Blloku Ekonomi
Taksë progresive, dështim progresiv. Mbetet vetëm Burgu. Por a do të funksionojë?
U deshën diçka më shumë se dy vite që ekstaza robinhudiane e taksës progresive të dilte me dhimbje koke të mëdha. Edhe pse që në fillim u tha nga FMN dhe aktorë të tjerë, se taksa progresive lidhet ngushtë me performancën e administratës tatimore, kryeministri aktual dhe canët që e këshillonin vijuan përpara. Ku jemi sot? Sot jemi në kushtet kur qeveria deklaron se mungojnë 134 milionë dollarë si pasojë e mosmbledhjes së të ardhurave dhe për pasojë, do të nisë aksioni i luftës kundër informalitetit. Kryefjala e tij: Burgu.
Akull me ujë të ndotur, pezullohen 36 subjekte në gjithë vendin, edhe lokale të njohura
Pas inspektimeve ne 403 subjekte prodhuese, ruajtës dhe shpërndarës të akullit në të gjithë vendin Inspektorati Shtetëror Shëndetësor mori për 36 subjekte masa administrative vendim-mbylljeje provizore për ushtrimin e aktivitetit të tregtimit të akullit, pezullim dhe gjobë 500.000 lekë.
Gjetjet për mostrat pozitive dhe masat përkatëse administrative të inspektimit të kryer nga degët e ISHSH në këto qarqe paraqiten si më poshtë:
Prokuroria mbyll hetimet për Fullanin, përgjegjës për vjedhjen e Bankës dhe shitjen e hotel Dajtit
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Ardian Fullani, ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Sektori i ndërtimit në ngërç pas urdhrit të Veliaj, për pezullimin e lejeve. Efektet negative përqendrohen në kryeqytet
Pas goditjes së parë nga qeveria gushtin e kaluar, sektori i ndërtimit ka marrë goditjen e dytë, e këtë herë, pas urdhrit të Kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj, për pezullimin e lejeve për një periudhë 1 vjeçare, deri në hartimin e një plani të ri zhvillimor. “Tv Scan” thotë se efektet negative janë përqendruar në kryeqytet. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në të gjithë vendin për tremujorin e parë të këtij viti janë dhënë vetëm 14 leje ndërtimi, nga të cilat 11 prej tyre janë në qarkun e Tiranës.
Gusht e gunë. Zhduken kaldajat e vjetra, qeveria pajis me soba druri 6 ministri, gjithsej 1.5 milionë USD
Ngrohjet qëndrore të godinave kryesore shtetërore prej kohësh kanë dalë jashtë përdorimit. Shumica e zyrave janë pajisur me kondicionerë për të cilët janë bërë edhe tenderët përkatës. Por një mënyrë më “ekologjike” po përdor qeveria Rama së fundi, duke menduar që në gusht për dimrin. Ndërkohë që punëtorët e çmontimit janë të lumtur të marrin për skrap metalin e kaldajave e vjetra, Këshilli i Ministrave ka vënë 1.5 milionë dollarë në dispozicion të blerjes dhe instalimit të sobave ngrohëse me tallash të presuar, pellets.
Dhoma Britanike e Tregtisë: Fushata ndaj biznesit në shtator, pa vlerë. Duhen kushte të barabarta për të gjithë
Për Dhomën Britanike e Tregtisë, aksioni ndaj informalitetit në biznes që pritet të fillojë qeveria pas pushimeve, është një gjest pa shumë vlerë. Siç raporton ABC News, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, të cilët prej kohësh kërkojnë të luftohet informaliteti, mendojnë se kjo nuk mund të realizohet me aksione. Për këtë arsye Dhoma Britanike mendon se qeveria është ende në kohë të rishikojë paketën fiskale.
Qeveria e mbyll me minus bilancin e të ardhurave për 6-mujorin. 12 tregues poshtë planit të parashikuar
Të paktën 12 zëra rezultojnë me minus në treguesit fiskalë të buxhetit për periudhën Janar-Qershor 2015 sipas të dhënave të publikuara nga vetë Ministria e Financave. Të ardhurat nga Doganat, Të ardhurat Tatimore, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Akciza, Tatimi mbi të Ardhurat Personale, Taksa Doganore, të ardhurat nga Pushteti Vendor, Taksa mbi Biznesin e Vogël, Taksat Lokale dhe Tarifat e Shërbimeve dhe të tjera rezultojnë poshtë planit të parashikuar nga qeveria për 6-mujorin me -4.5 për qind.
E turpshme, 22 milionë euro investim në bujqësi, dy qeveri shqiptare sjellin vërdallë investitorët
Investigim.al është marrë me kalvarin e një kompanie norvegjeze, “Frupor”, konkretisht degën e saj Farm Albania, që prej 7 vitesh kërkon të ngrejë një një fermë të madhe në Komunën Topojë të Fierit. Investimi kapte shifrën e 22 milionë eurove dhe do të punësoheshin mbi 1300 persona. Pavarësisht planit të detajuar të investimeve, norvegjezët u eleminuan pas 7 vitesh zvarritje nga një kompani e cila nuk publikoi asnjë projekt.
"Shell” dhe “Navitas” fitojnë koncesionin për blloqet hidrokarbure të Dumresë dhe bllokut nr. 4
Shqipëria është në prag të nënshkrimit të dy marrëveshjeve hidrokarbure. Bëhet fjalë për dy blloqe, bllokun nr. 4 mes Sarandës dhe Gjirokastrës si she bllokun e Dumresë. Kompanitë që kanë fituar të drejtat e koncesionit janë “Shell” dhe izraelitja “Navitas Petroleum Limited”. Kompania e parë është ndër më të mëdhatë në botë, kurse e dyta ka një kapital prej 5 miliardë dollarë. Këto kompani janë përzgjedhur nga AKBN-ja, kurse marrëveshjet somtë negociohen nga një geup pune i ngritur nga Ministria e Energjisë.
Përplasje mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Financave për TVSH e produkteve bujqësore
“Top-Channel” raporton sot për një përplasje mes Ministrisë së Financave dhe asaj të Bujqësisë reeth TVSH-së së produkteve bujqësore. Më parë, tregtarëve u njihej vetëm 6% TVSH në blerje dhe u kërkohej të paguanin 20% TVSH në shitje. Në fund të vitit të kaluar u vendos të bëhej njësimi i cili ka shtruar çështjen nëse do të njihet rimbursimi prej 20% TVSH në eksport.
