Blloku Ekonomi
Turizmi mes impresioneve të porositura dhe statistikave zhgënjyese
Kryeministri ende me pushime poston periodikisht në facebook-un e tij video-impresione të turistëve të huaj qe ose janë suprizuar pozitivisht me pushimet në Shqipëri ose janë befasuar nga mrekullia që kanë gjetur në këtë cep të Ballkanit. Konteksti i këtyre postimeve që janë montuar nga vetë stafi i kryeministrit pasi janë të titruara në shqip është se ardhja për pushime në Shqipëri e pilotëve spanjollë apo gazetarëve britanikë e italalianë është për meritë të qeverisë, e cila i ka ndryshuar faqen Shqipërisë.
Lufta qesharake shqiptare ndaj monedhave virtuale - Estonia njofton Estcoin
Para disa javësh në disa media mbiu një debat për monedhat dixhitale. Bitcoin u trajtua si një e keqe që duhet mbajtur larg, diçka e pasigurtë, e pakontrolluar dhe me pasoja pë rata që duan të përfshihen në transaksione përmes saj. Ndërkohë që e gjithë bota flet përherë e më shumë për Bitcoin dhe monedhat e kriptuara virtuale, për suksesin e tyre në tregun e sotëm dhe për faktin se ato janë të pashmangshme, në Shqipëri një institucion si Banka e Shqipërisë i bëri jehonë dhe e përforcoi këtë frikë duke dalë me një deklaratë që refreronte një raport të BE-së të vitit 2013.
Pas katër vjetësh si drejtor: Punonjësit e ALUIZNI-t do t’i nënshtrohen konkursit
Artan Lame, drejtori ik e hajde i ALUIZNI-t ka dalë sot në një konferencë për shtyp se punonjësit e agjencisë do t’i nënshtrohen konkursit.
Nobelistët e Ekonomisë: E ardhmja e euros e pasigurtë, kriza ricilklohet
Elita e ekonomistëve globalë besojnë se e ardhmja e euros është e pasigurt dhe paralajmërojnë një krizë të mëvonshme financiare. Një rrezik që është lënë pas dore, pasi udhëheqja politike, kohët e fundit është e fokusuar në çështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin, apo mundësinë e një konfrontimi bërthamor mes SHBA dhe Koresë së Veriut.
Pak para takimit të gjashtë fituesve të Çmimit Nobel që mbahet çdo vit në Lindau në Gjermaninë jugore gazeta Die Welt kërkoi nga 18 ekonomistët të komentojnë problemet aktuale të Ekonomisë Botërore.
Vrojtimi i BERZH: Lidhjet politike “çelësi” i suksesit në Shqipëri
Në një vrojtim të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim “Life in Transition” 43 përqind e shqiptarëve pranojnë se faktori më i rëndësishëm i suksesit në vendin tonë janë lidhjet politike. Pyetsori vëren se janë të pakët në numër ata shqiptarë që mendojnë se suksesi në Shqipëri vjen nga inteligjenca dhe aftësite.
Loja me dosjet e pronave në Strasburg merr përgjigje në shtator
Miratimi i ligjit të ri të pronave dhe kalimi i ngërçit që erdhi pas rrëzimit të pjesshëm nga Kushtetuesja, duket se e ka bërë qeverinë të nxitojë për kompensimin e ish-pronarëve me metodologjinë e re që parashikon ky ligj. Në vetëm 7 muaj, rezulton që të jenë shpërndarë 98% e parave të parashikuara në buxhet.
Skandali i unazës së Rrëshenit
Lumi Zmeja doli nga shtrati dimrin e kaluar dhe unaza e qytetit të Rrëshenit u shtkatërrua. Çështja është kërkuar që të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak me këmbënguljen e këshilltarëve të opozitës. Më në fund është arritur që të futet në rendin e ditës. Rreth kësaj situate Televizoni Publik Shqiptar raporton se:
Rritja ekonomike në BE, Rumania në vend të parë. Bullgaria dhe Kroacia në nivele të mira. Italia dhe Greqia në fund
Mesatarja e rritjes ekonomike në Bashkimin Europian rikththehet në 2.2% në zonën euro dhe 2.3% si mesatare e të gjitha vendeve anëtare. Kjo konsiderohet si shenjë e ringritjes nga kriza që mbërtheu kontinentin që nga viti 2009. Sipas raportimit të Eurostat ka një deiferencë të qartë mes Europës Qendrore apo Veriore me atë Jugore, çka rikonfirmon problemin e thellë të ndarjes ekonomike në union. Përjashtim bën vetëm Rumania me 5.7%.
Pas 27 vjetësh/Kosta Barjaba: Emigrimi, mundësi emancipimi, jo akt dëshpërimi
Kosta Barjaba, një njeri i afërt me Partinë Socialiste dhe autor I një libri dhe disa artikujve për emigrimin e shqiptarëve, i kthehet kësaj çështjeje sot përmes një shkrimi në gazetën “Panorama”(http://www.panorama.com.al/shtetezimi-i-emigracionit/). Shkrimi pason një valë debati mediatik të degraduar, që mori shtysë nga një shënim në profilin e vet në Facebook të Agim Hushit.
Çfarë sugjeron sociologu Barjaba për dukurinë e emigrimit të shqiptarëve që ai në librin e vet e quan IKJE?
Pas kritikave të CIA-s për investimet dhe taksat, në Shqipëri ofrohet Kina
Kina mund të jetë një investitor potenacial në Shqipëri në disa sektorë. Kësaj radhe duket se nuk kemi të bëjmë me një përpjekje të palës shqiptare, por me një afrim nga pala kineze. Në një intervistë për Radion e Jashtme të Kinës, seksioni shqip, këshilltari ekonomik i ambasadës kineze në Tiranë, Lian Gang, ka shprehur optimizëm për potencialin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.
