe dy ditë pas zhurmës së madhe për draftin ku propozohej rikthimi i tatimit mbi pagën minimale ka deklaruar zyrtarisht përmes zv/ministrit se qeveria nuk ka asnjë plan për rishikimin e taksimit mbi të ardhurat personale. Zv/ministri Erjon Luçi mohoi të jetë hedhur për diskutim një draft i tillë. "S'ka draft dhe nuk ka ndryshim në skemë, reforma e politikës së taksave ka përfunduar. Fokusi kryesor i Ministrisë së Financave është lufta kundër efiçencës dhe evazionit fiskal"-ka theksuar Luçi.
"Rritja e pensioneve"? "Le ta marrë Edi Rama shtesën"
Që prej 1 korrikut 2015, rreth 600 mijë pensionistë shqiptarë përfituan një rritje pensioni të cilin qeveria e përcaktoi si indeksim për çmimet. Por vendimi i qeverisë për të rritur pensionet me 1.4% nuk është mirëpritur nga pensionistët. Ata ankohen se shtesa prej 1. 400 lekë të vjetra për pensionet e ulëta dhe 3.400 për ato të larta nuk u zgjidh asgjë. Në një kronikë televizive të trasmetuar nga “Ora News”, pensionistët e cilësojnë si tallje rritjen e pensioneve nga qeveria.
Korrigjohet me laps dhe gomë rritja ekonomike dhe niveli i borxhit
Qeveria rishikon me ulje shifrat e rritjes ekonomike, duke pranuar se objektivat e parashikuar nuk janë arritur. “Në kuadrin e fundit makroekonomik dhe fiskal, Këshilli i Ministrave ka korrigjuar në ulje shifrën e rritjes ekonomike, jo vetëm për këtë vit, por edhe për tre vitet e ardhshme. Sipas dokumentit strategjik për 2015-ën rritja ekonomike është ulur nga 3 përqind që ishte vlerësimi fillestar, në 2.7 për qind. Por teksa ulja për këtë vit ishte paralajmëruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, surprizë ka qenë rishikimi në ulje për të gjithë horizontin afatmesëm.
Më 13 gusht Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet për herë të parë, përzgjidhet lista për banesat sociale dhe miratohet dhënia e ndihmës ekonomike
Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet për herë të parë të enjten që vjen, në 13 gusht, në orën 11.00. Bashkia e Tiranës ka publikuar sot rendin e ditës të mbledhjes së parë të këtij Këshilli dhe çështjet që do diskutojë. Sipas njoftimit per shtyp nga Bashkia Tirane, në rendin e ditës janë disa çështje që pritet të diskutohen nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit 2015. Vendime të rëndësishme të së enjtes do të jenë dhe Miratimi i dhënies së ndihmës ekonomike dhe pagesës për Invalidët e Punës për mujin korrik.
